Jump to Navigation

Dieta dhe Shendeti Oral

Trupi juaj eshte si  nje makineri komplekse.  Ushqimet qe ju zgjidhni ,dhe menyra se si i konsumoni ato ndikojne fuqishem ne shendetin tuaj ne pergjithesi dhe ate te dhembeve dhe mishrave ne vecanti. Per shume dentist  konsumimi i pijeve dhe produkteve  me sheqer sintetike eshte nje problem pasi mund te shkaktoje shume crregullime ne shendetin oral.
Menyra e te ngrenit si dhe perzgjedhja e ushqimit ndikon shume fuqishem ne parandalimin e kariesit dentar sidomos tek te rinjte.

Kur sheqeri bie ne kontakt me pllaken bakteriale qe ndodhet ne dhemb ,ben qe te prodhohet produkt acide te cilat sulmojne  dhembet per 20 min dhe me shume. Kjo pastaj mund te coje ne karies dentar (prishje te dhembeve ose kavitete).
Rekomandimet varjojne sipas grupmoshave si  dhe  stilit te jetes.

Disa ushqime dhe lengje qe permbajne sasi te konsiderueshme  sheqeri si qumeshti dhe produktet e tij,dhe frutat nuk duhen hequr nga dieta sepse permbajne shume elemente qe i nevojiten trupit.
Qe te menaxhoni sasine e konsumit te sheqernave ,ju mund te shikoni gjithmone informacionet e shkruara mbi produktin si dhe sasine e sheqerit qe ata permbajne  keshtu qe ju lehtesisht mund te evitoni shume produkte me perqendrime te larta sheqeri.

CFARE MUND TE BENI?
• Mbani nje diete te shendetshme
• Perdorni uje pas ushqimit
• Mos konsumoni ushqime te thata dhe me shume sheqer
• Lani dy here ne dite dhembet me paste me permbajtje fluori
• Perdorni floss dentar(fije dentare) per heqjen e mbeturinave ushqimore midis dhembeve.
• Kontrolle periodike tek dentisti

PYETJET ME TE SHPESHTA
• Si ushqimet ndikojne ne kariesin e dhembeve?
• Si te zgjedhesh ushqimet e duhura?
• Cilat jane keshillat per nje shendet oral sa me te mire?

Si ushqimet ndikojne ne kariesin e dhembeve?

Kur ju hani ,ushqimet bien ne kontakt me floren bakteriale qe ndodhet  ne pllakat e siperfaqeve te dhembeve. Pas cdo ushqimi sidomos atij me ushqime te embelta kontakti i sheqerit me bakteret ben qe keto te fundit ta zberthejne sheqerin duke cuar ne prodhimin e acidit , i cili sjell shkrirje te pjeses se forte te dhembit, pra zmaltit . Sa me shpesh te hani dhe sa me shume te qendroje  ushqimi ne goje aq me te rrezikuar jeni.

Si te zgjedhesh ushqimet e duhura?

Shumica e ushqimeve permbajne sheqer sic jane frutat ,qumeshti ,buka,madje dhe perimet.
Celsi per te bere zgjedhjen e duhur ne keto ushqime nuk eshte ti evitosh ato por te mendosh para se ti hani ato.
Jo vetem cfare hani por edhe kur hani perben nje diference te madhe ne shendetin oral.
Per nje shendet oral sa me te mire mbani ne mendje keshillat e me poshtme.

Cilat jane keshillat per ne shendet oral sa me te mire?

• Mbani nje diete te shendetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore si
(Buke,drithera/fruta/perime/mish/peshk/qumesht djath kos)

• Perdorni uje pas ushqimit

• Mos konsumoni ushqime te thata dhe me shume sheqer

• Lani dy here ne dite dhembet me paste me permbajtje flori

• Perdorni floss dentar(fije dentare) per heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhembeve.

• Kontrolle periodike tek dentisti

Cili eshte shqetesimi ne shitjen e pijeve te embla ne shkolla nepermjet kontratave ekskluzive te pijeve te buta?

Me gjithe informacionin qe ofron shoqata,ne kontratat e lartpermenduara ne menyre te pa evitueshme perfshin dhe promocionin qe behet per pijet e embla dhe produkte te tjera ushqimore jo te shendetshme. Krahas kesaj eshte raportuar se keto marrveshje obligojne shkollat per te pranuar marketing te perhapur ne femije duke cuar ne rritjen e konsumit te ketyre produkteve.

Pse eshte vene ne dukje tani?
Ne shqiperi vitet e fundit vihet re nje fenomen shqetesues i vendosjes se makinave me pije dhe produkte te tjera te embla ne mjediset e shkolles. Ky eshte nje fenomen te cilin vendet e zhvilluara e kane kaluar dhe tashme kane vendosur rregulla strikte duke kufizuar perdorimin e tyre. Konsumi I ketyre produkteve u shoqerua me nje rritje te indekseve te prishjeve te dhembeve dhe mbipeshe te grupmoshat shkollore.

Cfare eshte nje pije e bute/embel?

Pije te embla quhen te gjitha pijet qe permbajn sheqer (karbohidrate) dhe  bicarbonate (lengje frutash, kola, fanta, pepsi etj) ose permbajtje acidi citric si pijet me gaz me permbajtje limoni, portokalli etj (lemon soda).

A shkaktojne pijet e buta prishjen te dhembeve?

Faktoret qe cojne ne prishjen e dhembeve jane te shumte,por ajo qe ne dime eshte se konsumi i larte i produkteve me permbajtje sheqeri rrit riskun per prishjen e dhembeve.

Cfare mund te pijne femijet?

Zgjidhni pije te cilat kane vlera ushqyese dhe hidratuese per trupin.
Lengje frutash te cilat kane te pakten 50% leng fruti dhe pak embelsues.



Main menu 2