Jump to Navigation

Dieta e biskotave

Në Amerikë kjo dietë, nga doktor Sanford Siegal, po korr shumë sukses dhe është shumë e preferuar nga yjet si Kelly Clarkson e Jennifer Hudson. Konsiston në ngrënien e biskotave të ndryshme përgjatë ditës dhe ngrënien e një vakti me jo më shumë se 1.000 kalori, për shembull pulë të zier me perime. Biskotat për të cilat flitet në dietë janë të veçanta (zëvendësuese të vaktit) përgatitur nga proteina të mishit, qumësht dhe vezë dhe nga aminoacide speciale. “ Efekti i dobësimit” shpjegon eksperti “ arrihet përmes kalorive të ulëta.

Rreziku qëndron në faktin e humbjes së peshës në mënyrë të kënaqshme, por në një kohë shumë të shkurtër dhe me pak qëndrueshmëri”. Por atëherë pse preferohet kaq shumë? Janë dy faktorë të suksesit: mund të hash një vakt të mirë pa gatuar dhe fakti që biskota këshillohet tek të gjitha dietat për dobësim.



Main menu 2