Jump to Navigation

Menartan (tableta)

Menartan® tableta te veshura me film 10mg, 20mg, 40mg, Lenda vepruese: olmesartan medoksomil Menartan® 10, 20, 40mg tableta te veshura me film, gjendet ne kuti me 28 tableta. Tablete e veshur me film (cipe), eshte me ngjyre te bardhe, ne njeren ane te se ciles eshte gdhendur gC14h.

Perberja
Perberes: 1 tablete e veshur me film permban 10, 20, 40mg olmesartan medoksomil. Perberes te tjere: Celuloze mikrokristaline, laktoze monohidrike, hiproloze, stearat magnezi, dioksid titani, talk, hipromeloze.

Grupi terapeutik
Menartan® 10, 20, 40mg tableta ben pjese ne grupin e barnave te quajtur antagoniste te receptoreve te angiotenzines II. Angiotenzina II eshte nje substance natyrale e organizmit te njeriut me veprim ngushtues mbi enet e gjakut. Ngushtimi i eneve veshtireson kalimin e gjakut dhe rrit presionin e tij. Menartan® pengon veprimin e angiotenzines II dhe per rrjedhoje, enet e gjakut zgjerohen dhe presioni i gjakut ulet.

Perdorimet terapeutike
Menartan® 10, 20, 40mg tableta perdoret per trajtimin e presionit te rritur te gjakut, qe nuk shkaktohet nga demtimi i organeve dhe qe njihet gjithashtu me emrin hipertension esencial. Presioni i gjakut mbi vlerat normale per moshen, kur nuk trajtohet, mund te shkaktoje demtim te eneve te gjakut te organeve te ndryshme, si p.sh te zemres, te veshkave, te trurit dhe te syve. Ne disa raste nje gje e tille mund te shkaktoje kriza te zemres (infarkt te miokardit), pamjaftueshmeri te punes se zemres ose te funksionit te veshkave, goditje ne tru (insult cerebral) ose demtim te shikimit deri ne verbim. Normalisht, simptomat e presionit te rritur te gjakut nuk shfaqen perpara se te kete filluar demtimi i organeve. Per shkak te kesaj vecorie eshte e nevojshme qe presioni i gjakut te matet me qellim qe te kuptohet ne se ai eshte ne vlera normale ose jo.
Presioni i rritur i gjakut mund te trajtohet dhe te mbahet nen kontroll me ndihmen e barnave, si Menartan® 10, 20, 40mg. Gjithashtu, duhet te behen ndryshimet e duhura ne menyren e jeteses (renie ne peshe, ndërprerje te pirjes se duhanit, shmangie te perdorimit te alkoolit, marrja e ushqimeve me pak kripe), te cilat ndihmojne per te ulur presionin e rritur te gjakut.

Kunderindikacionet
Menartan® tableta 10, 20, 40mg nuk duhet te perdoret ne rast:
Mbindjeshmeri (alergji) ndaj olmesartan medoksomil ose ndaj perberesve te tjere te Menartan® 20 mg tableta.
Shtatzenia mbi tre muajshe (4-9 muajshe). Menartan® tableta 10, 20, 40mg nuk duhet te perdoret ne fillim te shtatzenise (tre muajt e pare te saj), pasi mungon pervoja klinike. Menartan® tableta 10, 20, 40mg nuk duhet te perdoret nga muaji i katert deri ne muajin e nente te shtatzenise.
Laktacioni. Menartan® tableta 20 mg nuk duhet te perdoret gjate periudhes se ushqyerjes me gji te foshnjes.
Pengesa te rrugeve te temthit (crregullime te rrjedhjes se lengut te temthit nga fshika e temthit).

Perkujdesje gjate perdorimit
Menartan® tableta 10, 20, 40mg nuk duhet te perdoret nga femije apo te rinj nen 18 vjec.
Nevojitet nje kujdes i vecante gjate perdorimit te Menartan® tableta 20 mg ne kushtet e meposhtme:
Semundje te veshkave ose pas transplantit te veshkave.
Pervoja me Menartan® 10, 20, 40mg, menjehere pas transplantit te veshkave ose ne kushtet e demtimit te funksionit te tyre eshte e manget, prandaj perdorimi i tij nuk keshillohet.

