Jump to Navigation

Struktura e muskujve skeletik

Muskuli përbëhet prej trupit dhe dy fundeve që shërbejnë për tu fiksuar në dy segmente eshtërore, të cilat gjatë tkurrjes i afrojnë dhe gjatë lëshimit i largojnë. Si fillim është pika e palëvizshme origjina (punctum fixum), kurse si mbrarim është pika e  lëvizshme insertion (punctum mobile). Këto dy pika mund të dryshojnë sipas drejtimit të forcës tërheqëse: pika e palëvizshme bëhet pikë e lëvizshme dhe anasjelltas. 

Muskujt skeletore ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në madhësi, formë, dhe rregullimin e fijeve. Disa muskujt skeletore jane të gjerë në formë dhe disa të ngushtë. Në disa muskuj të fijet janë paralel me aksin e gjatë të muskujve, në disa ato konvergojnë në një shtojcë të ngushtë, dhe në disa janë të pjerret.

Një muskul skeletik ne tërësi konsiderohet një organ i sistemit muskulor. Çdo muskul përbëhet nga indi muskulor, indi lidhor, enët e gjakut dhe nervat.

Tri shtresat e indit lidhor janë:

Endomisium -shtresë e indit lidhor që mbështjell çdo fibër muskulore

Perimysium – shtresë e indit lidhor që mbështjell një grup të fijeve muskulore të cilat quhenfascikul –fascia.

Epimysium –shtresë që mbështjell muskulin në tërësi.



Main menu 2