Jump to Navigation

Muskujt e kokes dhe qafes (Mm.capitis et Mm. cervicis)

Njerëzit i kanë mirë të zhvilluara muskujt ne fytyrë që lejojnë një laramani të madhe të shprehjeve të fytyrës. Ngase keta muskuj përdoren për të treguar befasin, neverin, zemërimin, friken, dhe emocionet e tjera, ato janë një mjet i rëndësishëm ne komunikimin gojor. Muskujt e shprehjeve te fytyres përfshijnë: m. ballor (m. frontalis) rrul ballin horizontalisht dhe leviz skalpin e kokes, m. rrethor i gojes (m. orbicularis oris) mbyll dhe palos (rrudh) buzët, m. rrethor te syrit (m. orbicularis oculi), bucinator ose muskuli i burizanit, përgjigjet për fryrjen efaqeve kur kur i biem veglave frymore; shkakton shtypjen e faqeve, dhe m. mollezor i vogel dhe i madh (m.zygomaticus major et minor) ngre këndin e gojës dhe përgjigjet për buzqeshjen. Keta muskuj te shprehjeve të fytyrës janë te identifikuar në ilustrimin mëposhtëm.
Muskujt e pertypjes jane: masseter, temporalis, pterygoideus lateralis dhe medialis.

Muskujt qe levizin koken jane te vendosur ne qafe keta jane: sternocleidomastoideus, splenius capitis, splenius cervicis, semispinalis capitis, semispinalis cervicis, semispinalis thoracis, trapezius, scalene.

- Muskujt qe bejne fleksionin e kokes jane: sternocleidomastoideus, scalene.

- Muskujt qe bejne ekstensionin e kokes jane: longisimus capitis, semispinalis capitis, splenius capitis, trapezius, levatores scapulae.

- Muskujt qe bejne rrotullimin e kokes jane: Longissimus capitis, scalene, semispinalis capitis, splenius capitis, sternocleidomastoideus, scalene.

- Muskujt qe bejne fleksionin lateral te kokes jane: Longissimus capitis, scalene, semispinalis capitis, splenius capitis, sternocleidomastoideus, scalene.

- Muskujt qe bejne ekstensionin lateral jane: Longissimus capitis, semispinalis capitis, splenius capitis, sternocleidomastoideus, scalene.



Main menu 2