Jump to Navigation

Dhimbjet e fundit të barkut tek gratë

Disa çrregullime të veçanta mund të japin tek gratë dhimbje në fund të barkut. Shumë nga këto gjendje kanë lidhje me organet riprodhuese si vezoret, tubat e vezoreve dhe mitra. Disa prej grave kanë rregullisht dhimbje në kohën që korrespondon me mesin e ciklit për shkak të ovulacionit që ndodh në këtë moment. Në se dhimbjet e fundit të barkut shfaqen veçanërisht në shtatzëni, ato duhen marrë me seriozitetin e duhur.

Ja disa nga rrethanat në të cilat shfaqen dhimbjet në fund të barkut:
1. Në se dhimbja shfaqet gjatë kohës që urinoni atëherë ju mund të keni një infeksion të fshikëzës së urinës (Cystitis). Ju duhet të vizitoheni tek mjeku brenda 24 orësh. Ndërkohë, ju duhet të pini shumë ujë dhe mund të merrni ndonjë ilaç kundra dhimbjes.
2. Në se jeni në një moshë shtatzënie me më pak se 14 javë, ju mund të keni një kërcënim aborti (Threatened Miscarriage). Por në se dhimbjet e barkut shoqërohen edhe me dhimbje në fund të shpinës atëherë ju mund të keni abort spontan (Miscarriage) ose një barrë jashtë mitre p.sh. në tubat e vezoreve (Ectopic Pregnancy). Në këto raste telefonohet urgjentisht mjeku ose mamia dhe duhet të rrini në shtrat derisa ju të merrni këshillën mjekësore!
3. Në se jeni në një moshë shtatzënie 14 – 24 javësh, atëherë ju mund të keni bërë ndonjë abort të vonshëm spontan (Miscarriage) për shkak të hapjes aksidentale të qafës së mitrës (Cervical incompetence).
4. Në se keni një moshë shtatzënie mbi 24 javë, tek ju mund tu jetë shkëputur pjesërisht placenta nga muri i mitrës (Placental Abruption) ose mund të keni një implantim anormal të placentës përgjatë hapjes së qafës së mitrës që ka ndodhur qysh në momentin e konceptimit të fëmijës (Placenta Praevia). Ky lloj implantimi mund të jetë i pjesshëm ose në të gjithë hapjen e qafës. Në këto raste telefonohet urgjentisht mjeku ose mamia dhe duhet të rrini në shtrat derisa ju të merrni këshillën mjekësore!
5. Në se nuk mendoni se jeni shtatzënë, keni pasur kontakte seksuale në tre muajt e kaluar por perioda juaj e fundit u vonua apo nuk erdhi fare atëherë rishfaqja e kësaj hemorragjie mund të jetë shkaktuar nga një barrë jashtë mitre p.sh. në tubat e vezoreve (Ectopic Pregnancy). Në këto rast duhet ti telefononi urgjentisht mjekut tuaj ose mamisë dhe duhet të rrini në shtrat derisa ju të merrni këshillën mjekësore! Por në se perioda juaj e fundit erdhi në kohën që ju e pritnit, keni hemorragji vaginale jo normale, temperaturë dhe dhimbje gjatë kontaktit seksual atëherë ju mund të keni një infeksion të organeve reproduktive (Pelvic Inflamatory Disease). Në këtë rast ju duhet të shikoheni tek mjeku brenda 24 orëve.
6. Në se jeni para menopauzës dhe dhimbjen e fundit të barkut e keni pasur para ose gjatë ciklit menstrual, atëherë duhet të lexoni Keni perioda të dhimbshme? Por në se mjeku juaj ca kohë më parë ju ka vendosur brenda mitrës një mjet kontraceptiv atëherë këto dhimbje të forta gjatë periodave vijnë nga vendosja e këtyre kontraceptivëve.



Main menu 2