Jump to Navigation

Ekzema "Candida" (Pezmatimi në thimthë/maje të gjirit)

• Ekzema në thimthë, me apo pa infektim 'candida' mund të paraqitet te femrat që kan histori personale apo familjare të asmës/ ekzemës/ alergjisë 'hay fever'
• 'Candida' mund të zhvillohet si pasojë e marrjes së antibiotikëve për ndonjë infektim tjetër
• Mos përdorni sapun kur i lani thimthat (majet e gjinjëve)
• Ndërroni shpesh nënshtresat e buta për gjinjtë dhe evitoni përdorimin e nënshtresave që janë me mbështetëse plastike
• Përdorni rregullisht mjete për njomje të lëkurës, sikur melhemët emulzive, nëse thimthat nisin të thahen
• Mjekimi prej mjekut bëhet me kremë kortizoni dhe me preparate specifike kundër infektimit 'candida'
• Kur ekzema ose pezmatimi 'candida' qetësohen vazhdoni të përdorni rregullisht preparatet për njomje dhe evitoni përdorimin e sapunit

Ç'është ky pezmatim?
'Candida' ose pezmatimi i lëkurës është një infektim i zakonshëm i shkaktuar me tharmë (Candida albicans). Megjithate, rrallëherë, nëse kurdo vepron në lëkurë normale. Përgjithësisht është një infektim që zhvillohet në lëkurë që veç ka ndonjë abnormalitet të ndonjë lloji. Shpesh zhvillohet në vende ku lëkura është e njomë dhe e ngrohët, siç janë palët e lëkurës. Mund të zhvillohet në nënshtresë të lëkurës së pezmatuar ose në ekzemë të lëkurës.
Problemi më i madh te nënat që ushqejnë fëminë në gjinjë ka të bëjë me lagëje dhe terje të gjinjëve, me njomëje dhe ngrohëje nga foshnja që thithë gjirin, të gjitha këto, shkaktojnë thamjen e thimthave (majeve të gjirit). Kjo hapë rrugë për zhvillim të një ekzeme të butë me plasaritje dhe çarrje me dhimbje të thimthave. Në këto rrethana 'candida' pastaj mund ta infekton ekzemën dhe ky pezmatim merr pamje si të njollave të vogla të bardha. Me këtë rast gjinjët mund të japin dhimbje.
Mundësitë për zhvillimin e infektimit 'candida' janë më mëdha nëse antibiotikë për ndonjë infektim tjetër është marrë. Ghithashtu infektimi mund të zhvillohet si rezultat i infektimit 'candida' që vjen nga goja e foshnjës.

Si parandalohet?
Një ndër masat më të rëndësishme në parandalimin e infektimit të thithës është evitimi nga ekzema që shoqërohet me tharje, çarrje dhe plasaritje të thimthës. Përdorimi i sapunit duhet evituar kur lahet lëkura. Lyerja e rregullt e lëkurës me mjete njomëse siç janë melhemët emulzive, melhem tjerë të mbaruar në bazë të parafinit, ose kremat, ose një prej prodhimeve më të reja me përbërje prej lanolinit, duhet përdorë nëse thimthat nisin të bëhen të thatë.
Provoni ti ndërroni shpesh nënshtresat e buta për gjinjë dhe evitoni përdorimin e nënshtresave që kan mbështetës plastik. Ajrosja e thimthave eviton plasaritjen.

Si mjekohet?
Ekzema, me thimtha (maje të gjinjëve) që janë të pezmatuara, të plasaritura dhe të irituara mund të mjekohet me krem kortizon të udhëzuar prej mjekut. Do të përdorej e shoqëruar me krema specifike kundër infektimit-'candida' , për ta mjekuar pezmatimin në lëkurë. Përpara të ushqehet foshnja me gji, thimthat mund të lahen me sasi të vogël të kremit ujor ose 'sorbolene' .Nëse infektimi është ashpërsuar, do të duhet ndaluar për disa ditë të ushqyerit e foshnjes me gjirin/gjinjët të pezmatuar. Gjatë kësaj kohe qumshti duhet shtrydhur nga gjiri me dorë ose pompë, dhe ti jipet foshnjës me shishe ose ndonjë metodë të përshtatshme. Nëse infektimi'candida' është zhvilluar si rezultat i marrjes së antibiotikëve, mund të nevojitet edhe marrja me gojë e ilaçit kundër infektimit 'candida'. Kur qetësohet infektimi 'candida dhe ekzema, lyerja e rregullt e thimthave është e nevojshme për ta evituar rikthimin e infektimit. Poashtu përdorimi i sapunit duhet evituar.



Main menu 2