Jump to Navigation

Hidroklortiazid Alkaloid 25mg (tableta)

Lexoni me kujdes këtë fletudhzim para se të përdorni këtë bar.
Ruajeni fletudhzimin. Ndoshta do t’ju duhet ta lexoni përsëri.
Nëse keni pyetje të tjera, ju lutemi drejtohuni tek mjeku ose farmacisti.
Ky bar është përshkuar për ju personalisht prandaj nuk duhet t’ua jepni të tjerëve. Ai mund të jetë i dëmshëm për ta edhe nëse simptomet e tyre janë të njëjta me tuajat.

Përmbajtja e fletudhëzimit:
1. Çka është Hidroklortiazid Alkaloid dhe për çka përdoret
2. Çka duhet të dini para se të përdorni Hidroklortiazid Alkaloid
3. Si përdoret  Hidroklortiazid Alkaloid
4. Efektet anësore të mundshme
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
6. Informata shtesë

Përmbajtja e substancave aktive : hidroklorotiazidi.
Përmbajtja e substancave ndihmese: povidoni; stearati i magnezit; amidoni i misrit; manitoli; kalcium hidrogjen fosfati, anhidroz; amidoni i prexhelatinizuar.


Poseduesi i autorizimit për marketing dhe adresa e prodhuesit:
Alkaloid AD – Skopje
Bul. Aleksandar Makedonski 12,
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë  

1.    ÇKA ËSHTË HIDROHLOROTIAZID ALKALOID-i DHE PËR ÇKA PËRDORET
 
 Përmbajtja:
Një tabletë përmban 25 mg hidroklorotiazid.
Forma farmaceutike dhe përbërja
Tabletat janë të rrumbullakta, bikonvekse, me ngjyrë të bardhë me vijën e ndarjes në njerën anë.Tableta mund të ndahet në dy pjesë të barabarta.
Paketimi:
Kutia përmban 2 folie (Al /PVC) dhe fletudhëzimin në brendi.
Secila folie përmban nga 10 tableta
Si vepron Hidrohlorotiazid Alkaloid-i?
Hidrohlorotiazid Alkaloid i përket grupit të barnave të quajtura diuretik tiazidik (barna që e rritin sasinë e urinës), të cilat ndihmojnë në parandalimin e absorbimit të kripërave të shumta, të cilat shkaktojnë mbajtjen e ujit në organizëm.

Kur përdoret Hidrohlorotiazid Alkaloid-i?
- Hipertensioni (si monoterapi ose i kombinuar me barna tjera antihipertenzive)
- Hidrohlorotiazid Alkaloid përdoret për trajtimin e retencionit (mbajtjes) së ujit në organizëm e cila shkakton enjtje te pacientët me pamjaftueshmëri kongjestive të zemrës,
- Për trajtimin e enjtjeve te ciroza e mëlçisë, nga marrja e kortikosteroideve ose estrogjeneve, te sëmundjet e veshkave si sindromi nefrotik, glomerulonefriti akut dhe pamjaftueshmëria kronike e veshkave
- Ky medikacion mund të përdoret edhe për gjendjen e njohur si "diabet i ujit" nefrogjenik (diabetes insipidus).
- Për parandalimin e formimit të gurëve të kalciumit në veshka te hiperkalciuria idiopatike
 
2.     ÇKA DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI HIDROHLOROTIAZID ALKALOID?

Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet të përdorni Hidrohlorotiazid Alkaloid?
•    Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në hidroklorotiazid ose në cilindo përbërës tjetër të Hidrohlorotiazid Alkaloid -it të përmendur më parë, ose në barnat e tjera të grupit të sulfonamideve.
• Nëse keni pamjaftueshmëri të rëndë të funksioneve të mëlçisë
• Nëse keni pamjaftueshmëri të rëndë të funksioneve të veshkave, ose nëse veshkat tuaja nuk prodhojnë urinë
• Nëse keni nivel të ulët të kaliumit, natriumit, ose nivel të lartë të kalciumit i cili nuk mund të korigjohet me terapi
• Nëse jeni shtatzënë më tepër se 3 muaj (shih seksionin e shtatzënisë)
• Nëse ju vuani nga podagra (gihti).

