Jump to Navigation

Dieta “orëvëzhguese”

Është një dietë me shumë kalori, 1200-1300 kalori të përditshme, ndiqet minimumi për tre javë dhe kërkon përpikmëri qoftë në ndjekjen e listës së ushqimeve të propozuara, ashtu edhe në peshën e secilit ushqim në çdo vakt. Kur aderon në programin e kësaj diete, mësohen edhe disa “truke” shpëtim kalorish, për shembull të eliminosh yndyrnat e mishit përpara gatimit dhe t`i gatuash ushqimet në enë të veçanta lejojnë eliminimin e yndyrnave.

E rëndësishme është kombinimi i ushqimit në mënyrë të rregullt, si semafor. E gjelbra përkon me frutat dhe perimet; e verdha me me bukën, makaronat, orizin, drithërat, patatet, perimet, mishi, shpendët, peshqit, vezët, laktozin dhe yndyrnat; e kuqa me ëmbëlsirat, ushqimet me shumë yndyrna. “ Pika kritike e kësaj diete” thekson Presidentja e Shoqatës “ është se ushqimet klasifikohen duke u bazuar në vlerat kalorike dhe jo në bazë të vlerave ushqyese. Kështu që rreziku qëndron në faktin se ndërtohet një dietë e joekuilibruar, sepse eliminohen edhe ato pak yndyrna dhe karbohidrate që janë të nevojshme”.



Main menu 2