Jump to Navigation

Deksazon (ampula)

1. ÇKA ËSHTË DEKSAZON DHE PËR ÇKA PËRDORET

Deksametazoni bën pjesë në grupin e barnave të quajtura kortikosteroide.

PËRMBAJTJA

Forma Farmaceutike dhe përmbajtja: tretësirë për injeksion. 1 ml tretësire për injeksion përmban 4 mg deksametazon-natrium-fosfat.

DUKJA

Tretësirë e kthjelltë, e pa ngjyrë.

SI VEPRON BARI DEKSAZON

DeksametazonI ËSHTË glukokortikoid me veprim antiinflamator dhe imunosupresiv më të fuqishëm midis barnave të kësaj grupe, ndërsa veprimi mineralokortikoid është minimal. Përveç kësaj glukokortikoidet kanë veprim të rëndësishëm në metabolizmin e karbohidrateve, yndyrnave, proteinave dhe elektroliteve.

KUR PËRDORET BARI DEKSAZON

A. Injeksioni intravenoz apo intramuskular në rastet kur terapia orale nuk është e mundur:

Sëmundjet endokrinologjike: insuficienta adrenokortikale primare apo sekondare (glukokortikoid I zgjedhjes së parë është hidrokortizoni apo kortizoni, por analogë sintetik mund të përdoret njëkohësisht me mineralokortikoidet kur ajo është e përshtatshme), hiperplazioni kongjenital adrenal, tireoiditisi josupurativni (subakut), hiperkalciemia e shoqëruar me karcinomë.

Sëmundjet dhe reaksionet alergjike: kontrolimi I gjendjeve të rënda alergjike të cilat nuk reagojnë në terapië konvencionale siç janë: astma bronkiale, rinitisi alergjik, reaksionet e mbindjeshmërisë ndaj barnave, dermatitis atopik, kontakt dermatitis, sëmundja e serumit, angioedema, anafilaksa (tek anafilaksa glukokortikoidet janë barna ndihmëse të cilat jepen pas adrenalinës, aminofilinës dhe antihistaminikëve).

Sëmundjet dermatologjike: pemfigus, pemfigoid, dermatitis buloz herpetiform, forma e rëndë e eritema multiforme (sindromi Stevens-Johnson), dermatitis eksfoliativ, fungoidet mycosale, forma e rëndë e lichen planusa.

Sëmundjet Edematoze: isindromi nefrotik idiopatik, lupus nefritis.

Sëmundjet gastrointestinale: sëmundja e Crohn-it, kolitisi ulceroz.

Sëmundjet hematologjike: anemi hemolitike e fituar (autoimmune), trombocitopenia purpure idiopatike tek të rriturit, trombocitopenia sekondare tek të rriturit, eritroblastopenia, anemia hipoplastike kongjenitale.

Neoplazma: terapi zbutëse tek leukemia limfatike dhe limfomat tek të rriturit dhe leukemia akute tek fëmijët.

Sëmundjet oftalmologjike: uveitis, skleritisi difuz, keratisi I thellë parenhim, miozitis I muskulbe ekstrabulbar, neuritis n. optici, neuritis retrobulbar, oftalmia simpatike, oftalmia herpes zoster.

Sëmundjet respiratore: sarkoidoza simptomatike, sindromi Loefflerov, tuberkuloza diseminove (me terapi antituberkulotike adekuate), fibroza intersticiale difuze.

Sëmundjet reumatologjike dhe kolagjenoze: artritisi rheumatoid, osteoartriti posttraumatic, bursitis, burzitis, tendovaginitis, epikondilitis, miozitis, fibrozitis, artritisi uric dhe psorijaz, eritema sistematike lupus, karditisi reumatik akut, polimiozitis, dermatomiozitis, polimialgjia reumatike, arteritis I qelizave të mëdha, poliarteritisi nodoz, sindromet vaskulitike.

Edemat cerebrale të shoqëruara me tumore primare apo metastaza të trurit.

Gërditje dhe vjellje tek terapia me barna citostatik

Sëmundje tjera: meningitis tuberkulotik me blokun subarahnoidaln (me aplikimin e njëkohshëm të terapisë antituberkulotike), trihinoza me kërkim neurologjik apo miokardial.

Testi diagnostifikues për hiperfunksion të kores së gjëndrrave mbiveshkore.

