Jump to Navigation

Hormonet dhe organizimi i tyre

Termi "hormon" është me origjinë greke dhe do të thotë "më stimulu ose eksitu'. Një term i tillë rezulton i përshtatshëm, sepse efektivisht, substancat me veprim hormonal, të transportuara nga gjaku,shkojnë të stimulojnë aktivitete specifike biokimike ose fiziologjike, duke vepruar në inde të caktuara të vendosur në zona të organizmit, të ndryshme nga ato ku hormonet janë prodhuar. Hormonet nuk kontrollojnë vetëm aspekte të ndryshme të metabolizmit, por edhe shumë funksione specifike, si rritja e qelizave dhe e indeve, frekuenca e rrahjeve të zemrës, presioni i gjakut, sistemi i riprodhimit, etj.

Hormonet prodhohen nga i ashtuquajturi "sistem endokrin", d.m.th. nga gjëndra që vihen në aktivitet si pasoje e stimujve që vijnë nga sistemi nervor qendror. Këto stimuj transmetohen tek hipotalami dhe që këndej arrijnë edhe në gjëndrat e tjera, në të cilat prodhohen hormonet: hipofiza, mbiveshkat, tiroidet, testikulit, ovarit, pankreasi, etj.
Hormonet janë të pranishëm në gjak në përqendrime shumë të ulëta (10-6M - 10 -12M) në çastin e stimulit, përqendrimi i tyre rritet me shpejtësi dhe kur nuk janë më të domosdoshme, çaktivizohen me shpejtësi nëpërmjet veprimit enzimatik. Jo gjithmonë, përgjigjet fiziologjike ose biokimike të veprimit hormonal janë të menjëhershme, shpeshherë ato manifestohen pas orësh ose ditësh, si edhe ndodh për shembull për hormonet e tiroideve dhe për estrogjenet.

Hormonet

Hormonet janë substanca kimike, të cilat i sekretojnë gjëndrat me sekretim të brendshëm dhe inde endokrine. Në fakt, hormon quhet një substancë specifike e sekretuar nga një qelizë e specializuar që vepron mbi receptor po ashtu të specializuar. Termi hormon që është me prejardhje greke do të thotë stimulim, ngacmim, sinjalizim. Këtë term e përdori për herë të parë Starlingu, në vitin 1905, kur vërejti se sekretimin e lëngut pankreatik e stimulon një substancë kimike, e cila quhet sekretin. Këtë substancë e sekretojnë qelizat e zorrës së hollë.

Hormonet dhe sistemi humoral
Hormonet janë substanca të cilat kanë aftësi të nxitjes ose të frenimit të zhvillimit të funksioneve të ndryshme në organizëm. Ato përmes gjakut arrijnë në të gjitha qelizat, por veprojnë vetëm në qeliza të caktuara, të cilat quhen qeliza efektore ose qeliza shënjestër.
Në anën tjetër neuhormonet që prodhohen nga qelizat nervore nuk barten me anë të gjakut. Duhet të theksohet se disa hormone sekrecion jo të përhershëm në gjak bën pjesë sekretina. Hormonet quhen edhe inkrete (lat. Inkrete- brenda, crescererritje).

Funksionimin e organeve të caktuara si një tërësi e bëjnë të mundshme dy sisteme:
• sistemi nervor
• sistemi humoral.
Nga kjo shihet se rregullimi i funksioneve sigurohet përmes dy rrugëve kryesore: përmes ndikimit nervor dhe substancave të shumta kimike, të cilat gjenden në organizëm dhe që krijohen në një organ ose grupe organesh dhe pas bartjes së tyre përmes gjakut ose limfës ndikojnë në funksionet e organeve të tjera. Mënyra e parë e rregullimit quhet rregullim nervor ose korrelacion nervor dhe sigurohet përmes sistemit nervor qendror dhe autonom. Mënyra e dytë e rregullimit quhet rregullim homoral ose korrelacion humoral.

Substancat kimike që marrin pjesë në rregullimin humoral janë:
• hormonet indore,
• hormonet e vërteta
• kripërat minerale
• vitaminat

Rregullimi humoral (hûmor lat. – lëng trupor) realizohet përmes lëngjeve, posaçërisht gjakut. Rregullimi humoral quhet edhe rregullim kimik, sepse materiet kimike janë ato (p.sh. hormonet) që duke u shpërndarë përmes gjakut japin efekte përkatëse mbi inde apo organe të caktuara.
Ekziston lidhshmëri e ngushtë midis rregullimit nervor dhe atij humoral. Ky i dyti i nënshtrohet të parit (rregullimit nervor).

Për këtë arsye shpesh bëhet fjalë për rregullimin neuro-humoral. Endokrinologjia është shkencë që merret me studimin e gjëndrave endokrine dhe të sekreteve të tyre. Roli biologjik i sistemit endokrin krahas sistemit nervor është mjaft i madh në bashkërendimin e funksioneve komplekse të organizmit. Në fund mund të thuhet se hormonet janë substanca tipike stimuluese pa të cilat nuk mund të zhvillohet jeta normale e organizmave të gjallë sekretohen në gjak pandërprerë, kurse disa sekretohen në gjak kohë pas kohe. Kështu p.sh. insulina është komponentë e domosdoshme e gjakut në të cilin “qarkullon” vazhdimisht dhe është e domosdoshme për metabozimin e sheqernave.



Main menu 2