Jump to Navigation

Dhimbjet e barkut në fëmijët

Shumë fëmijë e ankojnë nganjëherë dhimbjen e barkut bile disa prej tyre i kanë këto dhimbje të herëpashershme. Zakonisht shkaku nuk është serioz sepse dhimbja kalon vetvetiu pa u trajtuar brenda pak orësh. Në raste të rralla dhimbja e barkut është shenjë e një sëmundje serioze që kërkon një vëmendje të menjëhershme mjekësore.

Kujdes! Duhet të thërrasësh autoambulancën në se dhimbja e barkut shoqërohet nga ndonjëra prej shenjave të mëposhtme:
-Të vjella me pamje në të verdhë si jeshile.
-Dhimbje në ije ose gjatë qeseve të herdheve.
-Jashtëqitje të gjakosura ose me rrema gjaku.
-Dhimbje që nuk ka pushuar më shumë se 4 orë.

Ja disa prej rrethanave që shkaktojnë dhimbje barku:
1. Në se fëmija ka dhimbje nëpër ije dhe në qesen që mban mbështjellur testet, shkaku mund të jetë përdredhja e kordonëve që mbajnë varur testet (Torsion of the testis). Në se fëmijës i konstatohet ndonjë xhungë që ka dalë në rrëzë të barkut, kofshëve, rreth kërthizës, në zonën e lukthit; zhduket apo pakëson volumin e saj gjatë shtypjes ose kur qëndron shtrirë; rritet kur fëmija kollitet apo kur shtrëngon barkun apo kur ngren ndonjë peshë, atëherë ekziston mundësia të ketë daljen e zorrës poshtë lëkurës (Hernia). Sipas zonave ku ato shfaqen, ato marrin emrat përkatës si rrëzë barkut (Inguinal Hernia), rrëzë kofshës (Femoral Hernia), në kërthizë (Umbilical Hernia), në lukth (Epigastric Hernia).
2. Në rast se fëmija ka dhimbje barku që nuk ndërpritet prej më shumë se 4 orë, dhe që është e shoqëruar me ndonjërën prej këtyre shenjave si temperaturë, të vjella, bark të fortë dhe të fryrë, ndjenjë të fikmi, përgjumje, pështjellim dhe gjak në urinë apo në fekale atëherë këto mund të jenë treguesit e një sëmundje serioze të barkut si p.sh. infeksioni akut i zorrës së verbër (Appendicitis).
3. Në rast se një dhimbja e barku tek fëmijët vegjël shoqërohet me gjak në jashtëqitje në këtë rast mund të dyshohet përveshja e zorrës mbi zorrë (Intussusception). Kjo gjëndje që zakonisht ndodh në zorrët e holla shkaktom bllokimin e kalimit të materialit ushqimor. Por në fëmijët më të mëdhenj mund të dyshohet infeksioni i zorrëve për shkak të një helmimi ushqimor (Food Poisoning).
4. Në se fëmija ka të vjella në ngjyrë të verdhe si në jeshile atëherë fëmija mund të ketë bllokim zorrësh (Intestinal Obstruction). Për të gjitha gjendjet e mësipërme duhet të thërrisni një autoambulancë dhe gjatë pritjes të mos i jepni fëmijës asgjë për të ngrënë dhe asgjë për të pirë.
5. Në se fëmija ka të vjella dhe jashtëqitje të ujshme, që lehtësohen nga dalja e gazrave apo nga daljet në banjo, dhe atëherë ajo mund të ketë një infeksion të zorrëve (Gastroenteritis). Në se fëmija është nën 6 muajsh duhet njoftuar mjeku menjëherë. Por në se fëmija është më i madh paraprakisht mund ti japësh për të pirë çaj kinez, paluze të hollë me niseshte dhe ti jepet të hajë supë orizi pa kripë dhe duke mos i shtuar gjë tjetër në të. Në se nuk ka përmirësim brenda 1 dite atëherë duhet të konsultoheni me ndonjë mjek.
6. Në se një fëmijë përveç dhimbjeve të barkut ka djegie fyti, kollë, dhe kullim hundësh atëherë fëmija mund të ketë infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes si p.sh. të ftohtin e zakonshëm (Common Cold). Në këtë rast fëmija mund të ndihmohet duke e lënë të thithë avuj të ujit që valon.
7. Në se fëmija ka dhimbje gjatë urinimit, temperaturë të lartë, dhe urinim të pavullnetshëm natën por mund të ndodhë që të laget edhe ditën, atëherë ai mund të ketë një infeksion të rrugëve urinare (Urinary Tract Infection).
8. Dhimbjet e herëpashershme të barkut mund të kenë lidhje edhe me shkarkimet stresuale.



Main menu 2