Jump to Navigation

Disleksia

Disleksia është mungesa e aftësisë për të mësuar dhe për të folur. Një person i prekur nga disleksia ka vështirësi në të lexuar edhe pse ai mund të ketë inteligjencën dhe motivacionin e nevojshëm për të mësuar dhe për të lexuar. Kështu të sëmurët me disleksi kanë vështirësi në të kuptuarit e fjalëve që ata lexojnë, ata zakonisht nuk i kuptojnë, të cilat i dëgjojnë qoftë edhe nga një person tjetër. Studimet e deritanishme nuk kanë arritur akoma të zbulojnë një shkaktar të vërtetë të disleksisë, por studiuesit mendojnë së gjatë zhvillimit të fëmijës mund të ndikohet në zona të procesit të informimit në tru. Ata mendojnë së në këtë fushë një faktor ndikues është edhe gjenetika.

Kjo nuk do të thotë se faktori gjenetik të jetë i trashëguar nga brezi i parë, por duhet kërkuar në rrënjët e familjes. Disleksia nuk shkaktohet nga një paaftësi fizike, siç janë problemet e shikimit apo të dëgjuarit. Personat me disleksi kanë një nivel mesatar apo mbi mesatar inteligjence.

Kjo lidhet me faktin se truri i disa njerëzve ka nevojë për një cak më të madh kohor për të marrë, organizuar, kujtuar dhe përdorur informacionin e marrë. Në SHBA, përafërsisht 5 për qind deri në 10 për qind e popullsisë sipas gjasave ka probleme të tipit të disleksisë.

Disleksia nuk është një problem që ka të bëjë me shikimin. Nuk janë sytë ata që i shohin gabim fjalët, por truri është ai që ka vështirësi në përpunimin e informacionit vizual. Por duhet treguar kujdes, sepse disleksia nuk duhet të ngatërrohet me problemet që kanë fëmijët gjatë procesit të mësimit të shkrimit dhe leximit. Disleksia nuk mund të vihet re para se fëmija të ketë filluar shkollën.
 
Faktorët
 
-Vështirësi në kuptimin e fjalëve
-Vështirësi në formimin e fjalëve
-Ka vështirësi në të kuptuar dhe kujtesë
-Formulon me vështirësi mendimet
-Edhe pse i lexon nuk i artikulon fjalët



Main menu 2