Jump to Navigation

Diabeti (sëmundja e sheqerit)

Diabeti është një sëmundje kronike që ndodh kur pankreasi nuk prodhon sasi të mjaftueshme të insulinës, ose kur insulina e prodhuar nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë efektive. Insulina është një hormon që rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Hiperglikemia ose nivele të rritura të sheqerit në gjak është një ndërlikim i shpeshtë i diabetit të pakontrolluar, i cili nëse nuk trajtohet për periudha të gjata shkakton dëme serioze të organeve të trupit, veçanërisht të sistemit nervor dhe enëve të gjakut.

Ekzistojnë tri lloje të diabetit dhe ata janë:
1. Diabeti i Tipit 1
2. Diabeti i Tipit 2
3. Diabeti gestational
Paradiabeti është një gjendje në të cilën individë të caktuar kanë nivele të larta të sheqerit në gjak, por nuk mund të klasifikohet në grupin e diabetikëve. Këta njerëz rrezikohen më shumë nga diabeti i Tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Gjatë një periudhe më të gjatë diabeti:
 - rrit rrezikun nga infarkti dhe goditja në tru. 50% të personave që vuajnë nga diabeti vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Një studim i realizuar nga OBSH ë periudhën nga viti 2005-2008 te personat me diabet të moshës 20 vjeçare e sipër ka konstatuar se 67% e tyre kanë tension të lartë të gjakut;
- në kombinim me rrjedhjen e reduktuar të gjakut, shkakton ulcera në këmbë, dhe në rastet më të rënda edhe vdekje;
- shkakton retinopati diabetike, që është një nga shkaqet kryesore të verbërimit;
- është ndër shkaqet kryesore të keqfunksionimit të veshkave si pasojë e të cilit vdesin 10-20% e personave me diabet;
- shkakton neuropati ose dëmtimin e nervave;
- shkakton inflamacion të mishrave të dhëmbëve dhe paradontopati;
- rreziku i përgjithshëm i vdekshmërisë te personat me diabet është dy herë më i lartë se sa te personat pa diabet.
Sipas të dhënave nga OBSH, në mbarë botën nga diabeti vdesin 346 milionë njerëz. Në vitin 2004, 3.4 milion njerëz kanë vdekur nga pasojat që shkakton niveli i lartë i sheqerit në gjak. Më shumë se 80% e vdekjeve me diabet ndodhin në vendet me të ardhura mesatare dhe të ulëta. Sipas OBSH, në periudhën nga viti 2005-2030 numri i vdekjeve nga diabeti do të dyfishohet.

Rekomandime:
Për të zvogëluar rrezikun e paraqitjes së diabetit duhet praktikuar një dietë e shëndetshme (më shumë fruta dhe perime, reduktim i konsumimit të sheqernave dhe yndyrave të ngopura), aktivitet i rregullt fizik (të paktën 30 min. në ditë), mirëmbajtje e peshës normale trupore dhe shmangie e përdorimit të duhanit (sepse kjo rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare). Nëse dikush kanë njohuri se ndonjë person në familjen e tij vuan nga diabeti, atëherë duhet të bëjë kontrolle të rregullta për të matur nivelin e sheqerit në gjak.
Për personat të cilët vuajnë nga diabeti rekomandohen masat e njëjta, por edhe përdorim i insulinës ose tabletave dhe dietë që do të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak, ndjekje e seancave edukative ku do të mësohet për përdorimin e drejtë të aparateve për matjen e glukozës në gjak. Shumë persona që vuajnë nga diabeti në kombinim me terapinë kundër tij, ju duhet të përdorin edhe barna për të kontrolluar kolesterolin dhe tensionin e gjakut.



Main menu 2