Jump to Navigation

Keni probleme me lëkurën?

Problemet me lëkurën shkaktohen nga ndonjë infeksion i lokalizuar, nga alergjia ose nga ngacmueshmëria.
Zakonisht, problemet me lëkurën nuk janë serioze por në se interesojnë një zonë të zgjeruar të trupit, ata bëhen të bezdisshme. Në se ju del një ënjtje sidomos me ngjyrë të errët ose ju shkaktohet një plagë apo problemi me lëkurën ju sjell shumë bezdi dhe zgjat më shumë se një muaj atëherë ju duhet të konsultoheni me ndonjë mjek.

Në mënyrë të përmbledhur po ju japim disa nga shkaqet që japin probleme me lëkurën:
1. Në se keni ethe duhet të lexoni temën me nr. 21. Puçrat me ethe.
2. Në se keni të kruara dhe zona e dëmtuar e lëkurës ka një përskuqje luspore mund të keni Seborrhoeic Dermatitis; por në se krahas kësaj përskuqje luspore ka edhe puçrra në formë flluskash të imta të lëngëzueshme atëherë mund të keni Eczema. Në se këto ankesa nuk përmirësohen brenda një jave, atëherë ju duhet të konsultoheni me ndonjë mjek. Në rast se, zona e dëmtuar ka kufij të qartë mund të keni qerosën (Ringworm), një infeksion mykotik i lëkurës.
Disa këshilla paraprake për trajtimin e ekzemës së duarve:
-Shmangni mbajtjen e duarve për një kohë të gjatë në ujë. Preferoni përdorimin e dorezave te pambukta ne vend te dorezave te lekures.
-Perpara se te merreni me punet tuaja te perditeshme te kopshtarise, te mirëmbajtjes se pajisjeve shtepiake dhe te kontaktit me detergjente te ndryshem, vishni doreza ose lyni duart me kremra me efekt zbutes dhe hiqni unazat.
-Lani duart me sapun te bute duke shmangur perdorimin e sapunit te serte dhe te detergjenteve. Pas larjes se duarve mund te jete e nevojshme lyrja e tyre me kremra zbutes.
3. Ne se keni te kruara dhe ndryshime ne lekure qe shihen pas marrjes se ndonje medikamenti atehere mund te keni ndonje reaksion alergjik nga medikamentet.
4. Ne se keni te kruara dhe pulla te kuqe, me qender disi me te skuqur, mund te keni pickim nga insektet (Insect Stings). Por ne se jeni kafshuar nga ndonje kepushe dhe keni temperature ju duhet te keni sëmundjen Lyme (Lyme Disease) dhe duhet te kërkoni ndihme mjekesore.
5. Ne se keni te kruara dhe zona te skuqura, disi te mbiniveluara dhe te formave te ndryshme qe ikin e vijne mund te keni Urticaria. Vendosni kompresa te ftohta! Ne se krahas ketyre keni edhe marrje fryme atehere duhet te kerkoni ndihmen mjekesore.
6. Në se keni skuqje dhe nxehje të lëkurës për rreth mund të keni Cellulitis dhe në këtë rast duhet të lajmëroni mjekun.
7. Në se shihni ndonjë ndryshim në ndonjë nishan apo një si ulçër që nuk shërohet brenda 3 javësh mund të keni kancer lëkure (Skin Cancer).
8. Në se keni një të ngritur apo një xhungë të fortë në dorë apo në shollën e këmbës mund të keni lezë, veruke ose kallo (Warts, Calluses dhe Corns).
9. Në se keni si pllakëza përskuqura si me dregëza të argjenta, të mbiniveluara dhe me kufij të qartë, atëherë mund të keni Psoriasis.
10. Në se keni puçrra të dhimbshme herë në formë flluskash dhe herë jo, të dala diku vetëm në një anë të trupit, atëherë mund të keni Herpes Zoster.
11. Në se në buzët apo mjekër, ju dalin puçrra të njoma dhe me dregëza të verdha atëherë ju mund të keni (Impetigo, Cold Sore).
12. Në se ju del një bullungë e kuqe me një qendër të verdhë mund të keni një lungë (Boil).



Main menu 2