B. Injeksioni intraartikular dhe injeksioni në indet e buta:

Si terapi shtesë për një aplikim të shkurtër në epizodat acute apo ekzacerbimet në këto sëmundje: sinovitis tek osteoartritisi, artritisi reumatoid, burzitisi akut dhe subakut, artritisi uric akut, epikondilitis, tendosinovitisi akut jospecifik, osteoartritisi posttraumatik.

C. Injeksini intralezion

Lezionet kronike refraktare të lokalizuara në terapi topikale: keloide, plak psorijatik, alopecia areate, lupusi eritem diskoid, granuloma anulare, lichen planus.

2. ÇKA DUHET TË DIJMË PARA SE TA MARRIM BARIN DEKSAZON

Paralajmëroni mjekun nëse përdorni barna tjera, nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, nga ndonjë çrregullim të metabolizmit, nëse jeni të mbindjeshëm në barna apo keni pasur ndonjëherë reaksione mbindjeshmërie prej ndonjë bari.

BARI DEKSAZON NUK DUHET TË PËRDORET

DEKSAZON tretësira për injeksion nuk duhet të aplikohet në këto raste të poshtëshënuara:

Nëse jeni alerkgjik në deksametazon apo në ndonjërin nga substancat ndihmëse që e përbëjnë këtë bar,

Nëse keni infeksion sistematik me këpurdha apo infeksion I cili nuk është mjekuar me barnat adekuate antiinfektive,

Nëse keni infeksione të nyjeve,

Në rastet e pranimit të vaksinave me viruse të gjalla, nëse merrni doza të mëdha të deksametazonit.

VËREJTJE DHE KUJDES

Të sëmurët që marrin DEKSAZON rtretësirën për injeksion duhet t`I shmangen kontaktit të afërt me persona që vuajnë nga herpes zoster. Nëse mendoni se keni qenë të ekspozuar ndaj këtyre infeksioneve shumë është me rëndësi që menjëherë t`I tregoni mjekut tuaj. Është e nevojshme të informoni mjekun nëse keni vuajtur nga sëmundje infective të zakonshme siç janë herpes zoster apo ndonjë vaksinë. Nëse fitoni ndonjë prej këtyre sëmundjeve duhet një terapi adekuate.

Format e rënda rë reaksioneve anafilaktike, si p.sh.: angioedema, urtikaria dhe bronkospazma, mund të shfaqen pas marrjes së injeksionit me kortikosteroide, kryesisht te persona me anamnezë positive ndaj alergjisë.

Para aplikimit të tretësirës për injeksion DEKSAZON bisedoni me mjekun tuaj nëse:

Keni pasur sulm kardiak, Keni tuberkulozë, Keni çrregullim të veshkave dhe mëlçisë, tension të lartë të gjakut, sëmundje të sheqerit, probleme me zemër, osteoporozë (zvogëlim i dendësisë së ashtit), çrregullime të lukthit apo të zorrëve,

Keni pasur dobësim të muskujve gjatë aplikimit të këtij apo ndonjë bari tjetër kortikosteroid në të kaluarën,

Keni infeksion të syrit të shkaktuar nga herpes virusi, Keni formë të rëndë të çrregullimit psikiatrik apo epilepsi.

Drejtohuni mjekut nëse vjen deri te shfaqja e infeksioneve të reja gjatë marrjes së këtyre injeksioneve.

Nëse I sëmuri është fëmijë, është me rëndësi që mjeku të monitorojë rritjen dhe zhvillimin e tij gjatë terapisë.

Nëse keni traumë, ndonjë sëmundje apo operacion, apo do të merrni ndonjë vaksinë (veçanërisht ndonjë vaksinë me virusa të gjallë) gjatë kohës së mjekimit me DEKSAZON tretësira për injeksion, apo pas mjekimit, duhet t`i tregoni mjekut tuaj që merrni apo keni marrë steroide.

APLIKIMI I BARIT DEKSAZON GJATË SHTATZANISË DHE LAKTACIONIT

Para se të filloni të merrni DEKSAZON ampulat konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Deksametazoni nuk duhet aplikuar gjatë kohës së shtatzanisë dhe laktacionit, vetëm në ato rastë kur është më se i nevojshëm, në ato rastë kur mjeku juaj e vlerëson të njëjtën.

NDIKIMI I BARIT DEKSAZON NË VOZITJEN E AUTOMJETIT DHE DREJTIMIN E MJETEVE TJERA MOTORIKE

Deksametazoni nuk ndikon në aftësitë e drejtimit të mjeteve motorike.

