Jump to Navigation

Mieloik (kapsula)

30 kapsula 1400mg
Kunder stresit oksidativ per permiresimin e deficiteve neuropatike
Acid α-Lipoic dhe vaj nga lulja e diellit.
Acidi α-Lipoic si shoqerues i kompleksit polivitaminik (vit E, vit C dhe vitaminat e grupit B) ushtron nje efekt te dukshem antioksidant,i domosdoshem per te kundervepruar ndaj efekteve te radikaleve te lira, te gjeneruar edhe nga cregullime metabolike.

Perberesit
Perberesit per cdo kapsul; vaj nga lulja e diellit 450 mg, acid α-lipoik 400 mg, vit C pluhur (acid askorbik) 60 mg, triglyceride nga acidet yndyrore, lecitine (e marr nga bima e sojes), vit E 1000 UI/g (D-α-tokoferol) 10 mg, oksid zinku 11.25 mg, vit B3 (niacine) 9 mg, vit B5 (acid pantotenik) 3 mg, vit B6 (piridoksine) 1 mg, vit B2 (riboflavine) 0.8 mg, vit B1 (tiamine) 0.7 mg, vit B12 0.1 % (ciancobalamine) 0.5 mcg dhe acid folik 100 mcg.

Indikacionet terapeutike
- Neuropatia diabetike
- Neuropatite periferike
- Neuropatite hereditare si neuropatia periferike sensoro motore, neuropatia amiloidike familjare, neuropatia ne terren te porfirise.
- Neuropatite e fituara, nga shkaqe si, alkooli dhe produkte te tjera toksike, deficite nutricionale, neuropati ne terren te semundjeve sistemike, tumore , amiloidoza, agjente infektive, traumat dhe kompresionet nervore si sindroma e tunelit karpal, tunelit tarsal dhe herniet diskale.
- Neuropatia ischemike.
- Sindrom radikular.

Acidi Lipoik
Eshte nje vitamine e tretshme ne yndyrna qe egziston ne dy forma , te oksiduar dhe te reduktuar. Ne analogji me vit E ka veprim antioksidant duke reduktuar radikalet e lira ne membranen qelizore. Permasat e saj te vogla e bejne te tretshme ne uje dhe keshtu ul radikalet e lira ne mitokondri gjate procesit oksidativ.
Acidi lipoik eshte perdorur mbi 30 vjet ne Gjermani dhe eshte vene re efikasiteti i tij edhe ne semundje te tjera neuropatike. Nje nga studimet e para double blind ne 1980, kane konfirmuar kete efikasitet. (Sachse G. et al 1980). Tre studime ALADIN (α- Lipoik Acid in Diabetic Neuropathy) 600-1200 mg/dite me permirsim te simptomatologjise: (Ziegler D et al, 1995; 1999). ORPIL (Oral Pilot) 1800 mg/dite me permirsim te simptomatologjise pas 3 jave trajtim: (Ruhnau KJ et al, 1999). SYDNEY (Symptomatic Diabetic Neuropathy) 600 mg/dite EVme permiresim te simptomave: (Ametov AS et al, 2003). SYDNEY II 600 mg/dite OS me te njejtat rezultate: (Ziegler D et al, 2006). NATHAN I e II: 600 mg/dite OS/EV (Neurological Assesment of Thioctic Acid in Neuropathy). EASD 2007.

Vaji i fares se lulediellit
Ashtu si omega 3 (acid a-linolenik, 50-60%) dhe omega 6 (acid linoleik 12%) edhe acidit γ- linoleik eshte prekursore i acideve yndyrore EPA/DHA. Omega 3 ndikon ne permirsimin e simptomatologjise se neuropatise periferike. Nje studim ne 21 paciente te prekur nga diabeti tip 2 qe paraqisnin shenja te neuropatise diabetike, pas perdorimit te 1800 mg per os per 48 jave u vu re nje permirsim i simptomave si ndjesia e te ftohtit, dhe u vu re nje rritje e perceptimit vibracional, dhe permirsim te qarkullimit dhe te profilit lipidik (Okuda et al., 1996).

Zinku
Zinku eshte kofaktor ne me shume se 200 enzima te perfshira ne metabolizmin e karbohidratevesi dhe ne prodhimin, akumulimin dhe sekretimin e insulines. Shume studime flasin per rolin e Zn ne neuropatine diabetike por njeri prej tyre demostron nje kontroll me te mire te diabetit si dhe reduktimin e simptomatikes ne rastet me neuropati.(Gupta et al, 1998). Niveli i Zn serik eshte me i ulur ne pacientet diabetik se ata jo-diabetik, vertetuar kjo nga nje ekskretim i shtuar urinar :(Kazi TG et al. 2008; Anderson RA et al. 2001; Chausmer AB. 1998). Stidimi me i fundit ka gjetur nje lidhje midis diabetit dhe polimorfizmit te gjeneve humane, te implikuar ne disponibilitetin qelizor te zinkut: (Maret W. 2008. Molecular Genetics and Metabolism).

Vitaminat B
Perfshihen ne metabolizmin anabolik dhe energjitik te qelizave endoteliale te vasa nervorum dhe te neuroneve aferente. Ne nje studim te randomizuar dhe double blind ne 24 paciente diabetike (Stracke et al., 1996) me kohezgjatje 2 javore tregoi se perdorimi i kompleksit te vitaminave B1, B12,B6, paraqiti nje rritje statistikisht, sinjifikative ne percjellshmerise nervore te nervit peroneal ne grupin e trajtuar me placebo.

Menyra e perdorimit
Nje-dy kapsula ne dite ne rruge orale, perpara vakteve kryesore (dreke dhe darke).

Kujdes!
Te ruhet ne vende te fresketa, pa lageshtire dhe larg drites.
Te mbahet larg femijeve nen 3 vjec.
Te mos kalohet doza e keshilluar nga mjeku.



Main menu 2