Jump to Navigation

Dieta “hënë”

Nuk është gjë tjetër veçse agjërimi. Ideja është të vësh në pushim aparatin tretës, siç këshillon Brad Pilon në librin e tij “ Ha, Ndalo, Ha”, të pushosh së ngrëni të paktën 24 orë të paktën disa herë në javë. Minimumi do të ishte 18 orë, maksimumi 3 ditë, ku metabolizmi “çlodhet” dhe eliminohen produktet negative. Sipas një studimi të Universitetit të Berkeley-it, agjërimi stimulon prodhim të hormoneve që ndihmojnë në djegien e yndyrnave me një sërë përfitimesh: rritje të metabolizmit, rënie të masës yndyrore, rënie të presionit të gjakut dhe rregullim të gjendjes së glukozës.

Por specialistët vënë në dukje:“ Agjërimi ka efekte negative, për shembull në çrregullim të sinjaleve të urisë dhe ngopjes, me rrezikshmëri të vdekjes nga uria dhe humbjes së kontrollit, veçanërisht në ngrënien e ushqimit”.



Main menu 2