Jump to Navigation

Lipidet (lyrat)

Te lyrat futen dhjamërat dhe gjalpi (me prejardhje shtazore), si dhe vajrat (me prejardhje bimore). Në përbërje të tyre ka karbon, hidrogjen dhe oksigjen. Lyrat përbëhen nga një ose disa molekula acidesh lyrore, të cilat në strukturën e tyre kanë një grup karboksil (-COOH). Në grupin e lyrave bëjnë pjesë edhe trigliceridet. Ato formohen nga bashkimi i tri molekulave të acideve lyrore me një molekulë alkooli që quhet, triglicerol. Lipidet nuk treten në ujë por në tretesa organik.

Lipidet ndahen në lipide të thjeshta dhe të përbëra. Lipidet e thjeshta përmbajnë vetëm acide dhe glicerinë. Lipidet e përbëra përveç acide yndyrore dhe glicerinë përmbajnë atome të azotit dhe të fosforit. Lipidet e përbëra janë: Lipoproteinat, fosfolipidet, steroidet etj. Organizmi jonë me ngadalë i tret lipidet sepse nga një gram lipid (yndyre) përfitohen 9.5 kilokalori.



Main menu 2