Jump to Navigation

Virusi H1N1 Influenza A (gripi i derrave)

Ç’është gripi i derrave dhe si ndryshon ai nga gripi i zakonshëm?
Gripi i derrave është një sëmundje respiratore e cila ka disa elementë të virusit që gjendet te derrat. Nuk ka të dhëna që virusi i gripit të ketë kaluar nga derri i sëmurë te njeriu. Shkencëtarët janë duke kërkuar origjinën e tij. Për momentin ai quhet me emrin H1N1 influenza A.
Gripi i derrit është konfirmuar në shumë vënde dhe po përhapet nga njeriu te njeriu, gjë e cila mund të shkaktojë shpërthimin e një pandemie. Gripi i derrave është i ndryshëm nga gripi i zakonshëm sepse është një virus i ri gripi që shfaqet tek njeriu dhe përhapet shumë shpejt nga njeriu tek njeriu në të gjithë botën.
Meqënëse është një virus i ri askush nuk është i imunizuar ndaj atij dhe çdokush mund të jetë i rrezikuar për ta marrë. Kjo përfshin si njerëzit e shëndetshëm ashtu edhe të moshuarit, fëmijët dhe ata nën trajtim me barna.

Si përhapet gripi i derrave?
Gripi i derrave është i përbërë nga pjesëza të vogla të cilat mund të përhapen nëpërmjet sekrecioneve të hundës dhe të gojës kur kolliteni ose tështini.
Nëse ju nuk mbuloni hundën dhe gojën me një shami, këto pjesëza mund të përhapen në mjedisin përreth dhe të tjerët rrezikojnë ti thithin ato nëpërmjet ajrit. Nëse ju tështini mbi duart tuaja atëhëre këto pjesëza do të kalojnë nga duart në sipërfaqjen e objekteve që ju prekni dhe virusi mund të jetojë atje për disa kohë.
Objektet që janë më shumë të ekspozuara janë doreza e derës, tastiera e kompjuterit, telefonat dhe vendet ku mbahen njerëzit në autobus.
Nëse njerëzit e tjerë i prekin këto dhe më pas prekin fytyrën e tyrë atëherë këto pjesëza mund të hyjnë në sistemin e tyre të frymëmarrjes dhe kështu mund të infektohen.
Në këtë mënyrë merren edhe të gjitha llojet e viruseve të të ftohtit të thjeshtë dhe gripit të zakonshëm duke përfshirë edhe gripin e derrave.

Çfarë mund të bëhet?
Për viruset nuk ekziston ndonjë kurë trajtimi. Barnat antiviralë ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit nëse merren brenda 48 orëve të fillimit të simptomave dhe veprojnë:
• Duke lehtësuar simptomat
• Duke ulur kohëzgjatjen e sëmundjes për një ditë
• Duke ulur rrezikun e komplikacioneve seriozë sic është pneumonia

A ka h1n1 vaksinë?
Roche ka zhvilluar Tamiflu por rekomandimet e mjekëve janë që ai te merret vetëm për raste te renda dhe assesi pa konsultimin e mjekut. Mjekët në ndekohë kanë studiuar efektet e Tamiflu mbi kete virus te ri pandemik. Ky kontrolle i marrjes se Tamiflu behët për asrye që Tamiflu mund te ketë kundëeindikacione shumë të rrezikshme.

Çfarë mund të bëjmë tjetër?
Ka disa veprime që do ju jenë të dobishme në rast të përhapjes së këtij gripi.
Komshinjtë dhe të afërmit mund t’ju ndihmojnë për ta kaluar gripin më lehtë. Për shembull, ju mund tu thoni atyre t’ju blejnë barnat, ushqimet, dhe gjërat e tjera që ju nevojiten. Kështu nuk do ju duhet të lini shtëpinë, në qoftë se jeni të sëmurë. Mos shkoni në emergjencë, osë në urgjencat kirurgjikale, vetëm në rast se jeni shumë rëndë i sëmurë, ose mjeku që ju ka vizituar në familje ju ka këshilluar të shkoni, në të kundërt ju mund ta përhapni sëmundjen tek të tjerët. Thojini një mikut tuaj të dalë për ju.

CILAT JANË SIMPTOMAT ?
Disa nga simptomat janë temperaturë, kollë, frymëmarrjë e shpeshtë e rënduar. Disa të tjera mund të jenë dhimbje koke, dhimbje fyti, të dridhura, sekrecione nga hundët, tështima, ulje e oreksit, lodhje, dhimbje muskulare.

Çfarë mund të bëj për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga gripi?
Gjëja më ë mirë është higjiena personale. Kjo ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe mund të jetë mjeti më efektiv që mund t’ju mbrojë ju dhe të tjerët nga infeksioni.
Kur kolliteni apo tështini kujtoni rregullat e higjenës. Gjithmonë mbani shami më vete. Përdorni shami të pastra për të mbuluar hundën dhe gojën dhe hidhini ato poshtë pas një përdorimi. Lani shpesh duart me ujë dhe sapun.

A më mbron plotësisht maska?
Nga të dhënat shkencore është treguar se maskat e thjeshta nuk i mbrojnë njerëzit nga mundësia e infektimit. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe ndalimin e përhapjes së virusit është përdorimi  i shamisë dhe larja e duarve.



Main menu 2