Jump to Navigation

Dieta “dëshpëruese”

Është dieta klasike e të humburit peshë në minutën e fundit. Bazohet në dy regjime ushqimore për tu ndjekur, ku secili kërkon 14 ditë. Faza e parë është e karakterizuar nga një reduktim i fortë i karbohidrateve, yndyrnave dhe sheqernave, si dhe nga rritje të proteinave. Faza e mirëmbajtjes, në fakt, siguron një mbështetje të fortë të karbohidrateve dhe yndyrnave.

Pra, bëhet fjalë për një regjim me mish, peshk pa yndyr dhe perime me pak kalori. Nga një vakt në tjetrin, janë të ndaluara pijet alkoolike dhe ushqimet pikante, por këshillohen konsumimi  I ekstrakteve të ziera, pasi ndihmojnë në heqjen e lëngjeve të tepërta dhe ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të urisë. Të ndjekësh këtë dietë mund të arrish të reduktosh 500 gramë në ditë. Givanna Cecchetto sqaron: “Shumë studime për çështje të mbipeshës, tregojnë se dietat e varfëra me karbohidrate dhe me shumë proteina si kjo, mund të japin në 3 muaj rezultatet më të shpejta dhe më të kënaqshme, por në periudhë afatmesme, pra pas 6 muajsh ose 1 vit, rezultatet përputhen me dietat e balancuara dhe më pak të dëmshme për organizmin.



Main menu 2