Jump to Navigation

Depresioni pas lindjes si ta perballojmë?

Depresioni pas lindjes prek rreth 10% të grave për pothuajse një jave pas lindjes. Meqenëse është një çrregullim i zakonshëm, vetëm gjysma e grave ndiejnë nevojën e ndihmës mjekësore.
Çrregullimi shoqërohet me gjendje jo të mira humori dhe shpesh shoqërohet me lëvizje të tij (humorit).
Këto ndryshime të shpeshta dhe të zgjatura të humorit nuk duhet të ngatërrohen me eksperiencën e mrekullueshme të nxjerrjes në jetë të një foshnjeje.

Çfarë e shkakton depresionin pas lindjes?
Shkaqet e depresionit pas lindjes nuk janë fort të qarta, por duket se gratë janë më të ndjeshme psikologjikisht ndaj problemeve për gjatë javës dhe muajit të parë pas lindjes. Më fort këtë goditje psikologjike e përjetojnë më tepër gratë të cilat kanë një shtatzani të paplanifikuar, ato me mbështetje të ulët sociale, apo që vijnë nga familje me një prind etj. Edhe vetë këta faktorë mund të shkaktojnë depresion, ndërsa shtatzënia dhe lindja veprojnë si faktorë stresues shtesë. Gratë të cilat kanë pasur probleme të mëparshme psikologjike, janë më të rrezikuara.

Cilat janë shenjat e depresionit pas lindjes?
Shenjat janë të ndryshme, por pagjumësia, humbja e oreksit, ndjenjat e ankthit, ataket e panikut (gjendje ankthi shumë e fuqishme) dhe aktiviteti i tepërt ose i pakët janë shumë të zakonshme.
• Të merrni një kujdestare apo një të afërm për pak orë në ditë, që të mund t’ju ndihmojë.
• Përpiquni të mos shqetësoheni për punët e shtëpisë dhe të mos shpenzoni shumë kohë për to.
• Kërkojini bashkëshortit/partnerit tuaj, familjes apo miqve që t’ju japin ndihmë. Shëndeti dhe mirëqenia juaj janë shume të rëndësishme.
• Duhet të përpiqeni të hani në mënyrë të balancuar, pak dhe shpesh, të pini shumë lëngje, sidomos nëse keni probleme me frymëmarrjen.

Nëse është përjetuar depresion pas lindjes së parë, a mund të ndodhë që të përsëritet?
Nëse keni kaluar një depresion pas lindjes së parë, mundësia për ta përjetuar atë përsëri është 1 në 5 raste (sipas disa studimeve). Duke qenë e informuar dhe kur e di se çfarë mund të ndihmojë për një trajtim të mirë, është më e thjeshtë të identifikosh dhe ta zgjidhësh problemin.
Shtatzania, lindja e fëmijës dhe paslindja përbëjnë një periudhë ndryshimesh të mëdha psikologjike dhe fizike te gratë. Gjatë gjithë kësaj kohe ato e kanë të nevojshme të bëjnë kujdes për veten por edhe të mbështeten nga të tjerët për të përballuar ndryshimet fizike, si dhe ato emocionale që shkaktohen nga shtatzania, lindja dhe paslindja, të cilat përbëjnë një ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre. Suksesi i mbështetjes së të tjerëve gjatë gjithë këtyre fazave varet nga kujdesi fizik dhe emocional i vazhdueshëm i gruas për veten. Nëna mund të ndihet e shqetësuar apo fajtore dhe mund të shprehë shqetësime të pazakonta për veten dhe për fëmijën. Përfundimisht, nëna mund të jetë e çorganizuar dhe ajo nuk mund të kujdeset për veten dhe për fëmijën.

Cilat janë mënyrat e mundshme të trajtimit për depresionin pas lindjes?
Shenjat e lehta mund të mund të zhduken brenda një periudhe një javore, përmes një trajtimi mjekësor. Për shqetësime më të zgjatura kërkohet këshillim psikologjik, psikoterapi dhe mjekim. Mjekimi zakonisht jepet me tableta kundër depresionit, që nuk krijojnë varësi për një periu-dhë prej një jave deri në një muaj. Një numër shumë i vogël nënash kanë nevojë për një trajtim më intensiv në spital.

Mbështetje praktike:
• Nëse ndjeni që nuk mund ta përballoni “problemin”, mos u druani t’i tregoni familjes dhe miqve, mjekut tuaj apo infermieres që keni nevojë për ndihmë
• Të merrni një kujdestare apo një të afërm për pak orë në ditë, që të mund t’ju ndihmojë.
• Përpiquni të mos shqetësoheni për punët e shtëpisë dhe të mos shpenzoni shumë kohë për to.
• Kërkojini bashkëshortit/partnerit tuaj, familjes apo miqve që t’ju japin ndihmë. Shëndeti dhe mirëqenia juaj janë shume të rëndësishme.
• Duhet të përpiqeni të hani në mënyrë të balancuar, pak dhe shpesh, të pini shumë lëngje, sidomos nëse keni probleme me frymëmarrjen.

Nëse është përjetuar depresion pas lindjes së parë, a mund të ndodhë që të përsëritet?
Nëse keni kaluar një depresion pas lindjes së parë, mundësia për ta përjetuar atë përsëri është 1 në 5 raste (sipas disa studimeve). Duke qenë e informuar dhe kur e di se çfarë mund të ndihmojë për një trajtim të mirë, është më e thjeshtë të identifikosh dhe ta zgjidhësh problemin.
Shtatzania, lindja e fëmijës dhe paslindja përbëjnë një periudhë ndryshimesh të mëdha psikologjike dhe fizike te gratë. Gjatë gjithë kësaj kohe ato e kanë të nevojshme të bëjnë kujdes për veten por edhe të mbështeten nga të tjerët për të përballuar ndryshimet fizike, si dhe ato emocionale që shkaktohen nga shtatzania, lindja dhe paslindja, të cilat përbëjnë një ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre. Suksesi i mbështetjes së të tjerëve gjatë gjithë këtyre fazave varet nga kujdesi fizik dhe emocional i vazhdueshëm i gruas për veten.



Main menu 2