Jump to Navigation

Barnat anti-inflamatore jo-steroidale si një faktor rreziku për ulçerën

Ulçera është një kompleks i çrregullimeve që kanë të bëjnë me tretjen e ushqimit, e që mund të ndikojnë në nivelet e sistemit gastrointestinal. Ulçera zakonisht shkakton inflamacion (pezmatim) dhe plagë të hapura të organeve dhe indeve të dobëta të shtresës gastrointestinale. Llojet më të shpeshta të ulçerës janë ulçera e stomakut dhe ajo duodenale. Derisa shumica e ulçerave duodenale janë të lehta, ulcerat e stomakut mund të na dërgojnë në komplikime serioze siç janë vrimat e murit të stomakut dhe rrjedhje gjaku të brendëshme. Në disa raste, ulçera e stomakut eventualisht mund të jetë shkaktare e kancerit të lukthit, një sëmundje kërcënuese për jetën. Ekzistojnë disa shkaqe dhe faktorë të rrezikshëm të ulçerës së stomakut. Rastet më të shpeshta të ulçerës së stomakut vijnë si pasojë e bakteries Helicobacter pylori si dhe prodhimit  të tepërt të lëngjeve që ndihmojnë tretjen e ushqimit.

Kategoritë që janë më të rrezikuara nga ulçera e stomakut janë: personat mbi moshën 50-vjeçare, duhanpirësit, personat që kanë pasur operime kirurgjike abdominale, ata që kanë tejkaluar lëndimet abdominale dhe personat që ndjekin trajtimet me barna anti-inflamatore jo-steroidale (NSAID). Studimet e fundit kanë treguar se disa medikamente japin një kontribut të madh në përhapjen e ulçeres së stomakut.

Zakonisht parashihet trajtimi i artritit reumatik me barna anti-inflamatore jo-steroidale që e rrisin rrezikun e ulçerës së stomakut. Këto barna ndikojnë në sistemin digjestiv në nivele të shumëfishta: ato dobësojnë mbështjellësin mbrojtës të mukozës së brendshme, nxisin një prodhim të tepruar të acidit gastrik dhe pepsinës, turbullojnë qarkullimin e gjakut në nivel të stomakut. Diklofenaku është një bar anti-inflamator jo-steroidal i zakonshëm që parashihet për trajtimin e artritit reumatik. Ky medikament njihet si bllokues i koenzimave të cilat i prodhon trupi i njeriut, kemikateve që kanë një rol të rëndësishëm në rinovimin e mbështjellësit mbrojtës të mukozës së stomakut, që e rrit më shumë rrezikun e zhvillimit të ulcerës së stomakut. Statistikat tregojnë se vazhdimi i trajtimit me Diklofenak është përgjegjës për shkaktimin e më shumë se 150.000 rasteve të reja vjetore të ulçerës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu 10.000 pacientë që ndjekin trajtime të zgjatura me këtë bar supozohet se vdesin si pasojë e komplikimeve të ulçerës. Ndonëse prodhimet e reja të barnave anti-inflamatore josteroidale si p.sh. Celebrex konsideroheën të jenë të sigurta dhe shumica e pacientëve që ndjekin trajtime të zgjatura me këto medikamente, rrezikojne gjithashtu të ju përhapet ulçera dhe çrregullime të tjera gastrointestinale. Studimet e fundit tregojnë se më shumë se 10 % e pacientëve që pranojnë vazhdimin e trajtimit për artritin reumatik e zhvillojnë ulçerën më shpejtë. Disa prej këtyre pacientëve gjithashtu zhvillojnë komplikime serioze siç është depërtimi ose ulçera me rrjedhje gjaku. Aktualisht shkenca mjekësore është e paaftë të zëvendësojë barnat anti-inflamatore jo-steroidale me medikamente të tjera më të sigurta. Edhe pse barnat anti-inflamatore jo-steroidale kanë shumë efekte anësore, ato janë gjithashtu një opcion parësor në trajtimin e artritit reumatik dhe sëmundjeve tjera inflamatore.

Në mënyrë që të parandalohet përhapja e ulçerës tek pacientët që pranojnë trajtime mjekësore, kjo kategori e pacientëve duhet të përfitojë prej kontrollave mjekësore të shpeshta.

Përgatiti: Florianë Latifi



Main menu 2