Jump to Navigation

Leukemia të fëmijet

1. Prekja e fëmijëve nga kanceri
Fëmijët atakohen shumë rrallë nga kanceri, rreth 100 herë më rrallë nga mosha e të rriturve. Çdo vit mjekohen 14 fëmijë në cdo 100.000 fëmijë nga lindja deri në 15 vjeç.
Kjo sëmundje është më shpesh shkaku i vdekjeve tek fëmijët pas vitit të pare të jetës, nëse nuk marrim parasysh vdekjet e shkaktuara nga aksidentet.
Format e kancerit nga të cilat lëngojnë femijet janë: leucemitë, limfomat dhe format e ndryshme të tumoreve qe në onkologji quhen masa monolite (kompakte).
Kanceri është sëmundje që nuk ngjitet, as rrjedhojë e rregullave të trashgimnisë, veçse janë të njohura rastet e ndodhjes në farefis të kancerit.
Takon që shkaku i zhvillimit të ndonjë forme të kancerit tek një fëmijë nuk është e njohur dhe do të duhet ndoshta të përmirësojme (përfitojmë) lidhjet e shumëllojshme të njohura ose të panjohura.

2. Format më të shpeshta të kancerit tek fëmijët
Më e hasura është leucemia (përafërsisht 35% e tërësisë së tyre), pasojnë me kancerin e sistemit nervor, limfomat (limfodenitet agresive ose të organeve të tjera), tumoret e veshkave, të mbiveshkës, të indeve të fortë (kockat). Forma të tjera të kancerit janë shume të rralla tek fëmijët.
Tumoret e këqija (agresive, malinje) të moshave të rritura siç janë kanceri i gjirit, mushkrisë, prostatit, nishanet, nishanet e errët (melanoma) etj, vëzhgohen disi rrallë tek mosha e fëmijëve.

3. Roli i masave paraprake (Profilaksia)
Me këtë kuptojmë udhëzimet për evitimin e krijimit ose të zbulimit në kohë të prishjes të tërësisë së veprimtarisë normale të pjesëve ose të organeve të organizmit. Kjo arrihet nëse kujdestarët më të afërt të fëmijëve do të vrojtojnë ecurinë e gjithëanëshme të zhvillimit dhe, për çdo element sado të vogël të shmangies nga norma, të analizohet.
Zanafilla nis me lindjen në maternitet, vazhdohet me vizitat periodike të planifikuara në Këshëllimoren e fëmijëve, shkolla e më tej. Pra lidhja prind – mjek të bëhet pjesë përbërese e paragjykimit. Jo rrallë është e vështirë të pretendosh, të zbatosh me saktësi udhëzimet, aq më tepër kur sëmundja është pa simptoma të dukshme. Kjo kërkon durim, vëzhgim, kualifikim, njohje të teknikës diagnostikuese, aftësia për t’u lidhur me fëmijët, futja në botën e tyre etj, format si i paraqet, pasi si fillim ato kanë larmi dukurish. Pjesa tjetër i takon mjekut ta zgjidhë.

