Jump to Navigation

Operimi i bruhit ose shembjes

Ndërmjet muskujve të barkut dhe ligamentit inguinal gjendet një vrimë natyrore (kanali inguinal), përmes të cilit te meshkujt kalojn elementet spermatike. Përmes kësaj vrime (unaza herniale) te hernia inguinale (bruhi në gilzë) del peritoneumi (mbështjellsi i hapësirës së dhe organeve të barkut) që paraqet qesen herniale. Bruhet e mëdha mund të arrijnë deri në qesen e testiseve ( hernie skrotale).
Te hernia femorale (bruhi nën gilzë) unaza herniale kalon mes ligamentit inguinal dhe kockës së pelvikut.
Në qesen herniale shpesh futen pjesë të organeve të barkut (para se gjithash omentumi i madhë, zorrë, fshikëza urinare, vezorja etj) që paraqesin përmbatje e hernies (bruhit). Hernia (bruhi) mund të paraqitet në një anë apo në të dy anët dhe të shoqërohet me dhembje të cilat intensifikohen në kollitje apo sforcim fizik. Në shumicën e rasteve e fryra është e dukshme apo e prekshme. Hernia (bruhi) mund të jetë i lindur apo i fituar. Te hernia (bruhi) e lindur zgjerohen vrimat natyrore në murin e barkut. Kjo favorizohet para se gjithash me mbipeshë, presioni i rritur brenda barkut gjatë ngritjes së peshave apo shtatzani.
 
Pasojat dhe rreziqet e sëmundjes

Rreziku kryesor është inkarcerimi (ngecja, shtrëngimi) i përmbatjes së hernies (bruhit). Rreziku është aq më i madhë sa më e ngushtë të jetë unaza herniale. Nëse ka ngecur një pjesë e zorrës mundet të rrezikohet qarkullimi i gjakut të zorrës dhe si pasoj të mbyllet zorra (ileus) deri në kalbja (gangrena) e zorrës dhe shpërthimi i zorrës (perforatio) me përfundim inflamacion i mbështjellsit të barkut (peritonitis) me rrezikim jete. Rrallë mundet të dëmtohet edhe testisi nëse komprimohen (shtypen) enët e gjakut që furnizojn testisin.
Unaza herniale asnjëherë nuk mbyllet vetvetiu, përkundrazi ajo zgjerohet me kalimin e kohës. Parimisht çdo hernie (bruh) mundet të inkarcerohet (shtrëngohet). Nëse përmbatja e hernies nuk kthehet (reponohet) në bark nga ana e mjekut do të duhej sa më shpejt të operohej. Nëse hernie tashmë është inkarceruar atëher kemi të bejmë me një urgjencë kirurgjike dhe nuk guxon të shtyhet operacioni.

Teknika operatore

Operacioni mundet të realizohet me anestezion të përgjithshëm, anestezion regjional (spinal) apo anestezion lokal. Qëllimi i operacionit është të kthehet prëmbatja e hernies, të mbyllet unaza herniale dhe /ose të përforcohet ashtu që të mundësishtë të pamundësoj paraqitjen e sërishëm të hernies.
Ka teknika të shumta kirurgjike për trajtimin e hernies. Mbi detajet si dhe përparësitë dhe mangësitë e teknikave ju informojmë me dëshirë gjatë bisedës informuese.

Operacioni i „hapur“ përmes qasjes inguinale

Qesja herniale përmes prerjes në regjionin inguinal lirohet deri në qafën e saj. Përmbatje e hernies kthehet në hapësirën e barkut, pastaj qesja herniale lidhet në nivel e qafës herniale dhe largohet pjesa tjetër. Pastaj unaza herniale ngushtohet dhe përforcohet përmes qepjeve të veqanta apo përmes vendosjes së rrjetave të ndryshme. Qepjet dhe rrjetat shërbejnë për të përforcuar shtresat e barkut në këtë nivel.
Hernie e inkarceruar („bruhi i shtrënguar“, „bruhi i ngecur“) gati gjithmon operohet me teknikën e „hapur“. Nganjëherë është i nevojshëm prerje shtesë mes kërthizës dhe ashtit pubik psh nëse është zorra tashmë është gangrenizuar dhe është i domosdosshëm largimi i asaj pjese të zorrës dhe qepja e saj.

