Jump to Navigation

Dieta Atkins

Edhe kjo është një dietë me shumë proteina, e cila bazohet në aftësinë që ka organizmi për të prodhuar energji, duke djegur më parë karbohidratet dhe më pas yndyrnat. Pra, nëse reduktojmë karbohidratet, organizmi përdor yndyrnat e mbledhura si burim energjie primare dhe në këtë mënyrë redukton peshë nga trupi dhe nga masa e yndyrshme. Në praktikë, dieta Aktins kërkon të mbajë konstant nivelin e insulinës, duke e transformuar organizmin në një makinë djegëse yndyrnash.

Faza e parë e dietës, që duhet të ndiqet të paktën 2 javë, është ajo e vendosjes së kufizimeve të forta për reduktimin e karbohidrateve, që nuk duhet të kalojë 20 gramë në ditë (për të patur një ide, mjafton të mendoni se në 100 nga ushqimi që hani,ka 75 gramë karbohidrate). “Sepse bëhet fjalë për një dietë me shumë proteina” shpjegon Giovanna Cecchetto “ është e këshillueshme nga doktori, se më parë duhet të bëhet një kontroll nëse veshkat janë efikase”.



Main menu 2