4. Çfarë është leucemia?
Leucemia është lëngatë që cënon (atakon) indin hemopoetik, celulat që prodhojnë elementët e gjakut në palcën e kockave, kryesisht atyre të mëdhaja si kofshë, kërci, baçini (legeni), dërrasa e kraharorit (sternumi) etj. Indi hemopoetik përfshin shumëllojshmëri qelizash, me formë e veprimtari të ndryshme. Këto qeliza të niveleve të ndryshme evolimi (zhvillimi) të tyre grupohen në 3 kategori (seri) kryesore:
a. Seria e kuqe (eritrocitet) ku përfshien qelizat të cilat çojnë në prekje te eritrocitit rruazor, i nevojshëm për mbartjen e oksigjenit në inde, që kontribon mirë në gjëndjen shëndetësore të individidt.
b. Seria e bardhë (leukocitet) ku përfshien rruazat e bardha që janë të domosdoshme për mbrojtjen e organizmit nga agresioni i mikrobeve.
c. Seria e celulave me bërthamë të madhe (megakariocitet) ku përfshihen qelizat që evolojnë në hemopetale (trombocitet), pa ngjyrë, me formë, të cilat japin ndihmesën në parandalimin e hemoragjisë.
Kur fëmija është sëmurë nga leucemia e palcës së kockave, vërehet një tejprodhim anormal i rruazave të bardha (në formë dhe prodhim), për pasojë ato nuk kryejnë detyrën mbrojtëse si një skuadër e organizuar për t’iu kundërvënë infeksioneve të ardhura nga jashtë.
Kur qelizat e leucemisë mbushin (ngopin) palcën e kockave, atëherë pakësohet në menyrë të ndjeshme prodhimi i qelizave fiziologjike, rruazat e kuqe, rruazat e bardha dhe trombocitet.
Porsa numri i qelizave fiziologjike në organizëm ulet, fillojnë të dalin në pah simptomat. Ndër to lodhje e lehtë, zbehtësi (paksim i eritrociteve), ngritja e nxehtësisë së trupit (temperature), me infeksion (ulja e leukociteve) dhe hemorragji (dalja e gjakut nga enët e tij) e cila shfaqet në lëkurë, në mukozat (gojë, gingivat, qiellza) nga pakësimi i eritrociteve.

5. Qënia e formave të leuçemisë
Ndër fëmijët leucemia kryesisht ajo e shpejtë (akute) është 95%, ndërsa qelizat e prekura nga sëmundja me tejprodhim i perkasin frekuencës (shpeshtësisë) 85% ndaj morfologjisë së serisë limfocitare, prandaj sëmundja quhet leucemi limfoblastike akute. Kjo formë e leucemisë përveçëse është më e shpeshtë, njëkohësisht është më e përballueshme për rezultatin përfundimtar.

6. Cilat janë shenjat?
Shenjat e leucemisë janë të lidhura në vartësi e të shoqërimit me pakësimin e qelizave fiziologjike, që prodhohen në palcën e kockave. Ato mund të jenë me disa shënja fillestare si: zbehtësia, gjëndja e pamundësisë te përgjithshme, mungesë oreksi, dukje në lëkure pika ose njolla hemoragjike ne mukozat (ne qiellzë, gingivat, hunda), hemoragji të vogla, shoqërohen me ngritje te nxehtësisë së trupit (temperaturë), me ose pa infeksione të organizmit.
Shenja të tjera që shfaqen janë: dhimbje eshtrash, zmadhim të gjëndrave në tërësi por më të dukshme të trakesë etj. Shpesh ato maskohen si gjëndje gripale, ftohje etj. Nga vizitat mjeksore jo rrallë konstatohen zmadhimi i shpretkës, mëlçisë, gunga të vogla etj.

7. Si arrihet diagnostikimi (njohja)?
Njohja e leucemisë përveç atyre që përmendëm më lartë, përfundimtare mbetet bërja e analizës në palcën kockore (mielograma). Teknika e manipulimit qëndron në marrjen e materialit (lëndës) me gjilpërë të posaçme, zakonisht nga kocka e baçinit (legenit). Proçedura nuk është pa dhimbje, për këtë detyrohemi të bëjmë mpirje locale ose narkozë. Materiali i marrë çohet për analiza speciale me ngjyrim prej ku bëhen analiza të tjera të vecanta.

8. Përballimi i sëmundjes
Leucemia trajtohet në reparte speciale të kualifikuara pediatrike, me personel të mësuar mirë, të stërvitur, me hapësirën onkologjike, me përvoje mjekimi individual, psikologë dhe veprimtarë shoqerorë.
Mjekimi I këshilluar me barna mjeksore specifike, bashkërenditje me barna të tjera me doza të përcaktuara. Mënyra e marrjes dhe koha janë të dokumentuara në regjistrat e mjekimit. Barnat mjeksore, kryesisht ato që merren në vena nëpërmjet nje kateteri të posatshëm (Hickman), ose më rrallë nga goja. Një vend të rëndësishëm në mjekim zënë masat paraprake për mbrojtjen e shëndetit kryesisht atij të sistemit nervor qëndror, duke mos lënë mënjëanë dhe barnat specifike (injeksione brënda hapsirës subarahnoidale). Ky injeksion kryhet me punksion të veçantë midis dy hapësirave vertebrale të rruazave të belit (mesit).
Realizimi i mjekimit kërkon të domosdoshëm shtrimin në spital, kurse vazhdimi i tyre bëhet në kushtet e pikave të ndjekjes ambulatore ose ne shtëpi. Gjithsej kohëzgjatja e mjekimit në më të shumtën e formave të leuçemisë limfoblastike akute është dy vjet.

