Jump to Navigation

Si ndikon droga tek një person?

Efektet e një droge të caktuar varen nga një numër faktorësh.

Lloji i drogës që është marrë
Të gjitha drogat ndikojnë në mënyrë të ndryshme tek persona të ndryshëm.

Sa drogë merret dhe sa shpesh merret ajo
Në përgjithësi, sa më e madhe të jetë sasia e drogës që merret aq më i madh është edhe efekti i saj. Personi mund të vuajë nga mbidoza në se sasia e marrë është më e madhe se sasia që është në gjendje të konsumojë trupi.

Si merret droga
Drogat që merren me anë të injeksionit ose thithjes janë më të shpejta dhe efekti i tyre është më intensiv. Thithja me hundë vjen e dyta nga shpejtësia e veprimit dhe pas saj vijnë drogat që merren me gojë ose përtypje dhe këto veprojnë pak më ngadalë.

Karakteristikat fizike
Efekti i drogës ndikohet edhe nga gjatësia, pesha dhe gjinia e përdoruesit. Intensiteti dhe jetëveprimi i drogës varen edhe nga sasia e dhjamit në trup, niveli metabolik dhe faza e ciklit menstrual të femrës.

Humori dhe mjedisi i përdoruesit
Në efektin e drogës një rëndësi të veçantë ka edhe mënyra se si ndjehet përdoruesi dhe se në cilin mjedis merret droga. Personi ka më shumë mundësi që t’a shijojë drogën në një ambient social të qetë se sa një atmosferë të keqe.

Llojet e drogave të tjera që përdoren
Kur drogat përzien edhe efektet e tyre mund të ndryshojnë dhe këto efekte nuk mund të parashikohen.



Main menu 2