Jump to Navigation

Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë

Kjo qëndër është krijuar në vitin  1993 dhe funksionon në bazë të VKM nr 70, datë 15.02.2001 “Për Statusin e Spitaleve Universitare”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ngarkohen për nxjerrjen e rregullores së funksionimit të spitaleve universitare dhe të udhezimeve përkatëse.
Misioni : Ofrimi i kujdesit spitalor dytësor dhe të specializuar diagnostikues, kurues si dhe formimi i kuadrove mjekesore.


QSUT  “ Nënë Tereza ” ofron shërbimin spitalor dytësor për rajonin e Tiranës dhe shërben në të njëjtën kohë edhe si spital terciar (rreth 30 % e shtretërve) duke ofruar një sërë shërbimesh unike të specializuara dhe super të specializuara.


Qëndra shërben si baze kërkimore shkencore në fushen e shëndetësisë dhe jep ndihmë mjeksore të specializuar;shërben si bazë pedagogjike për formimin e studentëve të mjekesisë, të mjekëve specializantë, të personelit shëndetësor, të mesëm dhe të ulët mjekësor dhe jo mjekësor;
Numri i punonjesve :   2510 + 294 specializant pasuniversitar.
Stafi drejtues Administrativ : 241
Funksioni : Ofrues Shërbimesh dhe Shërbime mbështetëse



Main menu 2