Jump to Navigation

Aparatit i degjimit

Veshi perbehet nga:
 A) Veshi i jashtem
 B) Veshi i mesem
 C) veshi i brendshem

A) Veshi i jashtem: permbledh llapen e veshit dhe kanalin e jashtem te degjimit deri te daullja e veshit (Membrana timpanike).
B) Veshi i mesem: ne perberjen e tij merr pjese daullja e veshit, zgavra e veshit si dhe tre kockat e degjimit: cekici (maleus), kudhra (incus) dhe yzengjia (stapes), te cilat se bashku formojne zinxhirin e kockave te degjimit.
c) Veshi i brendshem: perbehet nga kermilli i veshit (cochlea) dhe vestibulumi dhe tre kanalet gjysme rrethore (keto te fundit lozin rol ne ruajtjen e ekuilibrit).

Veshi ne teresine e tij si organ kryen dy funksione: ate te degjimit qe eshte edhe ai kryesor, si dhe ate te ekuilibrit. Degjimi realizohet nepermjet strukturave te veshit te jashtem, te mesem dhe te kermillit te veshit, te nervit te degjimit qe merr fill nga kermilli si dhe te qendrave te degjimit qe ndodhen nen koren e trurit. Keshtu pra, tingulli nga jashte mbasi grumbullohet nga llapa e veshit, kalon ne kanalin e jashtem te degjimit, godet dhe ben te levize daullja e veshit dhe prej aty, keto levizje nepermjet zinxhirit te kockave te degjimit dhe dritares vezake, i transmetohen kermillit dhe prej aty nepermjet nervit te degjimit, ngacmohen qendrat e degjimit.

Keshtu, edhe prishja e degjimit mund te jete si rezultat i demtimeve te ndryshme qe mund te jene shkaktuar ne strukturat e veshit, nervit apo qendrave te degjimit. Dhe shkaqet e ketyre demtimeve mund te jene nga te ndryshmet, keshtu:

Ne veshin e jashtem, nga mbyllja e kanalit te veshit nga dylli, nga traumat e kanalit, nga infeksionet e lekures se kanalit, nga trupat e huaj te futur ne vesh, etj.
Ne veshin e mesem, nga infeksionet ne veshin e mesem, qe mund te jene akute dhe kronike dhe qe mund te favorizohen nga: infeksionet e hundes, nga vegetacionet adenoide, nga rrufat e ndryshme, traumat e veshit, etj.

Ne veshin e brendshem, nervin e degjimit dhe qendrat e degjimit ne tru: nga faktore te ndryshem qe ne lindje ose te trasheguara si dhe te fituara. Nga traumat e ndryshme te kokes e te veshit, nga traumat sonore (zhurmat e forta), nga infeksionet ne sistemin nervor, nga keqperdorimi i preparateve toksike, etj.
Shumica e ketyre patologjive ne rast se evidentohen dhe kurohen ne kohen e duhur dhe ne menyre korrekte, mund ta ruajme te pademtuar edhe degjimin, prandaj rekomandohet konsultimi sa me i hershem me mjekun specialist otorinolaringolog.

Jo rralle, keto demtime mund te shkaktojne ulje te gradave te ndryshme te degjimit, te cilat behen pengese per nje jete shoqerore normale dhe aktive. Ne keto raste eshte e domosdoshme konsultimi me mjekun ORL audiollog dhe me kabinetin e protezimit per te percaktuar dhe zgjedhur aparatin e degjimit per protezimin e veshit te demtuar. Ne kete menyre sigurohet nje rikuperim i kenaqshem i degjimit per nje jete normale.

Kete sherbim mund ta siguroni ne Kabinetin tone te Protezimit te degjimit. Ne disponojme aparate degjimi te te gjitha llojeve, nga me cilesoret te garantuar dhe sigurojme edhe konsulencen e mirembajtjes se tyre.

Si funksionon një aparat dëgjimi

Aparati i dëgjimit në vetvete është një amplifikues i zërit.
Pasi thith tingujt me anë të një mikrofoni, ato kalojnë në një mikrokompjuter që ndodhet brenda aparatit. Ky mikrokompjuter bën edhe seleksionimin e tingujve që do të thotë se tingujt që përdoruesi nuk i ka shumë të nevojshme për t’u përforcuar nuk përforcohen, ndërsa tingujt që janë të dëmtuar përforcohen sipas shkallës së dëmtimit të tyre. Që aty përcillen në veshin e përdoruesit me anë të një mikroautoparlanti. Në këtë mënyrë plotësohet nevoja për të dëgjuar duke iu përshtatur kërkesave të pacientit.
Aparatet dixhitale krijojnë mundësinë për sinjalizime të ndryshme në të, gjatë ndryshimit të programeve, sinjalizimit të baterisë, volumit, matjes së kohës dhe mënyrës së përdorimit nga personi.
 
Aparatet e dëgjimit mbrapaveshor

Aparatet e dëgjimit mbrapaveshor në sajë të formës së tyre të harkuar, puthiten shumë mirë mbas veshit, që përdoruesi të ndihet shumë komod. Ato janë të thjeshtë në përdorim. Kohët e fundit shkenca ka bërë të mundur që ato të kenë përmasa shumë të vogla dhe përdoren zakonisht, në rastet kur përdoruesi ka shkallë të lartë rënie të dëgjimit. Për të patur edhe pamje estetike ato i përshtaten ngjyrës së lëkurës ose mund të jenë transparente.

Aparatet brendaveshorë

Për këta lloj aparatesh mund të thuhet me gjithë kuptimin e fjalës “mrekullia e shkencës”. Përmasat e tyre nuk i kalojnë ato të një kokrre bizeleje. Këta aparate janë të personalizuar dhe pothuajse të padukshëm në kanalin e veshit. Ato janë shumë të lehtë në përdorim edhe nga persona që mund të kenë kufizime manovrimi. Ato janë tre llojësh, aparate brenda veshit, aparate brenda kanalit të veshit dhe aparat komplet në kanalin e veshit.



Main menu 2