Jump to Navigation

Dietat dhe kalorit

Kush mban dietë ?

Përpara se te filloni një aktivitet fizik diete ose diete qofte kjo dhe elementare , duhet te konsultoheni me mjekun përkates. Aty duhet të bëni të gjitha analizat e mundshme për të parë nesë vuani nga sëmundje të ndryshme. Në të njëjten kohë për të parë nesë sistemi metabolik është aq i aftë për të përballuar një diete të tillë.

Një pakujdesi e vogel mund të shkaktoj dëme serioze në shëndetin tuaj!

Çfarë janë dietat ?

Ato janë te shumellojshme si , për të rënë nga pesha, por dhe për të shtuar peshë , për mbajtje ekuilibri , për kurimin e sëmundjeve dhe shumë të tjera. Pra dieta është një regjim i caktuar i të ushqyerit ,që sjell në një rezultat të caktuar! Me dietë kuptojm privimin e një ose shume grupeve ushqimore ,sipas dietës që ne do te zbatojme. Zakonisht në të gjitha dietat nuk këshillohen të jenë strikte ose të ekzagjerohet me atë që paraqet ajo.Privimi ekstrem i ushqimit ju sjell në shkatërrimin e plot të organizmit. Kalimi i organeve tuaj ne gjendje anoreksie është forma më torturuese e trupit e cila sjell dëme të pa riparueshme ne organizmin tuaj.

Diet apo aktivitet fizik ?

Dieta pa stërvitje është si bima pa diell (diçka artificiale pa ngjyrë). Për te rënë nga pesha bëni këtë program 3 muajt e parë 30% dietë e 70% aktivitet aerobik ,dhe kështu duke e rralluar plotësiaht dietën por duke bër 100% aktivitet fizik. Mos u gënjeni se dietat e vazhdojne efektin përherë ,ato zakonisht e kanë efektin më të madh gjat javëve të para. Më pas ato nuk kanë efekt shumë të madh dobësimi dhe mund të bëhen shumë të rrezikshme. Ju këshillojm që në fillim të zgjidhni palestren ose vendin për të bërë ushtrimet fizike dhe më pas dietën.

Cilat janë ushqime më shumë kalori ?

Ushqimet më me shumë kalori janë ato grupe ushqimesh të cilat kanë përqindje të lartë indyre ,sidomos ato me prejardhje shtazore si djathi , gjalpi ,veza dhe mishi i dhjamur, të gjithe drithrat dhe derivatet e tyre si mielli me të cilin bëjme bukën e makaronat më pas vjen sheqeri dhe në gjithshka që ky është brenda ,si çokollata ëmbelsirat më shërbet ,biskotat e plot të tjera. Pastaj vijnë lyrnat me prejardhje biologjike si vaji i ullirit ose i misrit,..etjer . Nesë trupi nuk është në gjëndje ti djeg të gjitha ato kalori që merr ,atëhere me siguri që ato do të shndërrohen në depozita dhjamore. Bëni aktivitet fizik , vetëm aty mund të çlironi ate që konsumoni.  Ju bëj të ditur se vetem 1 lug vaj ulliri është e parabarte me rreth 90 kalori për një njeri që bën jetë jo aktive do rreth 80 minuta për ti djegur , ndërsa në palestër me biçikletë profesionale , me puls 75-80% MHR mund edhe ti digjni per 10 min. Bëjeni vetë diferencën e të berit aktivitet fizik.

Mos i besoni shum dietave , nesë keni vullnet dhe kohe për aktivitete fizike nuk keni pse te zbatoni dieta te ndryshme.



Main menu 2