Jump to Navigation

Sifilizi

Sifilizi shkaktohet nga një bakter i cili mund të gjendet në mukozën e organit gjenital, por edhe në vrimën anale, në gojë dhe fyt. Bakteri mund të gjendet edhe në varrë apo në puçrra në lëkurë të shkaktuara nga bakteri. Sifilizi përhapet përmes kontakteve të pambrojtura seksuale dhe bartet lehtë nga njëritjetri gjatë seksit vaginal, anal dhe oral. Sifilizi mund të përhapet përmes pështymës. Atëherë bakteri depërton në varrë apo në lëndime të mukozës së gojës. Ti mund të infektohesh me sifilis, nëse përdor drogë dhe i ndanë shiringat dhe gjilpërat me dikë që e ka këtë bakter.

SIMPTOMAT E SIFILIZIT
Nuk është nevojshme të kesh ndonjë simptomë nga sifilizi.
Poashtu shenjat e sëmundjes mund të vonohen. Shenjat e sëmundjes do të shfaqen nga dy javë deri në tre muaj pas momnetit të infektimit. Mund të shfaqen puçrra në organin gjenital apo në vende ku bakteri ka depërtuar si p.sh rreth vrimës anale apo gojës. Nuk do të thot se puçrrat dhembin apo djegin.
Gjëndrat limfatike afër puçrrës mund të ënjten.

TESTOHU PËR SIFILIZIN
Testimi për sifilis është falas. Testimi bëhet dukë bërë analizë gjaku. Analiza mund të merret edhe nga puçrrat ku dyshohet se bakteri gjendet. Bakteri mund të zbulohet më së hershmi katër javë nga momenti i infektimit. Andaj duhet të presësh tre muaj nga momenti i infektimit për t’u testuar në mënyrë që bakteri të zbulohet. Testohu nëse dyshon se e ke sifilizin.

MJEKIMI
Mjekimi për sifilis është falas. Infektimi trajtohet zakonisht me injeksione peniciline nga një der në tri javë. Edhe partneri yt duhet të testohet nëse ti e ke bakterin. Nëse ke disa partner seksual, duhet që të gjithë të testohen.

TË MENDOSH RRETH SIFILIZIT
Ti mund të infektohesh me sifilizin shumë herë. Puçrrat e sifilizit mund të shërohen vetëvetiu dhe infektimi mbetet latent me vite në trup. Ti mund të fitosh edhe sëmundje pasuese nëse infektimi nuk trajtohet. Rreziku për sëmundje pasuese zvogëlohet nëse i nënshtrohesh terapisë shpejt.
Sifilizi mund të shfaqet në të ashtuquajtura fazë sekondare dhe terciare. Simptomat dallojnë prej fazës së parë. Sifilizi i fazës së dytë mund të shkaktoj puçrra të rrjeposura, temperaturë dhe rënie flokësh. Faza e dytë e sifilizit shfaqet nga shtatë deri në dhjetë javë pas shërimit të infektimit të shfaqur në fillim. Sifilizi i fazës së tretë, shumë më vonë, mund të shkaktoj dëme në zemër dhe enë të gjakut. Si lëkura ashtu edhe mukozat mund të dëmtohen si dhe sistemi nervor dhe truri. Dëmtimet në enë të gjakut, në sistemin nervor dhe në trur mund të jenë të rrezikshme për jetë nëse nuk mjekohesh.


Sifilizi i pa mjekuar mund të bartet tek fëmija gjatë shtatzënisë dhe t’i shkaktoj dëmtime të rënda. Gjatë shatëzënisë duhet që ty si nënë e ardhshme të ofrohet testim për sifiliz. Qëllimi është që ti të marrësh trajtim mjekësor dhe të mbrohet fëmija nga dëmtimet.



Main menu 2