Jump to Navigation

Keni dhimbje koke?

Shkaqet e zakonshme të dhimbjes së kokës janë rritja e tensionit brenda kokës, në muskujt e qafës dhe ethet. Përdorimi i tepërt i alkoolit, kafeinës apo i nikotinës mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje koke. Në se dhimbja e kokës zgjat më shumë se 24 orë, nuk përmirësohet nga marrja e ilaçeve apo rishfaqet disa herë në javë, ju duhet të konsultoheni me doktorin tuaj!

Kujdes! Në rast se krahas dhimbjes së kokës keni edhe njërën prej shenjave të mëposhtme, ju duhet të thirrni menjëherë ambulancën e urgjencës mjekësore.
-Gjendje e përgjumur ose konfuzioni.
-Njërën nga gjymtyrët e ka të pafuqishme.
-Pamje të mjegulluar.
-Nuk duron ndriçimin e dritës.
-Humbje e përkohshme e vetëdijes.
Sidoqoftë, më poshtë po japim disa nga shkaqet që japin dhimbje koke:
1. Në se brenda 24 orëve të fundit keni pësuar dëmtime në kokë dhe përveç ndonjërës prej shenjave të mësipërme keni pasur edhe vjellje, atëherë ju mund të keni dëmtuar trurin ( Head Injuries). Sidoqoftë për dhimbjen në dëmtimet e kokës mos merrni aspirinë! Thirrni ambulancën e urgjencës mjekësore!
2. Shumë sëmundje të një rëndësie të vogël që mund të shoqërohen me temperaturë (Fever) mbi 38oC. mund të japin dhimbje koke.  Sidoqoftë, prapa këtyre shenjave mund të fshihet edhe një sëmundje serioze e tillë si Meningitis (infeksion i cipave të trurit).
3. Në se krahas dhimbjes së kokës për rreth syve kemi edhe turbullim të shikimit atëherë mund të kemi Acute Glaucoma (rritje të tensionit të syve). Telefonoi urgjentisht mjekut tënd!
4. Një dhimbje koke, me ose pa turbullirë të shikimit mund të jetë Migraine. Por nuk përjashtohet edhe mundësia e ndonjë Insulti cerebral (Stroke) (aksident vaskular cerebral).
5. Në se keni dhimbje në ballë midis vetullave apo në majë të faqeve dhe kohët e fundit keni pasur rrufë, atëherë mund të keni Sinusitis (infeksion të zgavrave kockore të fytyrës). Praktiko thithjen e avujve të ujit të valuar me peshqirin që mbulon kokën.
6. Në se nuk ndjeheni mirë, jeni me moshë mbi 50 vjeç dhe keni dhimbje të forta në zonat anash ballit mund të keni infeksion të arteries që ushqen skalpin anësor të kokës (Temporal Arteritis). Telefono doktorin!
7. Dhimbja e kokës mund të jetë efekt anësor i marrjes së ndonjë medikamenti.
8. Edhe abuzimi me pije alkoolike mund të shkaktojë dhimbje koke.



Main menu 2