Jump to Navigation

Semundjet e bajameve

Shumica prej nesh e ka provuar se çfarë do të thotë të të dhembin bajamet. Në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga sëmundje të tjera, siç është gripi ose ftohja. Megjithatë, nuk duhet të shqetësohemi, pasi mjekët popullorë e kanë gjetur kurën e kësaj sëmundjeje.

Acarimi i bajameve
Për kurimin e acarimit të bajameve përgatitet përzierja e disa bimëve. Në një raport 1 me 1, përzihen bimët e sherbelës, këputja e arrave dhe boçet e hormoqit. Nga këto përgatitet çaji, i cili ëmbëlsohet me mjaltë sipas dëshirës.

Me çajin e përgatitur shpëlahet fyti (gargarë) për çdo 15 minuta. Një tjetër bimë që shërben për kurimin e bajameve është edhe mëllaga e bardhë. Pjesët që përdoren për këtë qëllim janë rrënjët e bimës. Pasi thahen, ato copëtohen dhe me to përgatitet çaji.

Edhe ky çaj përdoret në formë gargare për shpëlarjen e fytit. Mund të përdoret sa më shpesh, në mënyrë që edhe efekti të jetë më i shpejtë. Një tjetër mjekim për inflamacionin e bajameve është edhe përdorimi i bimës së angjinares. Angjinarja zihet mirë me gjithë gjethe.

Me lëngun e përftuar prej tyre bëhen kompresa të ngrohta nga jashtë fytit. Kjo mënyrë përdoret për çdo 20 minuta. Shpesh acarimi i bajameve mund të shoqërohet me ngjirje të zërit dhe dhimbje të fytit.
Për të sjellë sërish zërin në gjendjen e mëparshme, mjekësia popullore sjell një prej mënyrave të saj. Për këtë qëllim, merren 1 deri në 2 pika vaj dafine. Këto hidhen në shurup dhe më pas pihen. Shumë shpejt do të vihet re një përmirësim i dukshëm.



Main menu 2