Jump to Navigation

Infertiliteti te Gratë

Probleme të Shkaktuara nga Vezët

Në kushte normale një nga vezët e papjekura në vezore , zhvillohet rritet dhe plas çdo muaj  dhe në këtë mënyrë  ndodh ovulacioni. Anovulacioni është mos kryerja i ovulacionit. Anovulacioni është arsyeja më e rëndësishme e  çrregullimeve në ciklin menstrual dhe infertilitet.Edhe megjithse cikli menstrual mund të ndodhë ovulacioni mund të mos ndodhë.

Në rastet e ovulacionit të çrregullt (anormal) , dita e prodhimit të vezëve ndryshon vazhdimisht. Kjo shkakton 5-25 %  infertilitetin.

Për të përcaktuar nëse ovulacioni ndodh apo jo tek një grua bëhen testet e mëposhtme. • Bëhet ndjekja e ovulacionit me eko.
 • Kontrollimi i nivelit të hormonit të progresteronit në serum. (në ditën e 19,21 dhe 23 te menstruacioneve)
• Kontrollimi i temperaturë bazë të trupit.
• Marrja e një pjese të mitrës para ciklit të menstruacioneve dhe kontrolli patologjik i saj.

Nëse shihet se nuk prodhohen vezët fillon kurimi me ilaçe.Në më shumë se 80% të grave që marrin ilaçe për ovulacionin shikohet se fillon prodhimi i rregullt i, vezëve. Nëse nuk ka ndonjë problem tjetër për tu kuruar , në më shumë se gjysma e pacienteve mund të arrihet  shtatzania brenda 6 muajve.

Problemet që kanë lidhje me gypat e Fallopit

35% të arsyeve të infertilitetit shkaktohen nga çrregullimet në gypa.

Tubat e bllokuar , tubat me elemente që ngjiten brenda tyre , dëmtimet që ngelen në gypa pas kalimit të tuberkulozit  , ose gypat me natyrë të përdredhur apo me kiste shkaktojnë mosfunksionimin e mire të tyre. Gjatë kohës së kryerjes së HSG-së  , me anë të presionit që krijon lënda radioopake disa herë mund të hapen bllokimet mukozale të gypave.Për këtë arsye duhet të paralajmërohen pacientet  se pas HSG-së mund të ngelin vetvetiu shtatzënë.Pas përcaktimit të anormalisë me anë të HSG-së mund të bëhet histeroskopi për  të qenë të sigurt në to ose për ti kuruar ato.
 
Problemet që kanë lidhje me Mitrën
 
Shtresa  e brendshme e mitrës (endometriumi) , është shtrati në të cilin embrioni vendoset dhe merr lëndët e para ushqyese.Mos arritja e trashësisë së duhur e këtij zari , zgjatimet e qelizave të quajtura polipe , miomat  , elementet ngjitëse brenda mitrës pengojnë mbajtjen dhe ngulitjen e  embrionit.Duhet të kontrollohet nëse në mitër ka elementë ngjitës , si dhe nëse mitra është e boshatisur ose jo dhe nëse ka ose jo mioma në të.Histeroskopia në këtë temë është një nga metodat më efektive të përcaktimit dhe kurimit.
 
Problemet e Zverkut
 
Sekrecionet (antitrupat) që i vrasin ose i kthejnë spermatozoidet në të pavflefshme mund të gjenden si  në mukozën e zverkut , në sipërfaqen e spermës në sekrecionin seminal ose në të treja këto në të njëjtën kohë.Mukoza e zverkut që përfitohet nga gratë , sperma që merret nga burrat dhe kampionët e gjakut që merren nga ata të dy, shërbejnë për të përcaktuar këto antitrupa. Metoda më e lehtë  e kurimit është mënyra e pregatitur me teknika të veçanta , në të cilën kryhet veprimi i pllenimit (me anë të shiringës) duke i injektuar spermat që lëvizin shpejt. Nëqoftëse nuk arrihet shtatzania me tre ose më shumë pllenime , mund të kalohet në metoda
më të përparuara të kurimit si IVF-ja dhe mikroinjeksioni.
 
Problemet që kanë lidhje me membranën e barkut

Ndodhja e shumë elementeve ngjitëse brenda barkut , mund të shkaktojë ndalimin e marrjes së vezëve nga gypat dhe si rrjedhojë mund të bëhet shkak për infertilitet. Për ta përcaktuar bëhet laparoskopia.Laparoskopia , është një lloj veprimi kirurgjikal nëpërmjet të cilit është e mundur të shihen organet e brendshme dhe nëse ka mundësi krijon kushtet për kurim. Vetëm endometrioza që përcaktohet nga laparoskopia , është 35% arsye për infertilitet tek gratë.
 
