Jump to Navigation

Duhani alkooli dhe drogat tjera

Adoleshenca është një fazë në të cilën duhet të bëhen eksperienca të reja, kështu që provimi i alkoolit dhe i drogës gjatë kësaj peruidhe është e zakonshme. Adoleshentët përdorin alkool dhe droga të tjera për shumë arsye, përfshirë kuriozitetin, sepse u jep atyre një ndjenjë mirqënie, pakëson stresin, i bën të ndihen të rritur apo më thjesht, për tu ndjerë të integruar me grupin. Është e vështirë të thuash kush nga adoleshentët pasi ka provuar drogën nuk do të vazhdojë ta përdorë dhe kush do të zhvillojë probleme serioze.

Fatkeqësisht adoleshentët shpesh nuk janë të vetëdijshëm për lidhjen që ekziston midis veprimeve të tyre të sotme dhe pasojat në të ardhmen. Kanë dhe një tendencë për tu ndierë të pashkatërrueshëm dhe të mbrojtur nga problemet që kanë të tjerët. Konsumimi i alkoolitdhe duhanit në moshë të re shton rrezikun në kalimin e përdorimit të drogave herët o vonë. Disa adoleshentë, mbasi kanë provuar, do të ndalojnë apo do të vazhdojnë ta përdorin rallë, pa pasur probleme të rëndësishme. Të tjerët do të zhvillojnë një dipendencë, dukë përdorur droga përherë e më të rrezikshme dhe duke shkaktuar dëme të mëdha tek vetvetja dhe mbase edhe tek të tjerët, potencialisht të varur. Përdorimi i duhanit dhë alkoolit nuk duhet të nënvlerësohet, sepse mund të konsiderohen si ura për të kaluar në droga të tjera (marijuana, Kokaina, droga që japin alucinacione, heroinë). Kombinimi mes kuriozitetit adoleshencial, sjellje te rezikshme dhe presioni social, e bën shumë të vështirë për adoleshentin të thotë “jo”. Adoleshentët më në rrezik që të biën në grackën e alkolit dhe drogës janë ata që kanë një familje me një histori në abuzimin e këtyrë substancave, ata që vuajnë nga depressioni, ata me vetvlerësim të ulët, që nuk ndihen rehat apo që janë shumë të lëvizshëm.

Adoleshentët abuzojnë me një varietet drogash, legale dhe ilegale. Ato të disponuara legalisht përfshijnë alkoolin, ilaçet në recetat mjekësore, thithëset (mastici, aerosol, dylyent) ilaçet pa recetë për kollën, për ftohjen, valiumet dhe dobësuesit. Drogat më të zakonshmë ilegale të përdorura janë marijuana (bari), stimuluesit (kokaina, krak dhe amfetamina), Lsd, Pcp (i ashtuquajturi pluhuri i ëngjëjve) oppiumi, heroina e tabletat (ecstasy). Përdorimi i drogave ilegale po shtohet veçanërisht ndërmjet adoleshentëve më të rinj. Mosha mesatare e përdorimit të parë të marijuanës është 14 vjeç dhe përdorimi i alkoolit mund të nisë që para 12 vjeç. Përdorimi i alkoolit nëpër shkolla të mesme është e zakonshme.

Përdorimi i drogës është i shoqëruar me një varietet pasojash negative, përfshi rrezikun në ritje të një shtimi të sasisë të konsumuar dhe të kalimit në konsumimin e drogave të rënda. Githashtu pasoja janë edhe dështimi në shkollë, qëndrime negative që mund të çojnë adoleshentët në ritjen e rreziqeve të aksidenteve, dhuna, seksi i paplanifikuar dhe i pa mbrojtur përfshi edhe vetvrasjen.

Prindërit mund të ndihmojnë nëpërmjet një edukimi preventiv përsa i përket drogave, duke përdorur një komunikim të hapur, duke ofruar shëmbuj pozitivë dhe duke identifikuar në kohë shfaqjen e problemeve që po zhvillohen.



Main menu 2