Jump to Navigation

Keni dhimbje këmbe?

Dhimbja e këmbës e shkaktuar nga një tërheqje muskulore apo përdredhje lidhëseje mund të kalojë pa ndonjë trajtim të veçantë. Një dhimbje e tillë mund të ketë lidhje gjithashtu edhe me fundin e shpinës ose me enët e gjakut që furnizojnë këmbën. Në se shihni që këmba juaj ënjtet, ngrohet shumë dhe skuqet duhet të konsultoheni menjëherë me doktorin tuaj.

Ja disa nga shkaqet e dhimbjes së këmbës:
1. Në se dhimbja ka filluar pas një dëmtimi aksidental, pas një rrëzimi ose fundja edhes pas një ushtrimi jo të zakonshëm atëherë mund të keni pësuar ndonjë shembje, ndrydhje apo shkitje muskulore (Muscle Strains and Tears) ose ndonjë thyerje kocke ( Fractures). Në se dhimbja është shumë e fortë, duhet ti telefonosh menjëherë doktorit tuaj! Sidoqoftë duhet të merrni disa masa paraprake të cilat konsistojnë në shtrirjen në një pozicion të rehatshëm, në vendosjen lokalisht të akullit, në fashimin me një shtrëngim mesatar dhe duke vendosur më parë pambuk nën të dhe në vendosjen e këmbës në një pozicion të ngritur.
2. Në se dhimbja prek një zonë që është e skuqur dhe më e ngrohtë se zakonisht, ju mund të keni një infeksion lëkure (Cellulitis) që mjekohet me antibiotik ose një damar të infektuar (Superficial Thrombophlebitis) që mjekohet me ibuprofen.
3. Në se keni shtrëngim të papritur i muskulit të pulpës së këmbës ju mund të keni tendosje muskulore (Muscle Cramp). Në këtë rast ju duhet të shtriheni dhe të fërkoni këmbën. Në rast se kjo natën, ju përsëritet shpesh, ju mund të merrni Quinine me doza të vogla.
4. Në se keni dhimbje shtrënguese në muskujt e pulpës që shtohet gjatë lëvizjes dhe qetësohet kur shtrihemi, ju mund të keni një ngushtim të enëve të gjakut që furnizojnë këmbën (Lower Limb Ischaemia).
5. Në se keni dhimbje të vazhdueshme në pulpën e ënjtur ju mund të keni bllokim nga një koagul gjaku të damarit të këmbës (Deep Vein Thrombosis). Duhet ti telefononi menjëherë doktorit tuaj!
6. Në se këmbët tuaja janë të rënduara dhe ju dhembin shumë dhe sidomos nën lëkurën e pulpave shihen damarë të mëdhenj, të fryrë dhe të përdredhur atëherë ju mund të keni variçet e këmbëve (Varicose Veins). Këshillat që jepen në këtë rast janë: Mos qëndroni gjatë në këmbë; ecni rregullisht; ngrini këmbët më lart se niveli i trupit; në se ju kanë rekomanduar çorapet e llastikut i vishni ata në mëngjes pa u ngritur nga shtrati; mos përdorni korse; të shëndoshët të marrin masa për të rënë nga pesha.
7. Në se keni dhimbje që nisin nga prapa legenit dhe shpërthejnë teposhtë sidomos prapa këmbëve atëherë ju mund të keni dëmtim ose shtypje të nervit të këmbës në rrënjën e saj (Sciatica).



Main menu 2