Jump to Navigation

Dieta me shkëputje

Bazohet në 5 rregulla themelore: të mos përfitohen karbohidrate nga proteinat dhe acidi i frutave gjatë të njëjtit vakt/racion; bëni pjesë kryesore të dietës suaj sallatat dhe frutat; ushqehuni me proteina, niseshte dhe yndyrna të kontrolluara; hani brumëra por duke shmangur ushqimet e rafinuara dhe të përpunuara, të bëra me miell të bardhë, margarinë dhe sheqer; krijoni hapësirë midis vakteve, të paktën 4 orë e gjysmë. Dieta presupozon se nëse sasi të mëdha karbohidratesh dhe proteinash janë të ndërthurura në të njëjtin vakt, krijohet një ambient me shumë acid për tretje të niseshtesë dhe me pak acid për një tretje të mirë të proteinave.

Për këtë, mbështetësit e dietës me shkëputje, këshillojnë të bëhet “një mini-vakt” për të favorizuar një tretje më të thjeshtë. E rëndësishme është të evitoni këto kombinime: për shembull, të mos përziesh tipe të ndryshme proteinash (qumësht dhe mish, vezë dhe djathë, peshk dhe perime); eliminoni përfitimet e karbohidrateve nëpërmjet mishit dhe mos hani bashkë ushqime me të njëjtat karbohidrate (qofshin të thjeshtë apo kompleks, si sheqer dhe makarona, vezë dhe bukë, banane dhe bukë).



Main menu 2