Semundje te melcise
Pervoja me Menartan® 10, 20, 40mg ne kushtet e semundjeve te melcise eshte e kufizuar, prandaj perdorimi i tij nuk keshillohet.
Ngushtim i valvulave te zemres (stenoze e valvulave mitrale ose te aortes) ose ne raste te tjera te pengesave te rrjedhjes se gjakut ne barkushen e majte te zemres (kardiomiopatia hipertrofike obstruktive).
Pakesim i lengjeve dhe/ose natriumit ne organizem (p.sh ne rastet me te vjella ose heqje barku te theksuar, gjate perdorimit me doza te larta te barnave qe rritin sasine e urines). Perpara trajtimit me Menartan® kjo situate duhet te korrigjohet. Ne te kundert ekziston rreziku qe renia e presionit te gjakut te jete shume e shprehur.
Rritje mbi norme te niveleve te aldosteronit ne gjak (hiperaldosteronizem paresor).
Ne keto kushte pacientet, ne pergjithesi, nuk i pergjigjen trajtimit me Menartan®, prandaj perdorimi i tij nuk keshillohet.
Rritje te nivelit te kaliumit ne gjak (hiperkalemi).

Ngushtim i arterieve qe ushqejne veshkat
Ne keto kushte ekziston rreziku qe renia e presionit te gjakut te jete shume e shprehur dhe te shfaqet pamjaftueshmeria e punes se veshkave (insuficienca renale).
Forma te renda te pamjaftueshmerise se punes se zemres ose semundje te veshkave, perfshi edhe ngushtimin e arterieve renale, pasi ekziston rreziku qe renia e presionit te gjakut te jete shume e shprehur dhe ndermjet te tjerave, ndonese rralle, te shfaqet pamjaftueshmeria e menjehershme e punes se veshkave (insuficienca renale akute).
Sic ndodh edhe ne rastet kur perdoren barna te tjere qe ulin presionin e gjakut, renia e theksuar e presionit te gjakut tek pacientet qe vuajne nga crregullime te qarkullimit te gjakut ne zemer ose tru mund te shkaktoje kriza te zemres (infarkt te miokardit) ose te trurit (insult cerebral).

Nderveprimet me barna te tjere
- Perdorimi i njekohshem Menartan® tableta 10, 20, 40 mg me barna qe permbajne kalium, apo zevendesues te kripes se gjelles qe permbajne kalium, barna te cilet mbajne kaliumin ne organizem (disa lloj diuretikesh) apo barna te tjere, te cilet rritin perqendrimin e kaliumit ne gjak (p.sh heparina) nuk keshillohet.
- Efektet e Menartan® tableta 10, 20, 40 mg mund te fuqizohen nga perdorimi i njekohshem i barnave te tjere qe sherbejne per uljen e presionit arterial.
- Efektet e Menartan® tableta 10, 20, 40 mg mbi presionin e gjakut, ashtu sic ndodh edhe me barna te tjere qe perdoren per kete qellim, mund te pakesohen nga marrja e njekohshme e barnave antiinflamatore ose analgjezike (kunder dhimbjes).
- Efektet e Menartan® tableta 10, 20, 40 mg mund te pakesohen (jo ndjeshem) kur ai merret njekohesisht me barna qe permbajne hidroksid alumini ose magnezi (barna antiacide).
- Nuk keshillohet perdorimi i njekohshem i litiumit dhe Menartan® tableta 10, 20, 40 mg. Kur nje gje e tille eshte e nevojshme, mjeku mund te kerkoje matjen e perqendrimit te litiumit ne gjak.

