Jump to Navigation

Semundjet e melçise

Mëlçia është një organ solid, ngjyrë kafe të errët dhe gjendra më e madhe e trupit. Ka disa funksione, sekretues-rezervues, etj.
 
Sëmundja e mëlçisë është parë gjithmonë e shoqëruar me diabetin e me plot sëmundje të tjera. Ku futen çrregullimet e tretjes e thithjes së ushqimit në zorrë, e për pasojë kemi një depozitim të shtuar të yndyrës në qelizat e mëlçisë. Ka lidhje me pankreatitin kronik, insuficiencën (pamjaftueshmërinë) kardiake kronike, me kolitin ulçeroz etj. Disa substanca kimike, të cilat helmojnë qelizat e mëlçisë (pra ulin mundësinë e saj për punë, në mënyrë të ndjeshme) sjellin steatozë, si psh helmimi me DDT, me teraklorur karboni ose me fosfor (fosfor të verdhë). Rrallë haset në rastet e intoksikacioneve (helmimeve) alkoolike akute. Në shtatzëni ka raste të steatozës, tepër rrallë, por kur haset është vdekjeprurëse në shumicën e rasteve tek pacientja.
 
Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë: – Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë. – Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet. – Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes. – Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit. – Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe brokulës. – Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.
 
Semundja e melçise, grate me te rrezikuara se burrat
 
Grate jane me te rrezikuara se burrat per t’u prekur nga semundja alkoolike e melçise. Semundja alkoolike e melçise, ashtu si demtimi i melçise nga viruset e hepatitit dhe perdorimi pa kriter i alkoolit, eshte nje semundje e shpeshte dhe me pasoja serioze shendetesore te ketij organi. Kjo semundje eshte pasoje e veprimit te drejtperdrejte te alkoolit mbi qelizen e melçise. Per kete arsye, alkooli konsiderohet nje faktor i vertete rreziku per çdo konsumator te rregullt te tij.
 
Shkaqet per shfaqjen e semundjes: Sipas mjekeve, abuzimi me alkoolin eshte nje nga faktoret kryesore qe ndikon ne shfaqjen e kesaj semundjeje. Keshtu, sasia e alkoolit te perdorur perllogaritet ne permbajtjen e etanolit ne pijen qe perdoret. Perdorimi i 20-40 gr etanol ne dite eshte sasi qe konsiderohet e rrezikshme per melçine. Nje gote teke raki permban 18 gr metanol, ndersa nje gote vere permban 11.7 gr etanol. Perveç kesaj, nje faktor tjeter per shfaqjen e kesaj semundjeje eshte kohezgjatja e perdorimit te alkoolit. Konsumatoret sistematike, qe kane perdorur per 10 vjet radhazi 150 gr metanol ne dite, jane me te rrezikuar nga ciroza e melçise. Por, nje nder faktoret e riskut konsiderohet edhe mosha. Sa me e vogel te jete mosha e konsumatorit te alkoolit, aq me te renda jane demtimet e melçise. Si faktore te tjere rrezikues per melçine numerohen edhe seksi dhe predispozicioni gjenetik.
 
Simptomat e semundjes:
Ne pjesen me te madhe te rasteve, semundja zhvillohet pa shenja klinike dhe zbulohet rastesisht nga nje ekzaminim ekografik, i cili mund te behet per arsye te ndryshme. Ne disa raste, te semuret ankohen per dobesi trupore, keputje gjunjesh apo çrregullime te tretjes, te cilat shkaktohen si pasoje e demtimit te njekohshem te stomakut, duodenit e pankreasit nga perdorimi i alkoolit. Ne rast se demtimi alkoolik gershetohet edhe me demtimet e melçise nga viruset e hepatitit, shenjat klinike jane te shumta, si turbullimet e tretjes, dhembje barku ne kuadratin e siperm te djathte, lodhje e shpejte fizike e mendore, ulje oreksi, renie ne peshe, temperature deri ne 37.5-37.8 grade. Ne ekzaminimin ekografik dhe ne ekon qe i behet pacientit konstatohet zmadhimi i melçise nga 3 cm deri ne 6 cm poshte harkut te brinjes se djathte. Ndersa ne analizen e gjakut vihet re nje rritje e transaminazave (transaminazat jane enzima te citoplazmes qe çlirohen ne gjak kur qelizat hepatike vdesin).

Femrat, me te rrezikuara: Femrat demtohen nga alkooli shume me shpejt dhe me rende se meshkujt. Sipas mjekeve, kjo lidhet me veçorite hormonale te tyre. Predispozicioni gjenetik ka nje ndikim te madh ne shfaqjen e semundjes se melçise. Studime te shumta kane treguar se ky faktor luan rol te rendesishem jo vetem ne shkallen e demtimit te melçise, por edhe ne fenomenin e varesise ndaj alkoolit. Gershetimi i njekohshem i perdorimit te alkoolit me infektimin e melçise nga viruset e hepatiteve shkakton demtime teper te renda ne melçi.
 
Demtimet nga alkooli: Perdorimi pa kriter i alkoolit shkakton dhjamosjen e melçise si pasoje e depozitimit te yndyrave ne qelizen e melçise dhe cirozen alkoolike qe perfaqeson nje demtim terminal te melçise. Steatoza e melçise ose dhjamosja e melçise, perveç alkoolit, shkaktohet edhe nga faktore te tjere siç jane: dieta e pasur me yndyra, mbipesha, diabeti i sheqerit apo dhe perdorimi i estrogjeneve dhe i kortizoneve.
 
Mjekimi: Kushti vendimtar per te pasur nje mjekim te efektshem eshte nderprerja kategorike e perdorimit te metejshem te alkoolit. Sipas mjekeve, ky moment eshte shume i rendesishem, po aq sa dhe ndikimi pozitiv i barnave. Ne ato raste kur i semuri vazhdon te konsumoje alkool, qofte edhe ne sasi te vogel, mjekimi eshte i paefektshem.
 
Dieta per melçine: Dieta e shendetshme per melçine eshte nje diete e ekuilibruar me te gjithe perberesit fiziologjike, duke menjanuar rastet e teperta te yndyrave dhe sheqernave. Perveç ketyre, kjo diete duhet te jete e pasur me vitamina dhe kripera minerale. Sipas mjekeve popullore, kjo eshte dieta ideale per te patur nje melçi te shendetshme. Gjithashtu, ne kete diete duhet te eliminohet duhani, alkooli, niseshteja, dhjamerat, gjalpi, jo shume mish dhe duhet patur kujdes nga kripa dhe sheqeri.



Main menu 2