Jump to Navigation

Dieta “dukan”

Është një nga dietat e fundit, që po “çmend” të huajt. Bazohet në katër faza: ajo e proteinave të pastra; ajo “alternative” në të cilën shtohen perime; e rikthimit të një ngrënjeje normale duke u bazuar në dy principe: të bësh një të enjte plot proteina dhe të hash tre lugë krunde dhe tërshëre në ditë. Avantazhet e kësaj diete janë: Humbje e peshës fillimisht në mënyrë të shpejtë dhe më pas një regjim “të lirë”. Dieta e doktor Dunkan-it, në fakt lejon dy “darka gala” në javë.

Një tjetër avantazh i padiskutueshëm është mungesa e një limiti në sasi: çdokush është i lirë të konsumojë ushqimet e kësaj diete pa marrë parasysh sasinë. Por, kujdes, në mundësinë e keqkombinimit të tyre. “Modeli” thotë dietologu “është gjithmonë ai me shumë proteina, por me ndryshimin se kuota e karbohidrateve është nën vlerën minimale të pranueshme nga shëndeti”.



Main menu 2