Jump to Navigation

Dieta UN

Kjo dietë përveç mënjanimit te peshës se tepërt ndryshon edhe metabolizmin, kështu qe pesha me nuk kthehet. Dieta zgjate 90 dite dhe humben nga 18-25 kg. nëse është e nevojshme qe te humbet me pak peshe, dieta ndërpritet me herët por atëherë vije edhe deri te ndryshimi i metabolizmit.
Dieta gjithmon fillon me diten e proteinave, pastaj vije dita e qullit, dita e karbohidrateve, dita e pemeve, pastaj prap dita e proteinave. RADHITJA E DITEVE NUK GUXON TE NDROHET.
MENGJESI: pergjate 90 diteve mengjesi eshte vetem me peme,  konsumohen 2 peme te njejta ose nje grusht peme te thata.

DITA 1- DITA E PROTEINAVE
DREKA:
• Mish, i zier ose i ferguar (3 copa – porcion i restoranit – 250 gr, ose 3 veze te ziera
• Buke – 1 cope
• Sallata – ne sasi te pakufizuara
• Supe – patjeter ( pa fide supe – 1 filgjan)
Kete dite mund te konsumohet produktet e qumshtit dhe djathe, por duhet te zvogelohet sasia e mishit apo vezeve.

DARKA:
Njejte sikurse dreka por pa supe, eshte e domosdoshme qe te konsumohet ushqimi i njejt sikur ne drek p.sh nese per drek eshte konsumuar mishi, atehere edhe per dark duhet te jete mish, e nese jane vezet atehere duhet te konsumohen vezet edhe per dark.

DITA 2: DITA E QULLIT
DREKA:
• Pasulj, bizele, oriz, patate – te ziera vetem me erreza ( krip, veget, piper, keqap, domate te ziera) nje pjate e plote
• Buke – 1 cope
• Sallate – ne sasi te pakufizuara

DARKA:
Darka eshte e njejte por ne sasi te pergjysmuar

DITA 3: DITA E KARBOHIDRATEVE
DREKA:
pasta (makarona) te ziera me shtese te errezave – keqap apo ngjajshem, ose pice vetem me keqap, apo pjekurina te kriposura (kifle) ne sasi te pices te cilat pergatiten ne piceri (p.sh 3 kifle)

DARKA:
• 2 copa me te holla torte, apo 3-4 copa embelsire, apo 3-4 toptha akullore
• Patjeter  nje rend qokollate per zierje

DITA 4: DITA E PEMEVE
DREKA DHE DARKA:
Vetem peme te perziera, ne sasi te pakufizuar

Informata shtese
• Pas rrethit  7x 4 dite, dmth 29 ditesh ( 3 here pergjate dietes) praktikohet “Dita e ujit”, gjate tere dites konsumohet vetem uje.
• Patjeter  pas dites se pemeve apo nganjehere edhe dites se ujit, dieta vazhdohet me dite te proteinave.
• Kafeja dhe qaji mund te konsumohen  por pa sheqer, langjet te konsumohen ne sasin me te vogel te mundshme, dhe patjeter duhet te jen dietale, te pagazuara
• E gjitha qe eshte e cekur ne dite duhet te konsumohet, sepse qdo produkt ka rrolin e tij ne organizem, pemet jane te obligueshme ne mengjes sepse me se shpejti japin energji, qokollata ne diten e 3-te gjithashtu sepse e mbron organizmin nga ndonje alergji te mundeshme.
• Sasite e ushqimit jane me te medha se sa te zakonshmet, kurse produktet ushqimore jane te pershtatura me kushtet dhe klimen tone, duhet qene te rregullt dhe kembengules. Mund te ndodh qe 10 ditet e par ate dietes te mos humbisni peshe po pas 10 dites do te humbisni 3-4 kilogram pernjehere.
• Pas 90 ditesh te dietes, duhet te vazhdohet edhe 90 dite te tjera qe ne mengjes te konsumohen vetem pemet, gjeresa ne drek dhe darke i riktheheni menyres se te ushqyerit te zakonshem, ne kete periudh duhet te humbisni edhe 3 kilogram te tjere gje qe tregon se metabolizmi juaj ka ndryshuar, nese nuk i humbisni 3 kilogram gjate atyre 90 diteve atehere dieta duhet te perseritet por pas 3 muaj pushim.
• Eshte e domosdoshme qe pas drekes te merrni tablet e cila permban  dozen ditore te vitaminave dhe mineraleve.

NESE DESHIRONI TE HUMBISNI ME SHUME PESHE, DIETA NUK GUXON TE VAZHDOHET PER ME SHUME SE 90 DITE, POR PAS 3 MAUJ PUSHIM MUND TE FILLONI PRAP EDHE 90 DITE TE TJERA PER ARRITUR PESHEN E DESHIRUAR.

Disa dieta si formula per humbje peshe mund te jene shume te demshme per organizmin tuaj, nuk eshte e rekomandueshme  praktikimi i asnje lloje diete pa konsultim te meparshem me mjekun. Dietat i tregojme me mendimet me te mira por nuk jemi pergjegjes per deshtim te tyre, per demshmerin e saj apo per pasojat tjera te cilat mund ti lene dietat, zbatimin e ketyre dietave i merrni ne pergjegjesin tuaj.



Main menu 2