Jump to Navigation

Komponimet organike të karbonit

Kimia organike është degë e kimisë që studion përbërjen, strukturën, vetitë, reaksionet dhe sintezën e komponimeve të karbonit. Në kiminë organike nuk merren të gjitha komponimet e karbonit si oksidet e karbonit (CO,CO2), kripërat karbonate etj. që bëjnë pjesë në kiminë inorganike.
Kimia organike si shkencë më vete është themeluar vonë, në gjysmën e parë të shek. XIX.

Kimistët para dyqind vjetësh substancat kimike i ndanin në dy grupe: Në substanca inorganike që fitoheshin nga bota jo e gjallë dhe organike që fitoheshin nga bota e gjallë. Kimisti suedez Bercelius për herë të parë në vitin 1806 e përmendi termin kimi organike. Sipas tij komponimet organike përbëhen nga po ato elemente, që përbëjnë komponimet inorganike, mirëpo komponimet organike përfitohen vetëm nga organizmat e gjallë. Kjo u quajt ndryshe "teoria vitaliste".

Por këtyre mendimeve u dha fund shkencëtari gjerman Friedrich Vöhler ku thotë qe ai mund ta fitoi urenë nga cianati I amoniumit (NH4OCN) (aq) + nxehje -> CO(NH2)2(aq)).
Tani numri i komponimeve organike të sintetizuara është shume më i madh. Viti 1828 merret si bazë e fillimit të kimisë organike si shkencë. Termi kimi organike përdoret sot e atë ditë dhe ka të bëjë jo vetëm me komponimet organike por edhe me ato komponime inorganike që mund të kthehen në organike me sintetizim në laborator. Numri i komponimeve organike sot është rritur në 19 milion. Citologjia është shkenca që merret me studimin e qelizës. Citologjia studion formën, funksionin dhe krijimin e qelizës.

Pasi qeliza është njësia themelore morfofunksionale e të gjitha qenieve të gjalla, sot citologjia zë vend qendror në biologji.
Çdo qelizë, pa marrë parasysh formën, madhësinë dhe karakterin e aktivitetit të saj, që të mbahet në jetë, duhet të ketë së paku tri sisteme strukturore - kimike, që janë:

1. sistemi i membranave, i cili e përkufizon qelizën dhe të gjitha organelet e saj, rregullon bartjen e materieve Brenda dhe jashtë saj
2. sistemi që e furnizon qelizën me energji dhe
3. sistemi që e siguron autoproduksionin e qelizës.

Pra me studimin e ndërtimit kimik si dhe të proceseve kimike që u nënshtrohen molekulat me rëndësi biologjike, merret një degë shumë e rëndësishme e shkencave biologjike që quhet biokimi.



Main menu 2