Jump to Navigation

Keni dhimbje veshi?

Dhimbja në njërin apo në të dy veshët është një simptomë që vihet re më tepër tek fëmijët. Kjo gjendje shkaktohet zakonisht si pasojë e një infeksioni në veshin e jashtëm ose të brendshëm. Sidoqoftë, kur kemi një gjendje disi e tolerueshme, kjo gjë mund të shkaktohet nga bllokimi që jep Dylli i veshit. Një infeksion i rëndë dhe i vazhdueshëm i veshit të mesëm mund të shkaktojë dëmtim të dëgjimit.

Ja disa nga shkaqet që mund të shkaktojnë dhimbjen e veshit:
1. Në se tërhiqni bulën e veshit dhe ndjeni se dhimbja u shtohet, ekziston mundësia të keni një infeksion të veshit të jashtëm (Otitis Externa) ose ndonjë puçërr qelbi në kanalin e veshit (Boil).
2. Në se nga kanali i veshit të sëmurë kullojnë sekrecione mund të keni infeksion të veshit të mesëm (Otitis Media) e shoqëruar me një çarje të lodrës së veshit); një tjetër mundësi është që të keni ndonjë infeksion të veshit të jashtëm (Otitis Externa).
3. Në se nga kanali i veshit të sëmurë nuk kullojnë sekrecione por jeni me një Gjendje gripale si p.sh. me hundë të zëna dhe me sekrecione, dhimbja shoqëruese e veshit mund të vijë nga një infeksion i veshit të mesëm. Në këtë rast mund të pikosh në hundë nafazolin dhe mund të marrësh ilaçe kundër dhimbjes. Në se dhimbja e veshit vazhdon më gjatë se dy ditë duhet të konsultohesh me ndonjë mjek.
4. Në se dhimbja e veshit ju ka filluar menjëherë pas një udhëtimi me aeroplan atëherë kjo gjë mund të jetë shkaktuar nga Barotrauma. Në se kjo gjendje vazhdon për më tepër se 24 orë atëherë ju duhet të konsultoheni me ndonjë mjek.



Main menu 2