Jump to Navigation

Thyerjet e kockave (fracturae)

Thyerje e kockave quhet ndërprerja e kontinuitetit të kockës për shkak të veprimit të forcës mekanike. Thyerjet e kockave zënë vendin e dytë pas lëndimeve. Kocka është një ndër indet e rralla e cila e mjekuare me rregull rritet me indet vetanake kockore.

Llojet e thyerjeve. Thyerjet ndahen në bazë të kontinuitetit të lëkurës dhe mukozës mbi vendin e thyerjes në dy forma:
1. Thyerjet e mbyllura-kur lëkura nuk është¨e dëmtuar dhe në vendin e dëmtimit ka ndrydhje, gjak të ënjtur,
2. Thyerjet e hapura-ku lëkura në vendin e thyerjes është e ndërprerë tërësisht, ka komunikim me ambientin e jashtëm, depërtojnë mikroorganizmat patogjen në plagë dhe nuk përjashtohet mundësia e infeksionit parësor. Kjo është rreziku më i madh i infeksionit të thyerjeve të kockave.
Sipas shkaktarëve thyerjet e kockave ndahen në:
1. Patologjike(spontane)-që shfaqen pas proceseve patologjike, që dëmtojnë dhe dobësojnë strukturën e kockave, dëmtohet indi kockor (tumori, osteoporoza, tuberkoloza e kockave, sifilisi etj),
2. Thyerjet traumatike-janë atëherë kur forca mekanike qoftë drejtpërdrejtë apo indirekt tejkalon kufirin e elasticitetit të kockës, vjen deri te thyerja.
Ndonjëherë pas shkaktimit të thyerjes dëgjohet i qartë zëri i kockës së thyer dhe i aksidentuari e ndien që kocka i ka pëlcitur (qarë).
Për nga mënyra e veprimit të forcës goditëse dallojmë këto thyerje:
1. Thyerjet e plota ose komplekse-kur kocka thyhet në tërësi, ndahet në dy pjesë ose në tri pjesë (kur thyerja bëhet në tri vende) atëherë vjen deri te ndryshimi i profilit të gjymtyrës, që quhet thyerje e dyfishtë.



Main menu 2