Teknikat laparoskopike

- përmes hapësirës së barkut,
- qasje ekstraperitoneale.
 
Ndryshimet dhe zgjerimet e mundshme të operacionit

Gjetjet e papritura, të cilat planin operative rrënjësisht e ndryshojnë, janë të rralla. Nganjëherë mund të gjenden edhe gjetje shoqëruese ( formacione të mbështjellsit të barkut, gjëndrra limfatike të cilat duhet larguar gjatë intervenimit. Nëse testisi para inetrvenimit është dëmtuar rëndë nga hernia inguinale mund ta bëjë të nevojshme largimin e tij.
Ju lutemi të jepni pëlqimin tuaj për ndryshime apo zgjerime të intervenimit të parapar kirurgjik qysh tash në mënyrë që të të realizohen në të njëjtin anestezion të përgjithshëm dhe për të shmangur një intervenim të sërishëm kirurgjik.

Komplikacionet dhe pasojat e mundshme të intervenimit

Operacioni i hernies (bruhit) bënë pjesë në intervenimet kirurgjike rutinore.
Lëndimet e organeve fqinje ( psh zorra e hollë, zorra e trashë, qesja urinare ) nuk përjashtohen posaçërisht nëse ato paraqesin qesen apo përmbatjen herniale. Në raste të tilla mund të jetë i nevojshëm hapja e hapësirës së barkut përmes prerjes së veqantë shtesë në bark dhe nga aty për të përkujdesur apo larguar organin e lënduar. Nëse pas dëmtimit të zorrës ( inkarcerim, lëndim ose lëshimi i qepjeve) përmbatja e zorrës arrin në hapësirën e barkut mund të formohet absces ( grumbullim qelbi) ose inflamacion (ndezje) e mbështjellsit të barkut (peritonitis).
Te alergjitë apo mbindjeshmërinë ( psh medikamente, dezinfektues , flaster etj) mund të paraqiten ajtje (edema), kruarje, teshtitje, skuqje lekure, marramendje, vjellje apo reaksione të ngjajshme. Komplikime të rënda në organet më rëndësi jetësore ( zemër, qyrkullim gjaku, frymarrje, veshkë ) dhe dëmtime të përhershme (psh insuficiencë e organeve, paraliza ) janë ekstrem të rralla.
Si pas çdo intervenimi kirurgjik mund të formohen droçka gjaku në venat e mëdha (Thromboza ) që mund të barten me rrymën e gjakut dhe të mbyllin ndonjë enë gjaku (Embolia).

Komplikime tjera të mundshme anësore

Edhe këto masa përgatitore, shoqëruese apo pasuese nuk janë plotësisht pa rrezik. Kështu psh mund të paraqiten dëmtime lokale të indeve pas infuzioneve apo injeksioneve ( abscese injektuese, nekroza, iritime lëndime apo inflamacione të nervave dhe/ose venave.
Te dhënie/aplikimi i transfuzionit të gjakut ose komponenteve të gjakut nuk mund të përjashtohet me siguri absolute mundësia e infeksionit psh shumë rrallë me Virus hepatiti ( inflamacion i mëlqisë) dhe ekstrem rrallë HIV (AIDS). Mirëpo behët gjithçka që rreziku eventual të mbahet në shkallën më të ulët të mundshme.

Para operacionit
Operatori vendos nëse dhe kur duhet të ndërpriten medikamentet antikoagulante ( psh Marcumar, Aspirin ) nën kontrollin e mjekut ordinues gjegjësisht nëse duhet zavendësuar me ndonjë medikament tjetër.

Pas operacionit
Nëse shërimi juaj do të jetë aq i favorshëm ashtu që ju pas disa orëve ose pak ditëve të dilni nga spitali do të duhej që kjo të bëhej të shoqëruar nga personi tjetër, pasi nga medikamentet e anestezionit apo dhembjes reaksionet tuaj të adaptimit ende janë të kufizuara.
Ne do të ju njoftojmë kur ju sërish mund të dilni aktivisht në komunikacion apo kur ju mund të punoni sërish në makina lëvizëse. Ju gjatë kësaj kohe nuk duhet të pini alkool dhe poashtu nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme.

 



Main menu 2