Jump to Navigation

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit tretet mire dhe perthithet lehte nga organizmi. Ai eshte nje qetesues, sepse pakeson dhembjet dhe ndihmon ne tretjen e gureve ne temth.
Por sherimi arrihet duke pire cdo dite nga nje filxhan me vaj ulliri cdo mengjes esell per pese dite radhazi. Vaji i ullirit ndihmon edhe per heqjen e gureve ne veshka si dhe lehteson dhembjet e veshkave. Ai gjithashtu lehteson lirimin e gypit tretes nga mbeturinat ushqimore si dhe lufton kapsllekun dhe kolitin.

Perdorimi
Per keto qellime, vaji i ullirit duhet te perdoret i fresket dhe jo i djegur. Nese ai eshte i djegur e ngacmon stomakun duke shkaktuar djegie ne stomak, sepse mbetet i patretur dhe shkakton dhembje koke. Per sherimin e kapsllekut dhe kolitit, vaji i ullirit perdoret ne kete menyre: Merret nje luge gjelle me vaj ulliri, futet ne nje gote te mbushur deri ne gjysme me uje dhe pihet ne mengjes esell.

Kokrrat e ullirit
Kokrrat e ullirit bejne mire kur i konsumojne ata qe vuajne nga semundja e sheqerit. Eshte e keshillueshme qe diabetiket te hane sidomos kokrra jeshile, te cilat shuajne etjen qe shkakton diabeti. Kokrrat e gjelberta te ullirit sherojne diabetin, por te semuret me kete semundje duhet te hane nga pese kokrra ulliri te gjelberta esell ne mengjes per pese dite rresht.



Main menu 2