9. Veprimet anësore të mjekimit.
Sa më të dukshme të jenë veprimet anësore aq më të shprehura e më të shpejta do të jenë dhe dukuritë shkatërruese të celulave riprodhuese. Të tilla qeliza (veç atyre të tumoreve dhe leucemisë) që pësojnë ndryshime janë qelizat fiziologjike të palcës së kockave të cilat pakësohen dalëngadalë, e për rrjedhojë shfaqet zbehtësia (në të verdhë), hemoragjia dhe infeksione të cfarëdoshme.
Gjëndja në të cilën ndodhen celulat fiziologjike gjatë kësaj periudhe për shkak të mjekimit me barna quhet aplazia e palcës (ulje e thellë e veprimtarisë së palcës).
Pikërisht këtu duhet nje kujdes i veçantë në vëzhgimin e ecurisë së fëmijës, për këtë ndërhyhet me antibiotikë, dhënie gjaku, trajtim ushqimor i zgjedhur, pastërtia etj Ndikime të tjera vërehen në rënien e flokëve në formë vatra – vatra (alopecia) që është kalimtare, manifestohen të përziera, të vjella dhe të tjera dukuri të konkretizuara mirë.

10. Parashikimi i leucemisë akute limfoblastike
Ecuria dhe shtjellimi pas mjekimit me preparate farmaceutike speciale, i nje fëmije me këtë formë kushtëzohet nga gjithëfarë lloje faktorësh siç është mosha (të porsalindurit dhe adoleshentët kanë parashikim më të ashpër). Numri i rruazave të bardha luan rol për diagnozën (sa më tepër të jenë aq më i rreptë është parashikimi), seksi dhe karakteristika e celulave pathologjike. Një tjetër factor i rëndësishëm i parashikimit është shpejtësia e reagimit ndaj marrjes së mjekimit.
Me metodat bashkëkohore përballimi i sëmundjes në më të shumtën e rasteve 70% e fëmijëve rijetojnë pa probleme.
Mbijetimi në vazhdimësi me zbutje graduale të sëmundjes (palcës së kockave, sistemit nervor qëndror me veprimtari fiziologjike), pas 5 vjetëve nga dita e bërjes se diagnozës dhe mjekimit, kualifikohet e mjekuar.

11. Rikthimi i leucemisë
Rishfaqja e sëmundjes quhet rikthim i saj. Ajo mund te prekë palcën e kockave, sistemin nervor qëndror, testikulat tek djemtë ose kombinimin e tyre.
Parashikimi në këto raste varet nga koha e rishfaqjes, dukuritë e shënjave klinike në se janë të ashpra në raport me atakun e parë apo jo, si ka qënë i mbuluar nga mjekimi etj.
Gjëndja e krijuar kërkon me ngut në këto raste mjekim të fuqishëm, mbikëqyrje të vazhdueshme dhe kërkim midis pjestarëve të familjes për dhurimin e palcës së kockës kryesisht nga vllazeria (transplant) nëse ka përshtatje.
Kjo konstatohet në 25 – 30% të rasteve. Transplanti i palcës së kockës konsiston në kryerjen e një terapie të fuqishme, duke përcjellë masën palcore nëpërmjet venës (transfusion).
Arritja e suksesit të kësaj ndërhyrje mjekësore, shihet mjaft shpejt në zbutjen e simptomave të ashpra, prej këtu rifillon veprimtaria palcore.
Nëse nuk ka pajtueshmëri të palcës brënda në familje, del nevoja për kërkesa nëpërmjet organizmave nderkombëtare të konservimit të palcës.



Main menu 2