Përkujdesje të veçanta me Hidrohlorotiazid Alkaloid
Tregoni mjekut tuaj nëse ju keni ndonjerën nga gjendjet e poshtëshënuara:
- nëse ju keni vjellje ose barkqitje të rënda;
- nëse ju vuani nga problemet me veshka;
- nëse ju vuani nga problemet me mëlçi;
- nëse ju vuani nga diabeti;
- nëse ju keni pasur podagër;
- nëse keni pasur ndonjë reaksion alergjik, astmë, ose gjendje me dhembje të nyjeve, skuqje të lëkurës dhe ethe (systemic lupus erythematosus);
- nëse ju keni nivel të lartë të kalciumit ose nivel të ulët të kaliumit;
- nëse ju vuani nga hiperaldosteronizmi primar (gjendje në të cilën prodhohen sasi të mëdha të hormonit aldosteron, e cila shkakton retencion të natriumit, dhe me këtë e ngritë tension e gjakut).
Ju gjithashtu duhet ti tregoni mjekut tuaj:
- nëse jeni në dietë me sasi të vogla të kripës;
- nëse keni shenja si etje jonormale, tharje të gojës, dobësi të përgjithshme, përgjumje, dhembje dhe gërçe muskulare, nauze, vjellje ose ritëm të shpejtë  jonormal të zemrës;
- nëse keni rritje të ndjeshmërisë së lëkurës në rreze të diellit me simptoma të djegëjeve nga dielli (si skuqje, kruarje, enjtje, ushla) të cilat shfaqen më shpejt sesa normalisht
- nëse ju do të keni ndonjë ndërhyrje kirurgjike (edhe te stomatologu), ose nëse do të merrni anestetikë.

Përdorimi i Hidrohlorotiazid Alkaloid-it me ushqime dhe pije
Hidrohlorotiazidi mund të merret me ose pa ushqim. Nuk duhet të merrni pije alkoolike derisa e merrni këtë bar.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Nëse jeni  ose mendoni se jeni shtatzënë konsultohuni me mjekun tuaj. Normalisht mjeku i juaj do të ju këshillojë që ta ndërpreni marrjen e tabletave të hidroklorotiazidit para se ju të mbeteni shtatzënë, ose sa më shpejt që mundeni pasi ta kuptoni se keni mbetur shtatzënë dhe do të ju këshillojë që në vend të këtij të merrni ndonjë bar tjetër. Tabletat hidroklorotiazid nuk rekomandohen në shtatzëninë e hershme, dhe nuk duhet të merren nëse shtatzënia ka më tepër se 3 muaj, sepse nëse merret pas muajit të tretë të shtatzënisë mund ta dëmtojë seriozisht frytin.

Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri:
Gjatë ditëve të para të trajtimit reagimet tuaja mund të jenë të vonuara (p.sh. mund të ndjeheni të përgjumur dhe reagimet tuaja mund të jenë më të ngadalshme se zakonisht edhe nëpse nuk ndjeheni të përgjumur. Ju nuk duhet të ngisni veturën ose të operoni me ndonjë makineri derisa nuk e dini se si do të reagoni në këtë bar.
 
Në çka duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut. Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Ju duhet të bisedoni me mjekun tuaj nëse në ndërkohë merrni edhe këto barna:
- Diuretikë(barna për tajitjen e urines), barna për trajtimin e podagrës siç është alopurinoli, vitamina D, suplementet e kalciumit, barnat për trajtimin e dijabetit(agjentët oral ose insulina)
- Litiumi, bar për trajtimin e disa sëmundjeve psikiatrike
- Relaksantët muskulorë  siç është tubokuranina
- Amantadina bar për prevenimin e influencës
- Barnat për rritjen e nivelit të sheqerit në gjak siç është diazoksidi
- Barnat për trajtimin e kancerit,siç është metotreksati ose cyclofosfamidi
- Disa laksativë
- Barnat për kontrollin e ritmit të zemrës
- Barnat për trajtimin e artritit
- Barnat analgjetike
- Kolestiramina dhe kolestipoli,barna për uljen e nivelit të kolesterolit në gjak
- Barnat tjera për uljen e tensionit të gjakut siç janë beta bllokatorët ose metildopa
- Antikolinergjikët siç janëatropina dhe biperidina

3. SI TË PËRDORET HIDROHLOROTIAZID ALKALOID-i?

Nëse vëreni se efekti i  barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta merrni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj. Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni marrjen e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit.
Doza fillestare për të rritur për trajtimin e hipertensionit është 25-50 mg e cila duhet të merret në mëngjes ose e ndarë në dy doza. Doza mbajtëse është 12,5-25 mg e cila duhet të merret në mëngjes.
Për trajtimin e pamjaftueshmërisë kongjestive të zemrës dhe enjtjeve, doza fillestare për të rritur është 25-75 mg, e ndarë në 1-2 doza.
Për trajtimin e diabetit insipid nefrogjenik, doza fillestare për të rritur është 100 mg/në ditë, e ndarë në 2-4 doza të vetme. Më vonë doza mund të zvoglohet.
Hiperkalciuria idiopatike dhe parandalimi i rikthimeve në formimin e gurëve të kalciumit trajtohet me 25-50 mg, dy herë në ditë.
Gjatë terapisë me  hidroklorotiazid, duhet të merrni ushqime të pasura me kalium (fruta dhe ushqime vegjetale). Nuk rekomandohet që të jeni në dietë me sasi të vogla të kripës derisa jeni duke e marrur hidroklorotiazidin.
Fëmijët:Hipertensioni, pamjaftueshmëria kongjestive e zemrës dhe enjtjet:Doza e zakonshme orale ne pediatri është1-2mg/kg në ditë si doze e vetme e ndarë në dy doza, të mos tejkalohet doza 100mg/ditë te fëmijët prej 2 deri 12 vjet.
Diabeti insipid nefrogjen:Përvoja me përdorimin e hidroklortiazidit te fëmijët është e kufizuar,për atë arsye përcaktimi për dhënien e këtij bari është individual nga ana e mjekut.
Hiperkalciurija:Doza prej 1-2mg/kg në ditë.
Dozimi te të moshuarit:Doza fillestare e hidroklortiazidit duhet të jetë më e vogël(12.5 deri 25 mg) dhe titrimi bëhet më ngadalë.
Ky bar duhet të përdoret rregullisht që të kemi dobi maksimale prej tij.Mbajeni mend ta merni në të njejtën kohë çdo ditë ashtu siç është e përshkruar.

