Jump to Navigation

Ç’kuptojmë me Bimë Mjeksore Tanifere dhe Eterovajore (BMTE)

Me termin bimë mjekësore tanifere dhe eterovajore (BMTE), kuptojmë të gjitha ato bimë të cilat në organet e tyre vegjetative dhe riprodhuese përmbajnë përbërës kimik (aktiv) të cilat mund të çlirohen nga keto dhe futen në pergatitjen e medikamenteve që përdorën për kurimin e sëmundjeve të ndryshme, përdoren në kozmetikë, industrinë ushqimore dhe atë të lehtë.

Përdorimi i BMTE në kurimin e sëmundjeve të ndryshme është i vjetër sa edhe vetë njerëzimi. Populli shqiptar ka traditë të mirë në përdorimin e bimëve mjekësore në kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Keto njohuri jane trashëguar brez pas brezi që nga koha e Ilirëve. Princi ilir Genci ka përdorur bimë të ndryshme mjekësore për kurimin e sëmundjeve (zanza quhet dhe gencianë).

Tendencat per te larguar BMTE nga përdorimi në mjekësinë bashkëkohore apo përdorimet e tjera, kanë mbetur pa sukses, madje kohët e fundit hulumtimet tregojnë së BMTE po përdoren gjerësisht në industrinë farmaceutike, kozmetik, industrinë ushqimore etj.



Main menu 2