Jump to Navigation

Semundjet nga duhani

Duhani nënkupton bimën e familjes Nicotiniana të llojeve dhe tipeve të ndryshme të modifkuar apo jo gjenetikisht, me gjithë pjesët e saj. Katrani, nënkupton mbetjen e thatë të tymit të duhanit pa nikotinë. Varësia e duhanit është helmimi më vdekjeprurës për shoqërinë. Vdekja vjen si pasojë  e sëmundjeve që shkakton duhani.  Në çdo cigare ka më shumë se 4000 mijë lëndë kimike helmuese që shkaktojnë kancerin apo që mundësojnë zhvillimin e kancerit. 50 nga këto janë vertëtuar të kenë ndikim direkt në shkaktimin e kancerit.
 
Nikotina është përbërësi që krijon varësinë e personit nga duhani. Kjo është nje subtancë alkaloide helmues e cila gjendet në duhan dhe ka veprim helmues në sistemin nervor autonom Nikotina gjithashtu përshpejton rrahjet e zemrës, rrit tensionin dhe rrit rrezikun për koagulimin e gjakut.
 
Gazi i monoksidit të karbonit që gjendet në tymin e duhanit ul kapacitetin e gjakut për të mbajtur oksigjen dhe pengon transportimin e mjaftueshëm të oksigjenit në inde. Si pasojë e kësaj ata që pijnë duhanin gjatë ushtrimeve fzike lodhen më shpejt.
 
Sipas të dhënave të Shoqatës Shëndetësore Botërore (WHO) në vitin 2006, 4.8 milion persona kanë vdekur nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani. Ky numër mendohet të arrijë në 10 milion në vitin 2025. Gjithashtu cilësohet se nga kjo shifër, 7 milion përsona i përkasin vëndeve në zhvillim si vendi ynë dhe 25-30% e përsonave që  nga duhani vdesin më herët.
• Duhani është shkaku i 35% të vdekjeve nga kanceri tek mëshkujt dhe 15% të vdekjeve nga kanceri tek femrat.
• Duhani është shkaku i 90% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive. Kanceri i mushkërive zë vëndin e parë në vdekjet nga kanceri. Përsonat që pijnë duhan kanë një rrezik për kancer të mushkërive 20 herë më të madh sesa personat që nuk e pijnë duhanin.
• Edhe ata që nuk e pijnë duhanin por janë nën ndikimin e atyre që e pijnë (duhanpirës pasivë), kanë një rrezik për kancer të mushkërive 3 herë më të madh në krahasim me ata që nuk pijnë.
• Ata që pijnë duhan, përveç kancerit të mushkërive rrezikojnë të preken nga kanceri i gojës, gjuhës, buzës, fytit (laringu), rrugës së ngrënies (ezofagus), pankreasit, veshkave, fshikëzës sëurinës, prostatit dhe qafës se mitrës.
• Gratë që, pavarësisht se nuk pijnë por janë nën ndikimin e tymit të duhanit, kanë një rrezik më të rritur për kancerin e gjirit
• Duhani është shkaku kryesor i sëmundjeve të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes që shfaqën më vështirësi në frymëmarrje si p.sh bronkiti kronik dhe emfzema. Vdekja që shkaktohet nga këto sëmundje është 40 herë më e lartë se atyre që nuk pijnë.
• Rreziku i krizës së zemrës është 3 herë më i lartë tek ata që pijnë duhan.
•  Duhani ndikon në qarkullimin e gjakut dhe në enët e gjakut. Më këtë ndikim rritet rreziku për sëmundjet e enëve të gjakut të trurit dhe rreziku për t’u paralizuar. Duhani shkakton gangrenë të këmbëve.
•  Gratë që pijnë duhan rrezikojnë të kenë më tëpër aborte të padëshiruara, lindje të parakohëshmë, lindje të bebeve më peshë të vogël dhe infertilitet. Gratë që përdorin ilace për kontrollin e shtatëzanise (kontraceptive oral) dhe pijnë duhan rrezikojnë të kalojnë krize zemre.
•  Duhani shkakton impotencë tek meshkujt.
•  Duhani rrit rrezikun e ulcerës së stomakut dhe ngadalëson shërimin e saj.
•  Duhani shkakton tharje të lëkurës, sëmundje të psoriazës dhe lehtëson formimin e kataraktit në sy.



Main menu 2