Jump to Navigation

Nuk keni perioda?

Ardhja e zakoneve ndryshon nga një femër tek tjetra por kur ato përfundimisht vijnë shfaqen rregullisht çdo 3-5 javë. Shtatzënia dhe menopauza janë shkaqet më të zakonshme të mungesës së zakoneve. Stresi dhe rënia në peshë mund të bëjnë që zakonet të mungojnë ose të rrallohen. Duhet të konsultoheni me mjekun tuaj në se periodat ju ndalojnë papritmas.

Kujdes! Çdo gruaje seksualisht aktive kur i mungojnë zakonet nuk duhet ti përjashtohet shtatzënia edhe pse është ruajtur me masa kontraceptive etj. Gjatë viteve të para të nisjes së menopauzës, dukja e zakoneve nuk ndjek më rregullsi. Sidoqoftë ovulacioni mund të ndodhë edhe atëherë kur zakonet kanë ndaluar plotësisht së paku qysh prej 6 muajsh prandaj ekziston mundësia e mbetjes shtatzënë edhe gjatë kësaj periudhe të menopauzës.
Për tu siguruar në se jeni apo jo shtatzënë, ju mundeni të bëni në shtëpi testin e shtatzënisë, pajisjen e së cilës ju mund ta gjeni në farmaci. Kjo pajisje të posaçme përngjan nga pamja me bishtin e një luge plastike dhe ka të njëjtin parim pune me letrat për matjen e sheqerit në gjak. Fundi i kësaj pajisje zhytet në urinën e mëngjesit të depozituar në një enë. Rezultati përfitohet pas disa minutash. Themi se kemi një rezultat pozitiv të këtij testi atëherë kur ngjyrosen të dy shiritat që ndodhen sipër, gjë që tregon se aparati është i aktivizuar dhe se në këtë urinë ka hormonin e gonadotropinës korionike humane (HCG) e cila prodhohet vetëm nga placenta e fëmijës që ndodhet në mitrën e nënës.

Ja disa nga rrethanat në të cilat mund të ju mungojnë zakonet:
1. Në se ju keni pasur më parë zakone dhe papritmas ju ndalojnë atëherë ekziston mundësia që të keni mbetur shtatzënë.
2. Në se ju brenda 6 mujorit të fundit keni pasur një fëmijë, do të duhen disa muaj të ju nisin zakonet. Por kjo mungesë zakonesh ka mundësi të ju zgjasë edhe më shumë në se vazhdoni të ushqeni intensivisht me gji fëmijën tuaj. Normalisht tek një grua që ka ndërprerë dhënien e gjirit duhet ti vijnë zakonet brenda një muaji ndërsa tek ajo grua që nuk ka pasur qumësht gjiri, zakonet vijnë zakonisht brenda 3 muajve të pas lindjes.
3. Rënia e papritur në peshë dhe ushtrimi intensiv fizikisht mund të shkaktojë ndalimin e menstruacioneve (Amenorrhoea).
4. Do të nevojiteshin disa javë për të rifilluar zakonet, pas ndalimit të marrjes së kontraceptivëve gojorë.
5. Po ashtu edhe qenia nën një stres të veçantë në shtëpi, në shkollë apo në punë mund të ndalojë zakonet. Për të lehtësuar stresin bëj ushtrime relaksuese.
6. Në se jeni mbi 40 vjeç nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme mospasja e zakoneve.
7. Për ato vajza që nuk u kanë ardhur akoma zakonet të cilat janë me moshë nën 14 vjeç dhe që nuk kanë ndonjë zhvillim të madh trupor, mosardhja e zakoneve nuk është ndonjë gjë për tu shqetësuar.
8. Ardhja e zakoneve mbas moshës 16 vjeç mund të ketë shkak një dizekuilibër hormonal, një trup me peshë të vogël ose nga ushtrimet e rregullta dhe të sforcuara fizike (Abnormal Puberty in Females).



Main menu 2