Jump to Navigation

Keni ethe me puçrra nëpër lëkurë?

Në se keni temperaturë është mirë të shikohesh edhe për ndonjë ndryshim nëpër lëkurë. Zakonisht kjo mund të jetë e shkaktuar nga infeksione virale, shumica e të cilëve nuk përbëjnë ndonjë rrezik serioz megjithëse nganjëherë prapa kësaj mund të fshihet një infeksion potencialisht i rrezikshëm siç është meningjiti.

Kujdes! A. Duhet të thërrasësh urgjencën mjekësore në se shpërthimet në lëkurë dhe ethja janë të shoqëruar me ndonjë nga shenjat e mëposhtme:
-Përgjumje jo e zakonshme
-Kriza përpëlitjesh
-Temperatura arrin 39 C
-Frymëmarrje e shpejtuar jo e zakonshme
-Frymëmarrje e zhurmshme ose e vështirësuar
-Dhimbje e fortë koke.
B. Duhet dalluar puçrra e thjeshtë nga purpura.
Në se puçrra nuk humbet ngjyrën përtej gotës që e mban të shtypur atë, atëherë ajo quhet Purpur. Purpurat i dalin herë pas here disa të moshuarve nëpër duar e trup dhe nuk kanë nevojë për mjekim. Por në raste të tjera ndaj atyre duhet tu kushtojmë një vëmendje serioze mjekësore.
Ja disa nga shkaqet e një temperature me puçrra në lëkurë:
1. Në se kemi të kruara dhe puçrra në formë flluskash të shpërndara në të gjithë trupin atëherë mund të kemi sëmundjen infektive të varicelës (Chickenpox).
2. Në se kemi puçrra të skuqura më tepër në qendër atëherë mund të keni Sëmundjen e Lyme (Lyme Disease).
3. Në se do të kemi njolla të rrafshëta, me ngjyrë të kuqe të errët dhe që nuk zbehen pas shtypjes p.sh. me gotë atëherë mund të kemi një reaksion të rëndë alergjik (Drug Allergy). Por kjo mund të shkaktohet edhe prej një sëmundje gjaku (Thrombocytopenia; në fëmijët quhet Henoch-Schönlein Purpura). Në rast se krahas këtyre shenjave, kemi edhe njërën nga shenjat e mëposhtme si dhimbje të forta në kokë, pështjellim, frika nga drita, dhimbje e vështirësi për të përkulur qafën, ndjenjë të vjelli apo të vjella atëherë mund të keni (Meningitis) dhe në këtë rast duhet thirrur urgjenca mjekësore.
4. Në se keni njolla të kuqe të zbehta që zhduken pas shtypjes krahas shenjave të tjera si kullim hundësh, kollë dhe sy të skuqur atëherë ju mund të keni Fruthin (Measles). Ndërsa në rast se krahas këtyre njollave keni edhe dhimbje fyti, atëherë ju mund të keni fytin e sëmurë.
5. Në se keni pulla me një të kuqe të ndezur  sidomos nëpër faqe që shoqërohen edhe me dhimbje të forta të kyçeve atëherë mund të keni Infeksionin parvovirusal (Parvovirus Infection). Zakonisht kjo sëmundje shfaqet në moshën fëminore dhe lë imunitet.
6. Në se keni puçrra me një ngjyrë të kuqe të lehtë që në fillim shfaqen në fytyrë e pastaj fillojnë e zbresin nga trungu i trupit e deri në gjymtyrët atëherë ju mund të keni ose Rubeolën (fruthi gjerman) (Rubella) ose Rozeolën fëminore (Roseola Infants).



Main menu 2