Jump to Navigation

Morrat

• Morrat janë të zakonshme te fëmijët shkollor. Nuk janë të zakonshme te foshnjet
• Morrat nuk mundë të vërehen lehtë, por vezët (thnjiat) janë të ngjitura në flok
• Losionet ose shamponët për morra duhet përdorë sipas udhëzimit dhe veprimi të përsëritet një javë më vonë
• Mjetet për zbutjen e flokve (conditioner) mund të përdoren me qëllim të zbutjes së flokve dhe zhvendosjes me krehër të vezëve dhe morrave
• Krema për zbutjen e flokve (conditioner) dhe krehri për morra duhet përdorë derisa deri në zhdukje të të gjitha vezëve
• Tërë familjarët të infektuar duhet ta bëjnë trajtimin për preventim nga infektimi i mëtejmë në familje
• Krehërat, brushat për flokë, kapelat dhe shiritët/ kordelet nuk duhet shkëmbyer me të tjerë

Ç’është morrat?
Morrat janë insekte pa krah që shkaktojnë një gjendje të kruashme në skalp. Ata ushqehen me gjakun e njerëzve dhe kan prirje të jetojnë dhe lëshojnë vezët e tyre (thnijat) në qime në pjesë e prapme të kokës dhe qafës dhe prapa veshëve. Shumica e njerëzve bëhen alergjik ndaj morrave dhe vezëve të tyre dhe kjo shkakton kruarje. Kruarja e pezmaton lëkurën (lëkura skuqet ose merr ngjyrë të purpurt ose ngjyrë kafe) dhe ajo nis të pikon dhe të formon kore në lëkurë.
Të gjithë njerëzit nuk janë alergjik ndaj morrave, dhe ata të cilët nuk kanë alergji mundë të kenë morra por jo kruarje Morrat janë më të zakonshme te fëmijët shkollor, parashkollorë apo fëmijët që janë në qendra për përkujdesje. Ato rallë paraqiten te foshnjet. Diagnoza ipet nëse morrat ose vezët zbulohen të ngjitura në qime që janë afër skalpit. Krahasuar me perutë (zbokth), morrat nuk mund të zhvendosen me krehër të zakonshëm.
Morrat jetojnë në skalp dhe i lëshojnë vezët në flokë. Morrat janë me madhësi gati sa koka e gjilpërës dhe shumica e njerëzve mundë ti kenë 8-10 morra në skalp (kokë) të cilat ata vështirë mundë ti zbulojnë. Përkundër kësaj, qindra vezë (thnija ) mundë të ngjiten nëpër qime, me ç'rast ato vërehen më me lehtësi. Kontakti kokë me kokë ose shfrytëzimi i kapelave të njejta, shiritëve, kordelave ose krehërve të njejtë bën që morrat të kalojnë prej një personi te tjetri. Morrat nuk mundë të jetojnë më shumë se disa minuta, nëse nuk janë në trupin e njeriut.

Si mundë të parandalohet?
Të gjithë ata familjarë të infektuar duhet të kenë trajtim që ta parandalojnë infektimin e mëtejm te anëtarët e tjerë. Ata nuk duhet ti pëdorin bashkarisht krehrat , brushat ose gjërat tjera për kokë. Brushat dhe krehërat duhet larë me uj shumë të nxehtë dhe duhet terë me kujdes.

Si mund të mjekohet?
Prodhimet për zhdukjen e morrave duhet ti përdorni vetëm nëse i shihni morrat ose vezët në flokët e fëmiut. Për të parë a ka morra në flokë, mundë të përdorni preparate për zbutjen e flokve (conditioner) dhe krehën për morra, metodë kjo që mundë të shfrytëzohet edhe si trajtim. Nëse përdorni këtë metodë si trajtim, flokëve të thatë i veni zbutësin për flokë (condititioner) dhe me krehër për morra, flokët i krehni prej skalpit deri në maje të flokëve. Flokët i krehni pjesë pjesë dhe pas çdo krehje, me leckë e fshini zbutësin e flokëve nga krehri për morra. Ky veprim i zhvendos të gjithë vezët dhe morrat. Çdo pjesë ose sekcion duhet me u krehë me së paku 5 përsëritje. Me uj të ngrohtë shpërlani tërë kokën derisa nuk i shihni më vezët ose morrat në krehën. Problemi mundë të paraqitet prap nëse në flokë ngelë ndonjë vezë e gjallë. Me këtë metodë, fëmiun, duhet ta kontrolloni çdo javë.
Te farmacisti mundë të gjeni disa lloje të losioneve apo shamponave kundër morrave. Meqë disa prej tyre nuk janë të përshtatshme për fëmijë të vegjël dhe shtatzëne, ju me farmacistin duhet me kujdesë ta zgjedhni shamponin /losionin e përshtatshëm. Këto preparate mundë të jenë efektive nëse zbatohen sipas udhëzimeve. Për zhvendosjen e plotë të të gjitha morrave dhe vezëve, zakonisht, për trajtim kërkohet që preparati të zbatohet dy herë, 7 ditë ndarazi. Koka mundë të ketë kruarje për një javë pasi të jenë zhvendosur morrat. Kruarja mundë të shkaktoj infektim të lëkurës të përcjellë me kaplim nga poret e lëkurës, gjandra të ajura, dhe ethe të buta. Nëse ky është rasti, vizitoni mjekun tuaj. Akoma është me rëndësi ta kontrolloni fëmiun çdo javë me metodën "Conditioner dhe Krehër" për 2-3 javë pas përdorimit të insekticideve, për tu siguruar se trajtimi ka qenë efektiv.



Main menu 2