Infertiliteti i Pashpjegueshëm dhe Faktorët që paraqiten rrallë
 
Në rastin kur arsyeja që shkakton infertilitetin nuk gjendet edhe pas gjithë analizave dhe kërkimeve të bëra , thuhet se kemi të bëjmë me infertilitete të pashpjegueshëm.
 Në kurimin e infertilitetit të pashpjegueshëm , aplikohen kurat e pllenimit dhe induksionit  të ovulacionit , por shancet janë të ulta.
 
Faktori Moshë
 
Në vitet në vijim pas ciklit të parë menstrual , shancet për shtatzani nuk janë të larta. Në kushte normale një çift që nuk mbrohet ka 80% shance për shtatzani në vitin e parë të martesës  , në vitin e dytë 10% , në vitin e tretë 1,2% dhe në vitin e katërt 0,6%. Tek gratë  pas moshës 40 vjeçare ulen së  tepërmi shancet për shtatzani.Në 40 vjeç dhe më shumë megjithse rregulli i ciklit menstrual është kryesisht normal , mundësia për të ngelur shtatzënë bie më shumë se 10%.Edhe nëse vezët zhvillohen dhe ovulacioni kryhet , është shumë  i vështirë fekondimi i vezëve të krijuara.Duhet të kihen parasysh se dhe nëse arrihet shtatzania , mosha e lartë e nënës mund të shkaktojë anormalitetet e kromozomeve dhe rrezikun për dështim.

Testet e Infertilitetit

Testet që bëhen për Inferitilitetin tek Gratë Testet e hormoneve Tek gratë kontrolli më rëndësishëm midis kontrolleve që bëhen mbi riprodhim ,është  përcaktimi i niveleve të hormoneve.FSH , LH, Ostradiol , Prolaktinë , Testosteron , DHEA-S dhe TSH , japin të dhëna të rëndësishme në lidhje me riprodhimin dhe bëhen ditën e 2 ose të  4. të ciklit menstrual. Sidomos pacientet me nivel të lartë FSH-je duhet të paralajmërohen mbi shpejtimin e kurimit sepse nivelet e larta të FSH-së janë një shenjë që tregon se funksionet e vezëve po dobësohen.

Histerometria
 
Për të gjitha kurimet që do të ushtrohen gjatë kurimeve të programit për bebe në provëz është shumë e rëndësishme të dihen veçoritë anatomike të uterusit (mitrës). Për këtë arsye bëhet matja e gjatësisë së gojës dhe brendësisë së mitrës , duke u futur nga goja e mitrës dhe duke u futur deri sa të prekë majën e mitrës me anën e një shkopi metalik (histometër). Gjatë këtij veprimi që është pjesë e vizitës gjinekologjike , mund të ndihet pak dhimbje.

Rezervat e Vezëve

Një foshnjë femër kur lind ka afërsisht 1-2 miljon vezë në vezoret e saj.Këto vezë fillojnë e bien në numër me kalimin e kohës deri në fillimin e ciklit të  parë menstrual afërsisht deri në 400.000  vezë. Pas ciklit të parë menstrual dhe deri në hyrjen në menopauzë , në çdo periudhë të ciklit menstrual , disa vezë fillojnë të piqen.Por në përgjithësi vezët e tjera që mbeten zhduken me kalimin e kohës.Rezerva e vezëve është pjesa  e vezëve që ndodhet në vezore.Rezerva e vezëve sadoqë ndryshon në numër nga një grua tek tjetra , me kalimin e kohës vjen duke u  pakësuar.Përcaktimi i rezervës së vezëve është shumë i rëndësishëm tek pacientet të cilave do t’u aplikohet kura e bebes në provëz domethënë kura e mikroinjektimit.Sepse në këto lloj kurash bëhet   përpjekje për t’u arritur sa më shumë vezë me cilësi të lartë.Por , nëse rezerva e vezëve është e vogël , ashtu siç nuk do të arrihet të merren vezë në sasinë e duhur , po ashtu dhe suksesi i kurimit do të jetë i ulët.Për përcaktimin e rezervës së vezëve nevojiten disa lloje testimesh të hormoneve ( FSH , LH , Estradiol etj) dhe vizita e ultrasonografisë.Nuk është e mundur rritja apo kurimi i rezervës së vezëve pas përcaktimit të saj, por në kurim mund të jepet informacion se çfarë rruge do të ndiqet më pas.

Faktorë të tjerë që pakësojnë rezervën e vezores:
 
• Operacione të mëparshme në vezore.
•Nëse njëra nga vezoret është marrë për çfarëdo lloj arsyeje.
•Kiste të formuara në vezore që shkaktojnë humbjen e indeve.
• Elemente të forta ngjitëse të mbetura nga infeksione të kaluara ose operacione.
• Qelbëzimet dhe infeksionet e vezores.
• Endometrioza
• Qëndrimi për një kohë të gjatë nën ndikimin e radioaktivitetit
• Marrja e kurave të kimioterapisë dhe radioterapisë
• Pirja e duhanit.
 



Main menu 2