MARRJA ME BARNA TJERA

Keni parasysh se të gjitha këto informata mund të vlejnë edhe për barna që më nuk i pini, si dhe në barnat që planifikoni ti merrni në të ardhmen. Paralajmëroni mjekun apo farmacistin tuaj nëse merrni apo keni marrë ndonjë bar tjetër, përfshirë këtu edhe barnat që jepen pa recetë të mjekut.

Nëse merrni ndonjë nga barnat e poshtëshënuar duhet të bisedoni me mjekun tuaj para se të merrni DEKSAZON injeksionet:

barna që shpejtojnë metabolizmin e deksametazonit, si: barbiturate, karbamazepina, fenitoina, pirimidoni, rifampicina, aminoglutetimidi apo efedrina; barna që ngadalsojnë metabolizimin e deksametazonit: eritromicina, ketokonazoli, itrakonazoli, kontraceptivët oral apo ritonaviri; aspirina apo barnat e ngjashëm me të; barnat kundër koagulimit të gjakut;

anti diabetikët; anti hipertenzivët; diuretikë të caktuar (tiazidi dhe furosemidi), amfotericina apo ndonjë bronkodilatator, shkaku I rrezikut të uljes së nivelit të kaliumit në gjak; talidomidi.

3. SI PËRDORET BARI DEKSAZON?

Nëse mendoni se bari DEKSAZON vepron shumë pak apo shumë fortë në organizmin tuaj, drejtohuni mjekut apo farmacistit tuaj.

Bari jepet në mënyrë intramuskulare, intraartikulare dhe si njeksion intravenoz, infusion intravenoz, injeksion në inde të buta apo si injeksion në intralezione.

Mjeku juaj do të përcaktojë dozën e saktë në varësi prej sëmundjes suaj dhe përgjigjes ndaj terapisë.

Aplikimi si injeksion intramuscular dhe intravenoz

Dozat fillestare janë në interval prej 0,5 deri në 24mg në ditë. Dozat për fëmijë janë 0,2 – 0,4mg/kg në ditë.

Edema cerebrale: doza fillestare është 10mg i.v., pastaj 4mg i.m. çdo 6 orë, Brenda 2 – 4 ditëve, pas së cilës doza gradualisht zvogëlohet dhe terapia ndërpritet pas 5 – 7 ditëve.

Aplikimi intraartikular dhe injeksionet në inde të buta

Për injeksionet intraartikulare doza ndryshon prej 0,8 deri 4mg në varësi prej madhësisë së nyjes. Për injeksionet në indet e buta aplikohet doza prej 2 deri në 6mg.

Injeksionet mund të aplikohen në interval kohore çdo 3 – 5 ditë secilën 2 – 3 javë.

4. EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUARA

Si të gjithë barnat po ashtu edhe DEKSAZON mund të shfaqë reaksione të padëshiruara.

Ato janë:Kokëdhimbja; Marramendja; Neveria; Shtypja e lartë e gjakut; Ënjtja e gjuhës dhe buzëve; Niveli I lartë I sheqerit në gjak, që shpin deri te rritja e etjes; Nevojë e rritur për antidiabetikë; Apetit I rritur; Ndryshim disponimi; Pagjumësi; Gërçe; Dobësim I muskujve; Zvogëlim I dendësisë së eshtrave me rritje të rrezikut për thyerje; Lëkurë e rrudhur; Dhimbje dhe çrregullime në lukth;

Ngadalësim në shërimin e plagëve; Akne; Djersitje e rritur; Çrregullim në të pamurit; Rritje e ndjeshmërisë ndaj infeksioneve;

Tek gratë mund të shfaqet çrregullim I ciklit menstrual.

Reaksionet e padëshiruara lokale përfshijnë ndjenjën e të gjegurit, skuqje dhe ënjtje në vendin e aplikimit të injeksionit si dhe dëmtim I nyjeve dhe tetivave.

Nëse vëreni ndonjë nga këto shenja që mund të jenë reaksione të padëshiruara të DEKSAZON-it ndërsa të njëjtat nuk janë përmendur në këtë fletudhëzim, paralajmëroni mjekun apo farmacistin tuaj.

AFATI I PËRDORIMIT

3 vjet.

Bari nuk guxon të përdoret pas skadimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim!



Main menu 2