Nëse përdorni Hidrohlorotiazid Alkaloid më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të tabletave Hidrohlorotiazid Alkaloid , duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.Me vete duhet të keni edhe barin ose paketimin e barit, në mënyrë që mjeku ta dijë sa çfarë keni marrur. Ai do ti përcaktojë masat që duhet të ndërmerren, në vartësi nga ashpërsia e intoksikimit/mbidozimit,
 Simptomat e mbidozimit  janë:marrëmendje, përgjumje,hipovolemi, hipotension, çrregullim i ritmit të zemrës dhe spazma muskulore për shkak të disbalansit elektrolitik.

Nëse keni harruar ta merrni Hidrohlorotiazid Alkaloid
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar ta merrni këtë bar, ju duhet ta merrni këtë sa më parë që ju kujtohet. Nëse është koha për aplikimin e radhës, vazhdoni sipas orarit, ashtu si është përshkruar nga mjeku i juaj.

Nëse e ndërpreni marrjen e Hidrohlorotiazid Alkaloid
Bari mund të përdoret për trajtimin e sëmundjes tuaj vetëm nëse merret pa ndërprerje.Shumë është e rëndësishme që ta merrni barin aq kohë sa është rekomanduar nga mjeku juaj.Nëse e ndërpreni marrjen e barit para kohe, ekziston mundëia që simptomet të përkeqësohen.
Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me këtë bar drejtohuni te mjeku i juaj ose te farmacisti.

4.     EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME

Si të gjitha barnat tjera, edhe Hidrohlorotiazid Alkaloid mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.

Efektet e padëshiruara janë të klasifikuara në këtë mënyrë: shume te shpeshta (më shpesh se 1 në 10 pacientë që e marrin barin); të shpeshta (te 1-10 në 100 pacientë) periodike (te 1-10 në 1000); të rralla (te 1-10 në 10 000 pacientë); shumë të rralla (më rrallë se 1 në 10 000 pacientë); të panjohura (nuk mund të vërtetohet në bazë të të dhënave).
Të shpeshta: skuqje me kruarje dhe skuqje tjera;zvogëlim apetiti; të përziera dhe të vjella; dobë; marrëmendje gjatë ngritjes në këmbë; impotencë
Të rralla: enjtje dhe fluska për shkak të rritjes ë ndjeshmërisë ndaj diellit; opstipacion; dijarre; shqetësim në stomak, çrregullim në mëlçi (lëkurë ose sy të verdhë); çrregullim i ritmit të zemrës; kokëdhembje, marrëmendje; çrregullime gjatë fjetjes; depresion; nivel i ulët i trombociteve, në gjak(ndonjëherë  me gjaderdhje ose mavijosje nën lëkurë); ndjesi e gërçit dhe parestezi.
Shumë të rralla: Ndezje e enëve tëgjakut me simptome si skuqje, njolla të kuqe-vjollce, temperaturë e ngritur, kruarje ose skuqje në lëkurë; fluska në buzë, sy dhe gojë; ethe (lupus eritematod i lëkurës; dhimbje e fortë në pjesën e epërme te barkut, mungesë ose nivel i ulët i qelizave të gjakut, reaksione alergjike serioze; probleme me frymëmarrje si sindromi respirator distres .

Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletudhëzimin, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.

5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT

Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!Ky bar nuk kërkon kushte të veçanta për ruajtje.
 Afati i përdorimit
Të mos shfrytëzohet pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.
Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar merret vetëm me recetë të mjekut
Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hudhen me bërllogun e shtëpisë. Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevoiten. Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.

6. INFORMATA SHTESË

Nëse keni ndonjë pyetje ose ndonjë dilemë ju lutemi kontaktoni përfaqësuesin e autorizuar për marketing
Alk&Kos Pharmaceuticals
Rr. Magjistralja Prishtine-Shkup km.7 p.n
Prishtinë, Republika e Kosovës 
Tel. +381 38 606 008
        +381 38 606 011

Data e revidimit të fundit të tekstit
Korrik, 2011



Main menu 2