Jump to Navigation

Keni marrje fryme?

Marrja e frymës pas një ushtrimi fizik dhe që normalizohet në gjendjen e qetësisë është fiziologjike. Por në se marrja e frymës vjen edhe në gjendje qetësie apo edhe pas një aktiviteti të zakonshëm si p.sh. gjatë veshjes së trupit, atëherë duhet të konsultoheni me ndonjë mjek sepse kjo gjë mund të jetë një simptomë e rëndësishme e ndonjë çrregullimi në zemër apo në mushkëri.
Kujdes! Në se papritmas keni marrje fryme të rëndë dhe buzët e nxira blu duhet të thirrni menjëherë autoambulancën. Si ndihmë të parë, personit duhet ti lironi rrobet, dhe ta vendosni në pozicion gjysmë ndenjur.

Ja disa nga shkaqet e marrjes së frymës:
1. Në se krahas marrjes së frymës keni edhe dhimbje gjoksi duhet të lexoni temën me nr. 41, mbi Dhimbjet e gjoksit.
2. Në se marrja e frymës shoqërohet me gulçimë duhet të lexoni temën me nr. 31 mbi Gulçimat.
3. Në se keni disa ditë apo edhe më gjatë me marrje fryme dhe ju ënjten këmbët mund të keni pamjaftueshmëri kronike të zemrës (Acute Heart Failure).
4. Në se jeni duhanpirës, keni edhe kollë me gëlbazë atëherë mund të keni sëmundjen kronike obstruktive të mushkërive (Chronic Obstructive Pulmonary Disease).
5. Në se keni pasur kontakt me pluhurat, tymrat, ambiente korrjesh, zogj kafazi apo kafshë të ndryshme atëherë marrja e frymës mund të ketë shkak alergjik (Extrinsic Allergic Alveolitis).
6. Në se keni të fikët apo ndjenjë të fikmi, zbehtësi dhe një lodhje të pashpjegueshme ju mund të keni Anaemia.
7. Në se marrja e frymës ka filluar papritmas brenda 48 orësh dhe keni pasur një operacion kirurgjikal apo keni ndenjur shtrirë nga ndonjë sëmundje apo nga ndonjë aksident apo keni lindur fëmijë brenda një periudhe 2 javore, atëherë mund të keni pësuar bllokim të enëve të gjakut në mushkëri nga copëza të mpiksura gjaku (Pulmonary Embolism). Në këtë rast duhet lajmëruar urgjentisht autoambulanca.
8. Në se keni temperaturë dhe kollë mund të keni Pneumonia. Duhet ti telefononi menjëherë mjekut.
9. Në se zgjoheni papritmas natën dhe keni gëlbazë të bardhë ose me shkumë ngjyrë rozë atëherë mund të keni Pamjaftueshmëri Akute të Zemrës (Acute Heart Failure) nga përmbytja e mushkërive me ujë. Duhet ti telefononi menjëherë mjekut.
10. Në se marrja e frymës ju fillon menjëherë pasi ju ka ndodhur një ngjarje traumatike atëherë kjo gjë mund të jetë shkaktuar nga çrregullimi i ankthit (Anxiety Disorders, Panic Attack) dhe si ndihmë e parë duhet të praktikohet thithja dhe nxjerrja e ajrit brenda një qeseje me grykën e mbyllur në gojë. Kjo vjen nga që në këtë rast niveli i dyoksidit të karbonit në gjak është i pakësuar dhe me anë të këtij veprimi shtohet niveli i dyoksidit të karbonit.



Main menu 2