Jump to Navigation

Shenjat e lindjes në lëkurë - lythët

• Shenjat në lëkurë janë shumë të zakonshme
• Shkaku i paraqitjes nuk u dihet
• Shumica e shenjave nuk shkaktojnë probleme
• Shumica e shenjave nuk kanë nevojë të mjekohen
• Me kalimin e kohës, shumë shenja nisin të veniten ngadalë

Ç'farë janë shenjat e lindjes?
Egzistojnë disa lloje të zakonshme të shenjave të lindjes në lëkurë që janë prezente në lindje dhe që të gjitha, bashkarisht, quhen me një emër 'shenjat e lindjes'. Shenjat kanë tendencë të involvimit të rritjes së shpejtë të strukturave të cilat zakonisht janë prezente në lëkurë siç janë kapilarët e gjakut (në këtë rast ato quhen shenja vaskulare ose 'haemangiomas’) ose në qelizat e pigmenteve (në këtë rast quhen, lythë). Shkaku i paraqitjes së tyre nuk u dihet. Te shumica e foshnjeve ato nuk paraqesin probleme të mëdha dhe për shumicën e shenjave nuk lypset mjekim.
Cilat janë llojet e shenjave të lëkurës, ku zhvillohen ato, dhe si mjekohen?

Shenjat Vaskulare (haemangiomas)
Shenja më e zakonshme vaskulare që paraqitet te 50% e fëmijëve në lindje është ' njolla salomon ose' kafshim lejleku ' që duket si një shenjë e rrafshtë prapa në qafë. Ndonjëherë mundë të zhvillohet diku tjetër në kokë ose qafë.
Shumica e shenjave në fytyrë pastrohen mbrenda pes vjetëve, por ato prapa qafës akoma mundë të qëndrojnë.
Shenja vaskulare e qitur(ngritur) mbi lëkurë është formë e vërtetë e 'haemangiomas', ose të formës së dredhëzës ('strawberry naevus'). Shenja paraqitet disa muaj pas lindjes, të kundërtën nga ajo e 'njollës salomon' që është prezente në lindje. Shenja rritet me shpejtësi gjatë gjashtë muajve duke formuar një shtresë të qitur ( të ngritur ) të butë që ndërron në madhësi prej gjysëm centimetri deri në disa centimetra. Deri 10% të foshnjeve mundë ti zhvillojnë këto shenja (haemangiomas ). Shumica prej këtyre shenjave tëkurren dhe zhduken pa mjekim. Ndonjëherë, mundë të jetë i nevojshëm mjekimi, nëse një shenjë e madhe rritet shumë shpejtë në pjesë të veçantë, sikur rreth syrit, hundës ose rreth gojës. Trajtimi i shenjës mundë të bëhet me laser. Ndonjëherë, një dozë kortizoni për përdorim afat shkurtër e marrë me gojë, dhe e dhënë me udhëzim mjeksor, do ta ndalon rritjen e njërit prej këtyre shenjave të mëdha 'haemanogiomas e'.

Shenja Pigmenti
Shenjat e pigmentit janë pasojë e rritjes të qelizave normale të pigmentit (melanocitet) në shtresat e larta të lëkurës. Më e zakonshmja është shenja Mongole. Kjo shenjë është e rrafshët me pigmentim ngjyrë hiri -në –ngjyrë kafe ose ngjyrë blu -në- ngjyrë hiri dhe zakonisht zhvillohet në kurrizin e poshtëm. Këto shenja janë prezente që nga lindja dhe nuk janë të dëmshme. Ato janë më të zakonshme te foshnjet me ngjyrë të ullinjët ose me ngjyrë më të mbyllët (mbi 90% të foshnjeve Aziatik i kanë këto shenja krahasuar me 5% të foshnjeve me origjinë Anglo- Saxone). Shenjat Mongole me kalimin e kohës nisin të veniten.
Lythi ose 'congenital melanocytic naevus' është një rritje e padëmshme e qelizave të pigmenteve, të cilat mundë të jenë prezente te foshnja me lindje ose mundë të paraqiten mbrenda muajve të parë. Këto shenja ndryshojnë nga madhësia dhe nisin prej disa milimetra deri në disa centimetra dhe mundë të ngrehen dhe lehtë të vërehen dhe preken përkundër shenjave Mongole që nuk janë të ngritura (qitura lart).
Shumica e lythëve që janë prezent në lindje të foshnjës nuk janë në rrezik të zhvillohen në kancer, prandaj mjekim nuk kërkohet. Megjithate, ndonjëherë lythët shumë të mëdhenjë, më të gjërë se 20 cm mundë të jenë faktor rreziku për kancer të lëkurës. Format e mjekimit që janë në dispozicion për lythë të mëdhenjë përfshijnë, heqjen e lythit me kirurgji ose ndonjëherë me terapi me laser.
Prenkët (pikat) zakonisht janë prezente në lindje. Pikat janë rezultat i intensifikimit të ngjyrës të prodhuar nga qelizat e pigmenteve (melanocitet). Ato zhvillohen në fëmijëri të herëshme me eksponimin e moderuar ose të lartë të dritës së diellit në pjesët më të shpaluara të trupit, siç janë, faqet, pjesa e mbrapme e shuplakave, ose e duarëve. Prenkët (pikat) mundë të parandalohen nëse ndërmeren masat mbrojtëse ndaj diellit. Pjesa dërmuese e pikave nuk janë prezent në lindje, por ato tentojnë të paraqiten në fëmijëri dhe moshën adoleshente.



Main menu 2