Dozimi dhe menyra e perdorimit
Nuk ka rendesi nese Menartan® tableta 10, 20, 40 mg merret gjate ushqimit ose jo. Tableta duhet te  gelltitet e ndihmuar nga nje sasi e vogel uji. Keshillohet qe tableta te merret ne te njejten kohe te dites, p.sh ne mengjes.
- Doza fillestare e keshilluar, ne rast se mjeku nuk e pershkruan ndryshe, eshte 1 tablete Menartan® 10 mg ne dite, ose 1/2 tablete Menartan® 20 mg ne dite.
- Ne rast se nga perdorimi i vetem nje tablete Menartan® 10 mg ne dite ose 1/2 tablete Menartan® 20 mg ne dite nuk arrihet kontrolli i deshiruar i presionit te gjakut, mjeku mund ta shtoje dozen, duke keshilluar 1 tablete Menartan® 20 mg ne dite, qe eshte edhe doza me e pershtatshme (optimale).
- Ne rastet kur nevojitet nje ulje e metejshme e presionit te gjakut mjeku mund te keshilloje përdorimin e nje doze me te madhe, p.sh 2X1 tablete Menartan® 20 mg ose 1 tablete Menartan® 40 mg ne dite, ose perdorimin e nje bari tjeter kunder presionit te shtuar te gjakut, sic eshte Torasemidi apo Hidroklortiazidi, te cilet rrisin vellimin e urines.
- Tek pacientet e moshuar nuk eshte e nevojshme qe doza maksimale ditore te jete me e vogel.
Sidoqofte, kur mjeku vendos te shtoje dozen e olmesartanit deri ne kufirin maksimal prej 40 mg ne dite ne pacientet mbi 65 vjec, presioni i gjakut duhet te kontrollohet rregullisht me qellim qe te shmanget rreziku i uljes se theksuar te tij.
- Tek pacientet me demtim te lehte deri mesatar te funksionit te veshkave doza maksimale e olmesartan medoksomil eshte 20 mg ne dite.

Efektet e padeshiruara te mundshme
Si te gjithe barnat Menartan® tableta 10, 20, 40 mg mund te shfaqe efekte te padeshiruara.
Vleresimi i efekteve te padeshiruara eshte bere sipas shpeshtesise se me poshtme:
Shume te zakonshme: Me shume se 1 ne 10 paciente te trajtuar
Te zakonshme: Me pak se 1 ne 10, por me shume se 1 ne 100 paciente te trajtuar
Jo te zakonshme: Me pak se 1 ne 100, por me shume se 1 ne 1,000 paciente te trajtuar
Te rralla: Me pak se 1 ne 1,000, por me shume se 1 ne 10,000 paciente te trajtuar
Shume te rralla: Me pak se 1 ne 10,000 paciente te trajtuar, perfshi edhe rastet e vecuara
Te zakonshme: Marrje mendsh, bronkit, kolle, inflamacion i fytit (faringit), simptoma te ngjashme me te ftohuren e zakonshme, dhimbje barku, heqje barku (diarre), crregullime te tretjes, te perziera, inflamacion gastrointestinal, inflamacion i kyceve, dhimbje mesi, dhimbje kockash, gjak ne urine (hematuri), infeksione te rrugeve urinare, dhimbje gjoksi, lodhje, simptoma te ngjashme me gripin, edema periferike, dhimbje.
Jo te zakonshme: Marrje mendsh (vertigo), angina pektoris, shperthime ne lekure (rash) Te rralla: Renie te presionit te gjakut. Ne pacientet e moshuar shpeshtesia e hipotensionit eshte me e rritur (shtohet nga ge rralleh ne gjo te zakonshmeh). Ashtu si edhe ne rastin e barnave te tjere antagoniste te angiotenzines II, gjate perdorimit te olmesartanit, shume rralle, mund te shfaqet angioedeme enjtje e indeve te fytyres, gojes dhe/ose laringut).

Te dhenat laboratorike:
Crregullimi i vlerave laboratorike, te raportuara nga te gjithe studimet klinike te Menartan® përkundrejt placebos, pavaresisht nga shkaku apo shpeshtesia perkundrejt placebos eshte si me poshte:
Te zakonshme: Rritje te kreatinine fosfokinazes, rritje te triglicerideve (hypertrigliceridemi), rritje te perqendrimit te acidit urik ne gjak (hiperuricemi), rritje te enzimave hepatike
Te rralla: Rritje te niveleve te kaliumit ne gjak (hiperkalemi)

Ruajtja e Menartan® tableta 10, 20, 40 mg
Te ruhet ne temperature ambienti.



Main menu 2